Skruan: PROF . Xhavit Dalloshi

Anetar i CDU Gjermani njeherit kordinator i SH.A.IB.K per Evrop.

Deklarimet e perditshme dhe jo serioze te Politikaneve Shqiptare (apo siq ata me deshire e quajne veten Kosovar) dhe te disa ,,Analisteve „ kinse politik qe fare skan lidhje me analiza politike se rezoluta Serbe nuk do te kalon ne OKB eshte edhe nje shuplak per Politikanet tone dhe Analisteve te cilet deklarohen sipas interesave partiake dhe privilegjeve te tyre,duke kaluar here ne nje parti here ne tjetren .
Politikanet tone prap deklarohen se kjo rezolut nuk ka peshe dhe rendesi Juridike dhe se vendimi qe dote mirret nga gjykata e hages eshte formale eshte aq qesharake sa qe edhe femijet e djepit do te kishin qesh me keta Politikan qe kemi.
Behet pyetje se si mund te sillen aq komod keta palitikan para sfidave aq te medhaja qe gjindet sote populli yne.
Derisa Serbija nuk le guri pa levizur qe te demtoje Shqiptaret dhe te realizoje sam e shume te drejta per Pakicen Serbe gjithkund ku gjinden.Keta Politikanet tone Parlamentare e deputet ,Pozit e opozit nuk lene gje pa levizur qe ti shtojne te mirat e tyre privilegjet e tyre ne korriz te popullit te vuajtur e skamor.
Nje pyetje te dashur Politikan analiste Titiste ? a me rendesi kan vendimet Juridike apo Politike.
Une une e dije qe Evropa rrespekton vendimet Juridike.
Pyetja tjeter pse ende nuk u shfuqizua Grupi i Unitetit (apo siq thuhet nga patriotet shqiptare Grupi i Tradhtareve )te cilet nje dite dote pergjigjen para popullit heret a von per tradheti kombetare.
Derisa Politikanet Serbe benen qmos qe te arrijne qellimin e tyre ne dem te shqiptareve te Kosoves.
Parlamentaret tone deputetet bejne qmos qe te pasurohen per veti,kerkojne qe secili deputet te kete ka nje vetur luksoze prej 6000 Euro ka nje zyre private dhe te mira tjera materiale qe ti kenaqin epshet e tyre private ne korriz te popullit te varfer dhe skamor.

Deputet e kosoves
Hajt popull me votat e juve ne me mercedes ju hani buk e kryp!

Kete qe kerkuan keta deputet per veti nuk egziston ne asnje ven demokratik ne bote.Ku ke pare qe deputetet e nje parlamenti evropjan apo Amerikan qe shteti tja blen veturen private vetem pse eshte deputet.
Marrezia ska kufi turpi ska kufi, keta jane deputetet tone qe kinse muarren mandatin e popullit qe te punojne per interesat e popullit,kurse keta punojn per interesa te veta dhe interesa private familjare.
Keta pranuan Planin e Arthisari nje plan antishqiptare pa kurrfar kundershtimi ,kete e thojne bile edhe politikan miq te shqiptareve !
Keta shpallen ,,pavaresine sipas planit te Arthisarit dhe rezolutes 1244 dhe sipas deshirave Serbe!
Keta Politikan e deputet pranuan per shkak te privilegjeve te tyre interesave karieriste qe te hiqet qka ka shqiptare ,hiqen Flamurin naj pranuan nje Flamure lecke multietnik edhe pse shqiptaret jane etnik!
Pranuan Kushtetuten antishqiptare ku hiqet Kombi shqiptare dhe zevendesohet me termin qytetar.
Ja dhane kishat bizantine shqiptare si trashegemi serbeve me ka 15 KM katror qe dote thot 15 km teritore .
Keta pranuan qe ne parlament kuvend te valon Flamuri multietnik e jo ai shqiptare me shqiponjen dy krenare.
Qudia me e madhe eshte se ne zyren e Presidentit te kosoves multietnike nuk eshte i vendosur flamuri Kombetare po nje flamur i Ish Kryetarit te LDK-se Ibrahim Rugova.
Ku keni pa vellezer qe ne zyrat e presidentit te vendosen flamujt e partive apo flamujt e Presidentit apo personave privat.
Keta Politikan parlamentare deputet pozit e opozit dale ngadal po naj hjekin simbolet kombetare po na j hjekin qka ka shqiptare.
Neper ndertesa shtepija pallate zyra Komuna tashe me shume vendoset flamuri multietnik se ai Shqiptare.
Bile shume shqiptare(apo Kosovar siq po kane deshire disa ta quajn veten neper manifestime ,hare darsma ,perdorin vetem flamurin multietnik se kjo ju met amanet prej kumareve serbe dhe Titos.
Keta udheheqes Politikan mashtrojne popullin pa kurrfar turpi se Kosova qenka ,,shteti me ,,Demokratik me nje kushtetut me demokratike ne bote“ qfare qudie qfar manipulimi me ndenjat e qytetareve.
Qdo shtet e bene kushtetuten e tyre,shtetin e tyre me referendum popullor,kurse ne shqiptareve qdo gje po naj japin te huajt te gatshme (Qfar mrekullie ne rrijm ata te huajt punojne per ne.
Si munde te quhet Kosova shtet ku nuk ke ushtri ku nuk ke sovranitet ku nuk ke kontrolle te kufijve.
Kosova mund te quhet qka do po jo kurre shtet sovran .
Kosova mund te quhet koloni e UNMIKUT e Eulexit po jo kurre shtet e sovran.
Ne kosove jane 4 Pushtete ai i UNMIKUT i Eulexit i Serbise i Kosovareve (siq po kane deshire ta quajne veten disa Politikan Shqiptare).
Po te jesh shtet sovran do te kishim ushtrin me sepaku 30 mije ushtare .Ata ruajne kufirin dhe aty nuk lejohet as miza ta hyje ,kurse te ne hijne bullat dhe bullicat ,hyjne Car Llazarat qetniket serbe kure tja do qefi.
Hyjn e dalin politikanet serbe kure tja kana .
Ata formuan qeverine paralele serbe ne kosoven,,e Pamvarur multietnike“para hundeve te istuticioneve tona ,para hundeve te eulex dhe UNMIk.
Ata kane pushtetet paralele kudo ne kosove kan ligjet eshtetit teSerbise mos te flasim per veriun.
Qe 10 vjet rrejne mashtrojne politikanet tone se kosova eshte e pa ndashme dhe e pa prekshme dhe unike.
Po dihet se keto jane vetem blofe mashtrime qe te jesin ne pushtet pa shtet.
Kosova eshte e ndame ne enklava serbe si ne Bosnje Serbet kane pushtetin e tyre paralel ne qdo fshat lagje komun,aty valon vetem flamuri i Serbise aty vlejne vetem ligjet serbe.
Me miratimin e rezolutes Serbe ne OKB per serbet eshte nje plus i madhe kurse per Politikanet tone nje shuplak ne fytyre.
Serbija shume shpejte dote behet anetare e barabart e bashkimit Evropjan atehere bashkimi evropjan doti thote shqiptareve se ja Serbija ne Evrop, ju permes serbise hyni ne Evrop dhe nuk ju vine shteti ashtu keshtu kufijt jane te hapur.
Dhe keshtu Politikanet tone dote vazhdojne me dinakeri te mashtrojne popullin siq mashtruan qe 20 vite. Keta do te thojne popullit ne nuk kemi nevoj per kufinje se jemi ne Evrop permes Serbise dhe keshtu te vazhdojne pushtetin e tyre pa kufi.
Populli duhet te kuptoje nje here e pergjithmon se ketyre mashtrimeve te politikaneve tone ju ka dal boja.
Nuk mund te presin te mira prej atyre qe te mirat i marrin per veti.
E Popullin e shfrytezojne si vegel instrument vetem per vota sa te vijn ne pushtet.
Nje duhet kuptuar populli im Shqiptar se vetem bashkimi i Shqiptareve ne nje shtet do te na sjell paq liri demokraci.
Sa me heret te kuptojme aq me mire per te ardhmen e femijeve tone.
Pra rreshtohuni ne Shoqaten Atdhetare per Integrim dhe bashkim Kombetar.

Burimi: Derguar nga vet autori, te cilin e falenderojme per bashkepunim.

Maqedonia është në kontakt e sipër edhe me Malin e Zi që njohja e pavarësisë së Kosovës të ndodh në të njëjtën ditë.

 

Ka ndryshuar plani dhe përbërja e delegacionit të Maqedonisë i cili është planifikuar të marrë pjesë në sesionin e 63 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njofton televizioni A1 në Shkup.

Sipas këtij informacioni Miloshoski nuk do të udhëtojë në Nju Jork, shkaku i njohjes së paralajmëruar të shtetit të Kosovës, e cila pritet të ndodhë më 22 shtator, dhe angazhimeve që do t’i ketë lidhur me këtë çështje.

Për këtë arsye shefat e diplomacive greke dhe maqedonase, takimin e paralajmëruar në selin e OKB-së, do ta realizojnë sonte në Parisë, në margjinat e konferencës BE-Azi.

Ndërkohë, zv/kryeministrit i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi theksoi sot se njohja e Kosovës nga Maqedonia do të ndodhë në kohën dhe momentin e duhur.

“Kjo do të ndodh në momentin kur edhe do t’i nevojitet vetë Kosovës njohja e pavarësisë nga shteti fqinj Maqedonia”, tha Ademi.

Sipas tij, qeveria është në kontakt e sipër edhe me Malin e Zi që njohja e pavarësisë së Kosovës të ndodh në të njëjtën ditë.

Burimi: INA

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Márquez: Ka “vdekur” gazetaria

Shkrimtari i madh Gabriel García Márquez, ka kritikuar gazetarinë e dobët, që po bëjnë reporterët. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Pais”, fituesi i çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1982, thotë se “gjithnjë e më shumë po vuan cilësinë e dobët të gazetarisë së shkruar” dhe se, “tani është gjë e rrallë të gjesh një reportazh të shkruar profesionalisht “.

“Gazetaria është dhunti që jo gjithkush e ka “, shpjegoi shkrimtari gjatë Seminarit të VI-të Ndërkombëtar mbi gazetarinë zhvilluar në Monterrey (Meksikë) dhe ku merrnin pjesë gazetarë nga Amerika Latine, Evropa dhe SHBA.

Autori i “Njëqind Vjet vetmi” , “Dashuria në kohërat e kolerës”, u shpreh se gazetaria e sotme e bënte gjithnjë e më depresiv, sepse siç theksoi ai, “gazetarët nuk mund të mendojnë më mirë se sa shkruajnë” .

García Márquez tha se, gazetarinë e kishte në shpirt dhe se ai është profesioni më i bukur. “Nuk ka profesion më të bukur në botë se sa gazetaria “, pohoi Márquez, i cili veç kësaj shpjegoi se ndihej keq kur lexonte gazetat dhe cilësinë që ofrojnë ato.

Ky shkrimtar ka marrë një sërë çmimesh, si Rómulo Gallegos (1972), Çmimin Jorge Dimitrov për Paqen (1979); Çmimin Nobel në Letërsi (1982). Ai vuri në dukje se media nuk i jepte më kohën e mjaftueshme gazetarëve.

“E pranoj se tani gazetat duhet të konkurrojnë radion dhe televizionin por shtypi i shkruar ka një hapësirë më të madhe se media elektronike”, tha ai.

“E shkruara del nga shpirti , mjetet e tjera janë aparate, janë makina “, tha shkrimtari kolumbian.

García Márquez, përfaqësuesi i realizmit magjik, cilësoi se tani gjen shumë pak reportazhe apo shënime që mund ti konsideronte “perla”, apo që kur i lexon të bëjnë të thuash , “cili do të jetë ky që e ka shkruar…? “.

“Përpara gazetaria ishte më e vështirë. Nuk kishte kaq shumë makineri dhe kjo të bënte të mendoje më shumë”, pohoi autori i shumë veprave letrare me famë botërore.

 

Burimi: Gazeta Start

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Pushtet për reforma a “reforma” për pushtet?!

Kjo është një histori e vjetër me pushtetin politik. Por jo vetëm me të. Prandaj, dhe ja vlen të konsiderohet me mjaft vëmendje ky problem i mprehtë për demokracinë shqiptare (natyrisht, jo në një plan të përgjithësuar teorik – historik, por në atë konkret e praktik).

Nga Rexhep Meidani

 

Kjo është një histori e vjetër me pushtetin politik. Por jo vetëm me të. Prandaj, dhe ja vlen të konsiderohet me mjaft vëmendje ky problem i mprehtë për demokracinë shqiptare (natyrisht, jo në një plan të përgjithësuar teorik – historik, por në atë konkret e praktik). Jo se në vende të tjera, madje shumë më të zhvilluara, nuk luhet shpesh, madje dhe me tepricë, me fjalën “reformë”. Para e gjatë çdo fushate elektorale, por dhe në “100” ditët e para të çdo qeverie të re.

Pse jo dhe brenda grupimeve partiake apo bashkësive të tjera me natyrë ekonomike, social-kulturore, etj. Kjo vazhdon të ngjasë edhe pse kohët e fundit në politikë më tepër se fjala “reformë” po krijon një efekt më të dukshëm elektoral e shumë më mbështetës në një rrafsh publik fjala “ndryshim”. Bile, edhe në fushatën e kandidatëve për presidentë në SHBA, për të konkurruar Obamën me bosht fushate ndryshimin, Makkejn e mbylli fjalën e tij në Konventën Republikane me shprehjen “the cange is coming” (“ndryshimi po vjen”)…

Reforma nënkupton një ndryshim të “butë”, njëfarë ndryshimi gradual të një gjendje të mëparshme, për aspekte të ndryshme të jetës politike e institucionale-administrative, ekonomike-financiare e social-kulturore. Prandaj, reforma, në një kuptim apo tjetrin, dallohet nga ndryshimi revolucionar apo përmbysja radikale, pothuajse e menjëhershme e asaj, që ekzistonte më parë. Bazuar në këtë dallim parimor, reforma duhet parë më shumë si një rafinim i ngadalshëm i një gjendje të mëparshme, apo, ndryshe, si një rrugë për të mënjanuar defekte e mangësi, gabime të konstatuara, pa e ndryshuar fondamentin e sistemit konkret, që i nënshtrohet kësaj reforme.

Pra, me anë të reformave, p.sh., atyre politike synohet të përmirësohet një sistem politik-kushtetues, të ndryshohen aspekte të veçanta të tij, por pa e hedhur tutje atë si të tërë apo goditur kolonat bazë të tij. Ndërsa me reformë, p.sh., në administratën publike kuptohen ndryshime strukturore, ligjore, teknike-procedurale për të rritur efektivitetin, transparencën e devotshmërinë brenda kësaj administrate, por jo për të bërë përmbysje emrash apo “revolucione” partiake, klanore e nepotike drejtuesish e punonjësish të thjeshtë.

Apo, më konkretisht, për të realizuar objektiva të kamufluar ose të hapur, për ta “pushtuar” tërësisht këtë administratë me anë të një rotacioni radikal, duke larguar punonjësit e mëparshëm, qoftë dhe të spikatur në devotshmërinë, përgatitjen e kualifikimin e duhur të tyre, dhe duke i zëvendësuar ata me militantë e “besnikë”, bile pa përvojën e përgatitjen profesionale minimale, pse jo dhe me të shkuar problematike, jo rrallë edhe në planin civil e moral!

Bile, me emrin “reformë” janë bërë deri ndryshime me emër të përveçëm për të njëjtën qeveri, thjesht e vetëm se ka ndryshuar drejtuesi i dikasterit. Shihni, p.sh., se sa shumë po flitet për reforma nga drejtuesit e rinj të spitaleve. Kjo vetëm e thjesht pse ka ndryshuar ministri! Praktikisht, e njëjta metodologji, që u pretendua e u realizua edhe në ndryshimin paraardhës!

Por, në fakt, ky “zgjerim” i kuptimit real të reformës del jashtë çdo shtrati të ndeshur perëndimor. Ai është më shumë një prodhim militant shqiptar! Diku dhe nga humbja e besimit thjesht konsiderohet si i tillë. E njëjta gjë është shfrytëzuar me inflacion, bile hiperinflacion, në fillim të rotacionit politik të vitit 2005 me pretendimin e një “lufte të shenjtë” ndaj korrupsionit, kur sot shihet se nëpërmjet kësaj lufte vetë ky korrupsion ka “gufuar” në mënyrë dramatike. Madje, nga shumë të dhëna, duket se vetë ndryshimi radikal sikur e ka synuar mbulimin e tij…

Veç kësaj, me fjalën reformë, në një përdorim shumë më të gjerë, nënkuptohen sot dhe strategji të propozuara, të synuara apo të realizuara, për të arritur ndryshime pozitive në shërbimet publike, siç është shërbimi mjekësor dhe ruajtja e mjedisit, në fushën e edukimit dhe të kulturës, në politikën ekonomike e financiare, etj. Apo dhe për reformë shkencore, por jo për shkatërrim të kërkimit shkencor dhe të institucioneve organizuese e drejtuese të tij. Edhe ato pak njësi shkencore relativisht efektive 1-2 vjet më parë, sot rezultojnë krejtësisht të hallakatura!

Po kështu, mund të flitet për reformë në sistemin zgjedhor, në drejtësi, në forcat e armatosura, në policinë e shtetit, në shërbimet inteligjente, etj. Por jo për kërrabë përfitimi politik e ekonomik, në njërën anë, apo për përqendrim pushteti në një dorë të vetme, në anën tjetër! E tillë ishte, p.sh., dhe prirja e fundit për ta telendisur, pra dhe për ta “pushtuar” prokurorinë! Apo, aq më tepër, kur konstatohen veprime që shkelin dhe standardet më minimale të lirisë së tregut, të lirisë dhe të drejtave të njeriut. Një karakteristikë tjetër kjo, tepër evidente, e veprimit të sotëm ekzekutiv e legjislativ shqiptar, manifestuar deri me një mori kthimesh pseudo-reformash ligjore nga Gjykata Kushtetuese…

Krahas nevojës permanente për një reformim politik-institucional, social-kulturor e ekonomik-financiar të një shoqërie apo vendi, për arsye të vetë ndryshimeve të pandërprera hapësinore-kohore në plan global e lokal, përfshirë dhe kushtet konkrete ekonomike-financiare e mendësinë social-kulturore, nuk mund të mohohet se fjala “reformë” në Shqipëri ka shfaqur vitet e fundit një aspekt të pastër propagandistik, sidomos në prag të fushatave elektorale.

Por, edhe situata aktuale po manifeston të njëjtat tipare “inflacioniste” në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv, përfshirë dhe synimet për ndryshime legjislative. Për më tepër, kjo “lojë” e gjoja reformave të kryera, midis dy fushatave zgjedhore, në fakt, ka manifestuar me mjaft qartësi prirje të vjetra autokratike, me orekse e përqendrime fuqie, me “teknologji” konkrete, sa aplikative-kërrabore, po aq dhe spekulative.

Krahas kësaj prirjeje për më shumë pushtet apo, më saktë, për “uzurpim” pushteti, janë manifestuar dhe aspekte të tjera negative, të kushtëzuara në ndonjë rast me pamundësinë dhe vlerësimin e gabuar të kushteve konkrete, herë të tjera me paaftësinë profesionale apo patologjinë e “ëndërrimit” dhe të euforisë, diku tjetër me mungesën e vullnetit politik, qoftë dhe për të fshehur abuzimin, korrupsionin e krimin ekonomik, nisur nga ai politik.

Shembulli më tipik në politikën shqiptare, është, p.sh., ai që për kryerjen e një reforme zgjedhore, të përsëritur pas çdo procesi zgjedhor dhe të stërzgjatur në vite menjëherë pas tij, është luajtur me maksimumin e “interesit” politik (krejt larg interesit qytetar), si në hapësirë-kohë, ashtu dhe në përmbajtje! Madje, aty është manifestuar shumë qartë dhe “gjeneza biologjike” e politikës shqiptare. Kjo edhe për arsyen se pas gati 20 vjetëve pluralizëm partitë politike, veçanërisht ajo në pushtet, u ngjajnë grupeve me “dominancë hierarkike”.

Akoma, individë me status hierarkik më të lartë i mënjanojnë fare apo i zhvendosin nga hapësira e drejtpërdrejtë e veprimtarisë politike, pa ndonjë merak të madh, ata që kanë status politik më të ulët, edhe pse aty mund të ndeshen kapacitete shumë më të larta organizuese, drejtuese e vendim-marrëse, të dalluara në rrafshin moral e profesional. Pse jo dhe një pavarësi mendimi, gjykimi, analize, veprimi e sjellje. Nuk përjashtohet, që këto hierarki nuk janë fikse dhe varen nga një numër faktorësh që ndryshojnë, por më e keqja është kur ato përfshijnë në “lojën e fuqisë” deri rrethin familjar e klanor, siç po shihet, mjaft qartë, dhe kohët e fundit.

Midis këtyre faktorëve mund të radhiten, po ashtu, diku interesat, diku bindja e shërbimi, diku agresiviteti, diku gojë-mbyllja, dhe mjaft më rrallë aftësia e inteligjenca. Shpesh, ky status ruhet edhe duke kërcyer pa ndonjë pozicionim parimor, nga një i “fortë” tek tjetri që bëhet i “fortë”, duke braktisur (jo për ide) atë që po humbet dhe duke u bashkuar me fitimtarin (jo për zotësinë e tij). Kjo “lojë hierarkike”, që po shfaqet si rrugë për të ruajtur pseudo-pozicionin politik e social, mund të rezultojë si një “impetus” pengues në evolucionin normal të “trurit” politik e institucional. Pra, dhe në reformimin real të tij, pa të cilin çdo “reformë” (lexo pseudo- apo anti-reformë) do t’iu shërbente, në radhë të parë, pushtetit dhe “sundimtarëve” të tij. Ndërkohë që pushteti duhet t’u përgjigjet ndryshimeve dhe t’i realizojë ato për t’u shërbyer qytetarëve. Vetëm atëherë këto ndryshime mund të pagëzohen me emrin reformë!…

Burimi: Gazeta Shekulli

Nga MIA

 

Presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë, Fatmir Sejdiu dhe Bamir Topi kanë rrogat më të larta mes presidentëve të vendeve të Ballkanit, thuhet në një analizë të Balkan Insight.

Siç dhe raportojnë korrespondentët e MIA, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, merr një pagë mujore prej 2600 euro ndërsa presidenti shqiptar, Bamir Topi, ka një pagë mujore prej 2100 euro.

Presidenti serb, Boris Tadiç ka një pagë më të vogël, prej 1900 euro, dhe i fundmi më pak i paguar në Ballkan, është presidenti maqedonas, Branko Crvenkovski me më pak se 1200 euro, i ndjekur nga afër nga homologu malazez, Filip Vujanovic që merr një pagë prej 1300 euro.

Madje edhe Traian Basescu, presidenti i Rumanisë, së anëtarësuar rishtas në Bashkimin Evropian merr një pagë më të vogël se ajo e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Paga e tij është 2500 euro.

 Burimi: Gazeta Tema

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Komisioneri i BE: Shqipëria, problem për trafikun e drogës

Nga Associated Press

 

Shefi i drejtësisë në BE i bëri thirrje qeverive të Bashkimit Evropian të shtojnë përpjekjet në luftën kundër drogës, duke paralajmëruar se duhet bërë më shumë për të ulur furnizimin dhe kërkesën për droga të forta si kokainë dhe heroinë në një kohë kur në Evropë po shfaqen rrugë të reja të trafikut të drogës.

Jacques Barrot, Komisioneri i BE për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, tha se blloku prej 27 vendesh duhet të bëhet më shumë për të nxitur programet e ndalimit dhe ndërgjegjësimit, dhe bashkëpunimin me vende përmes të cilave droga depërton për në Evropë.

“Me më shumë se 2 milion përdorues droge në BE, është tani koha për të rritur ndërgjegjësimin e grupeve vulnerabël, veçanërisht të rinjtë, për rrezikun e marrjes së drogave,” tha Barrot. “Ne duhet të bëjmë më shumë se kaq.”

Propozimet e Barrot, të cilat duhet të mbështeten nga vendet e BE, kërkojnë shpenzimin e më shumë parave për ndalimin dhe trajtimin dhe ndërprerjen e rrugëve të reja të depërtimit të drogës në Evropë, si për shembull ato nga Afrika Perëndimore.

Barrot tha se tashmë po nxit vendet e Ballkanit si Shqipëria që të bëjnë më shumë për të ulur fuqinë e grupeve kriminale atje, të cilat, sipas tij janë përgjegjëse për rritjen dhe lëvizjen e drogave në pjesën tjetër të Evropës.

BE ka gjithashtu programe ndihme në Amerikën Latine dhe në Afganistan për të promovuar kultivimin e kulturave të tjera në vend të opiumit dhe marihuanës.

BE përpiloi një strategji anti-drogë në vitin 2005 për herë të parë.

Plani i tij gjithashtu bën thirrje për koordinim më të mirë mes policive dhe shërbimeve të inteligjencës së vendeve të BE për të luftuar shitjen dhe përdorimin e drogës.

Rreth 7.500 evropianë vdesin nga overdozat e drogës çdo vit, sipas statistikave të publikuara nga agjencia e BE për monitorimin e drogave në Lisbonë të Portugalisë.

Agjencia tha në raportin e saj të vitit të kaluar se numri total i njerëzve që kanë përdorur drogë, ose që e kanë marrë ndonjëherë atë është 12 milion për kokainën dhe 70 milion për kanabisin.

 Burimi: Gazeta Tema

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Nuk ia prish Serbisë

Kurti: “Maqedonia nuk njeh Kosovën, për të mos prishur marrëdhëniet me Serbinë”

Udhëheqësi i lëvizjes “Vetëvendosja” në Kosovë, Albin Kurti, në një intervistë dhënë agjencisë shqiptare të lajmeve “INA”, deklaroi se Maqedonia nuk e njeh Kosovën, sepse nuk dëshiron që të prishë marrëdhëniet me Serbinë. “Ka një linjë të fuqishme tradicionale pro Beogradit, që vepron në politikën shtetërore të Maqedonisë. Maqedonia do që njohja e pavarësisë së Kosovës të mos i kushtojë me dëmtimin e marrëdhënieve me Serbinë”, theksoi Kurti. Sipas tij, arsyeja tjetër është që Maqedonia, duke e ditur se qeveria e Kosovës është shumë e dobët, dëshiron që të përfitojë sa më shumë nga Kosova para se ta njohë atë. Lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit mes Shkupit dhe Prishtinës, Kurti mendon se qeveria e Kosovës e cila ka deklaruar se ka gjetur një zgjidhje kreative për këtë çështje, duhet t’i ketë dhënë Maqedonisë tokë në ndonjë vend tjetër prej Debëlldehut. I pyetur se çfarë mendon ai për rolin e partive shqiptare në Maqedoni, në funksion të realizimit të Marrëveshjes së Ohrit, Kurti u shpreh: “Marrëveshja e Ohrit ishte rezultat i negociatave, ashtu edhe implementimi i saj është bërë një proces i pafundmë negociues, dhe vazhdimisht në dëm të shqiptarëve. Nuk duket që shqiptarët e Maqedonisë ia kanë parë shumë hairin pluralizmit politik në Maqedoni. Votuesit shqiptarë zgjedhin partinë, që më pastaj zgjidhet nga partitë maqedonase për koalicionin ku partia shqiptare nuk do të pyetet aq”. Ndërsa lidhur me situatën në Mitrovicë, kreu i “Vetëvendosjes” akuzoi sërish qeverinë e Kosovës për mungesën e një zgjidhjeje të situatës atje. “Në vend që të merret me integrimin e Mitrovicës, qeveria merret vetëm me njohjet e pavarësisë së Kosovës (të cilat kanë ngecur dhe nuk varen aq nga ajo) dhe, për më keq, angazhohet për decentralizimin e Anamoravës. Në Mitrovicë, qeveria do të duhej që të mos lejojë që qeveria e Serbisë t’ua blejë tokat shqiptarëve dhe nëse dikush do që ta shesë tokën, ajo të jetë qeveria e Kosovës dhe jo ajo e Serbisë që do t’ia blejë”, – tha Kurti. Sipas tij, rreth 3.000 shqiptarëve që jetojnë në veri do të duhej që t’iu sigurohet arsimimi, shëndetësia dhe transporti falas. Po ashtu, duhet që ata të privilegjohen sa u përket vendeve të punës. “Nëse çdo familjeje i punësohet nga një anëtar në SHPK, do të mund të kishim rreth 500 policë shqiptarë në veri”, – përfundoi Kurti.

 

Burimi: Gazeta Korrieri

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Cilën rrugë duhet të ndjekë Kosova?

Kreshnik Hoxha

Cilën rrugë duhet të ndjekë tani Kosova? Aktivitetet të cilët institucionet as të Kosovës dhe as të Serbisë duket se nuk kanë guxim t’i kryejnë, qoftë në Prishtinë apo në Beograd, por as dhe në atmosferën aristokratike të hoteleve luksoze në Vjenë, po mbahen nga qytetarë të thjeshtë të dy vendeve fqinjë, aty ku lindi konflikti, një vend që ka prodhuar më shumë histori sesa mund të konsumohet dhe kapërdihet rajonalisht: Kosova dhe Serbia. Një takim ballë përballë mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serbë në prezencën e përfaqësuesve rajonalë dhe evropianë për të diskutuar mbi ngjarjet dhe eksperiencat të pasluftës në Kosovë, u organizua nga OJQ “Integra” në bashkëpunim me IKV “Pax Christi” të Holandës, më 12 shtator, shumë larg atmosferës aristokratike dhe darkave luksoze që iu shtroheshin deri pak kohë më parë liderëve nga të dy vendet. “Gjetja e së vërtetës: cilën rrugë duhet të ndjekë tani Kosova? – ishte tryeza e rrumbullakët e organizuar si fazë finale e kërkimeve empirike mbi qëndrimet ndaj marrëdhënieve ndëretnike dhe të treguarit e së vërtetës. Në takim morën pjesë gjithashtu anëtarë të shoqërive civile nga Holanda, Belgjika dhe Bosnje-Hercegovina. Sekuenca që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte prezenca e figurave publike nga fusha politike, juridike dhe kulturore e Kosovës, të cilët mezi prisnin të mësonin se cila ishte formula që i bindi shqiptarët dhe serbët të diskutonin dhe të përballeshin me të vërtetën e luftës në Kosovë, ndërsa liderët e dy vendeve bëjnë gjithçka për të evituar këto lloj takimesh.  E vërteta e një konflikti mes dy grupesh etnike është një koncept më shumë abstrakt, sesa relativ, që bie pre e interpretimeve diametralisht të kundërta të palëve të përfshira, që megjithatë bashkëjetojnë në një vend të përbashkët, ndajnë vlera, besime dhe gjykime të ndryshme mbi të kaluarën dhe plagëve të saj të hapura. Vakuumi i krijuar nga ngrirja e ndërveprimeve mes palëve shërben si një avantazh për ata që duan të shfrytëzojnë mungesën e këtyre ndërveprimeve, në mënyrë që të precipitojnë situata të pakëndshme, ku urrejtja ndëretnike shërben si minerali kryesor për të nxitur këtë shoqëri të pasluftës. Megjithatë, këto lloj iniciativash që kanë si qëllim të nxjerrin interpretime të kundërta, me qëllim përpunimin e analizave dhe vlerësimeve të së kaluarës mes dy grupeve etnike, janë mekanizmat më eficientë për të sjellë pajtimin dhe respektin reciprok mes palëve dhe nuk duhen konsideruar aspak si kripë mbi plagën e hapur. Duke vizituar kryeqytetin Newborn (i sapolindur, Prishtina) që pushtoi vëmendjen e medias mbarë botërore, ashtu si edhe të asaj serbe, në shkurt të këtij viti beogradasit dukej se po analizonin interesat e përbashkëta me homologët e tyre kosovarë sa i takon së kaluarës, dhe u përpoqën ta shohin situatën në dimensione të ndryshme për të eksploruar fusha të bashkëpunimit për të ardhmen. Të bindur plotësisht se gjetja e së vërtetës dhe pajtimi ndëretnik janë themelet e respektit dhe mirëkuptimit nën ombrellën e BE-së, përfaqësuesit kosovarë (përfshirë këtu edhe shoqata të viktimave të luftës apo OJQ) ranë dakord se propaganda e nacionalistëve serbë dhe atyre kosovarë gjithashtu duhet varrosur thellë në një tokë të pastër dhe të përqendrohen në konsolidimin e Komisionit të së Vërtetës. Prezenca e kryetares së Qendrës së Ligjit Humanitar, zonjës Natasha Kandiç, një figurë e urryer dhe e adhuruar njëkohësisht në masë të barabartë nga popujt e Ballkanit, i dha flakë debatit. Diskutimi arriti majën, kur Kandiç nisi të ndajë eksperiencën saj të të treguarit të së vërtetës nga luftërat e tjera në ish-Jugosllavi, si dhe të sugjeronte teknika sesi duhet trajtuar kjo çështje në mënyrë profesionale. Kërkimi i OJQ-së “Integra” përfshiu 73  për qind shqiptarë, 25 për qind serbë dhe 1,3 për qind nga komunitetet e tjera në Kosovë, si boshnjakë, goranë romë dhe ashkalinj. Të pyetur mbi rrënjët e konfliktit mes dy grupeve etnike në Kosovë, shqiptarët drejtuan gishtin nga Beogradi dhe ndërhyrja e tij në Kosovë, si dhe mungesa e interesit mes serbëve për t’u integruar në shoqërinë kosovare, duke thënë se këto faktorë janë embrioni i problemit. Ndërsa serbët qortuan qëndrimin e liderëve kosovarë dhe mungesën e përpjekjeve shqiptare për integrimin e serbëve të Kosovës. Ekziston një ndryshim domethënës, kur analizohen burimet e historisë për sa i përket së kaluarës. Të parë nga prizmi shqiptar dhe ai serb, burimet kryesore janë mediat, respektivisht 28.6 për qind dhe 48.8 për qind, familja 23.4 për qind dhe 3.4 për qind dhe në fund librat përbëjnë 31.6 për qind dhe 21 për qind, respektivisht. Është mjaft evidente se krijimi i opinioneve dhe ideve sa i përket luftës në Kosovë mes shqiptarëve bazohet kryesisht tek ruajtjet e familjes, diçka krejt e ndryshme tek serbët. Kërkimi na mëson një fakt interesant, se që të dyja palët e konfliktit në Kosovë mbështesin idenë e ndarjes së eksperiencës me njëri-tjetrin. Megjithatë, vetëm një numër i vogël personash thanë se janë të gatshëm të marrin pjesë aktivisht në këtë proces. Gjykuar nga këndvështrimi i shqiptarëve të pyetur në këtë kërkim, fajtori kryesor që çoi në luftën ë Kosovës ishte kombi serb (78 për qind), ndërsa sipas serbëve të pyetur, është kombi shqiptar që duhet fajësuar (64.9 për qind). Një rezultat mjaft interesant doli në pah për sa i përket kredibilitetit të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë (ICTY). 99.5 për qind e serbëve të anketuar nuk bien dakord me qëndrimin se kjo gjykatë po bën një punë të shkëlqyer në zbulimin e së vërtetës dhe ndëshkimin e individëve që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë. Ndërsa mes shqiptarëve, 22.7 për qind janë dakord me këtë qëndrim, 22 për qind janë neutralë, 44.3 për qind nuk bien dakord dhe 9.7 për qind nuk kanë një opinion. Të anketuarve iu kërkua që të japin një përgjigje se sa kohë do të duhet për normalizimin e marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve dhe një skepticizëm i qartë u vu re mes dy palëve për sa i përket kësaj çështjeje. 28 për qind thanë se marrëdhëniet nuk do të normalizohen kurrë, 30.9 për qind u shprehën se do të duhen nga 3 deri në 10 vjet, ndërsa 32.9 për qind thanë se nuk kanë një përgjigje mbi këtë. Vetëm 5.3 për qind e të anketuarve treguan optimizëm, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve do të ndodhë shumë shpejt brenda një ose dy vjetësh. Rezultatet e kërkimit, të sjella së bashku si një bashkëprodukt i rekomandimeve të dy grupeve punuese, ka një fokus specifik, që iu dedikua besimit se ngritja e Komisionit të së Vërtetës (Truth Commission) do të thellojë edhe më shumë përpjekjet për të thënë të vërtetën mbi këtë luftë. Tani mbetet për t’u parë se deri në çfarë pike serbët do të integrohen në jetën e Kosovës, nëse ata do të zgjedhin të jetojnë nën moton “Unë e dua enklavën time” dhe të promovojnë liritë e tyre të lëvizjes nga një enklavë në tjetrën. Mbetet gjithashtu për t’u parë, nëse shqiptarët do të vazhdojnë të shkarravisin dhe të zhdukin fjalët serbisht në dokumentet zyrtare dhe nëse do të vazhdojnë të dëgjojnë Bijelo Dugme, me frikën se mos e marrin vesh fqinjët ngjitur.

 

Burimi: Gazeta Korrieri

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Përse nuk mund ta rrezojë e majta, kryeministrin Berisha ?

Nga Hajro LIMAJ

Në mesditën e të Mërkurës, në hotel Sheraton u zhvillua takimi i krerëve të partive të majta, ku mungonte vetëm Neritan Ceka,kryetar i Partisë Aleanca Demokratike , e cila dekadën e fundit është pozicionuar majtas. Partia Socialiste në këtë tavolinë bisedimesh u kryesua nga kryetari, Edi Rama dhe kryetarja e Grupit Parlamentar Valentina Leskaj, LSI u përfaqësua nga kryetari Ilir Meta dhe Pëllumb Xhufi.

Ndërsa PSD dhe PDS u përfaqësuan vetëm nga kryetarët Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo.Interesante ishte pjesëmarrja e
kryetarit të PBDNJ, Z.Vangjel Dule,partia e të cilit është pjese e qeverisjes Berisha. Dule pohoi se për sa i përket sigurisë dhe rendit publik, do të diskutonte me çdokënd, dhe jo vetëm me opozitën.

Pjesëmarrjen në këtë tryezë, Dule e ka vlerësuar si të natyrës së partisë së tij, që është pjesëmarrëse në të gjitha drejtimet politike. “PDNJ nuk i beson asnjë instrumenti të shtetit të së drejtës, veçse dialogut” –theksoi ai, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë pyetjes së gazetarëve, mbi praninë e tij në këtë takim. Ndërsa kryetari i PDS-së,Z. Paskal Milo, deklaroi se takimi ishte tejet miqësor, ndërsa shtoi se ishin hedhur tashmë hapat e parë drejt një bashkëpunimi më të frytshëm të opozitës. Kurse,Z.

Meta deklaroi se qëllimi kryesor do të jetë imponimi i dorëheqjes së kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se takimi ishte konstruktiv dhe nëse do të kishte vullnet nga ana e Partisë Socialiste, bashkëpunimi do të vijonte më tej.

Por ai nënvizoi se qëllimi i vetëm është largimi i Berishës, pasi sipas kreut të LSI, vetëm largimi i Berishës, do t’i hapte rrugë hetimeve të sigurta dhe të pavarura të zbardhjes së çështjes së Gërdecit.Ai u ka kërkuar partive opozitare të ndërpresin të gjitha veprimtaritë parlamentare, por edhe institucionale me kryeministrin deri në dorëheqjen e tij.

Marrëdhëniet e Lëvizjes Socialiste për Integrim u acaruan 7 muajt e fundit pas bashkëpunimit të PS-së me Partinë Demokratike për miratimin në Kuvend të ndryshimeve në Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin për sistemin elektoral.

Pra , megji thë sulmet mediatike ndaj liderit të P.S, Z. Rama, Meta u ul në tavolinën e bisedimeve dhe dialogut të kryesuar nga Socialistët.Por në krahasim nga të majtët e tjerë,.Meta është më i avancuari në kërkesa duke kerkuar largimin para kohe nga pushteti të Zotit Berisha nëpërmjet një krize politike që do te krijohej në braktisjen e parlamentit dhe ndërprerjen e bashkëpunimit institucional me kryeministrin.

Kja ka sjelle debate me zotin Rama I cili mbështet vazhdimin e luftës parlamentare dhe te rrugëve të tjera demokratike pa krijuar krizë të përgjithësime në funksionimin e shtetit. Nëse do të ishte Z.Berisha në opozitë dhe qeverisja të bëhej nga e Majta ,një deklarim i tille I Berishës për largimin nga pushtetit i të Majtës do të besohej shume,mbasi Berisha opozitar e ka treguar veten tepër aktivë dhe shpesh agresiv.

Kështu me tragjedinë e Gërdecit dhe vdekjen misterioze të dëshmitarit kryesor të aferave të mundshme,Z.Trebicka , Berisha mund të ngrinte në këmbë jo vetëm mbështetësit e tij ,por edhe shumë qytetarë të pa anshëm për të bërë realitet rrëzimin e qeverisjes Nano,Meta apo Rama.

Por duke analizuar qëndrimet dhe mundësitë e të Majtës,mendoj se deklarimi Zotit Meta për rrëzimin e parakohshëm të Berishës është vetëm një propagandë mediatike për të siguruar mbështetjen nga militantët dhe ekstremistët që mund të kenë ngelur nga ky krahë. E Majta tani ka shumë probleme brenda vetes dhe nuk është në gjendje as për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, as për të krijuar qeveri me stabilitet drejtimi.

Këtë e kupton mjaft mirë Zoti Rama ,prandaj përveç teorisë për “politikë të re “ ai I ka bërë llogaritë e humbjes së tij nëse zbaton rrugën që kërkon Meta.Kështu e vetmja detyrë e logjikshme e të Majtës është rritja e efektivitetit konstruktiv në parlament ndaj qeverisjes dhe drejtueses së kuvëndit.

Opozitës i ngelet hapsira dhe koha e nevojshme që të këmbëngulë në përshpejtimin e përfundimit të hetimeve ndaj ish ministrit të Mbrojtjes,Z.Mediu,si fajtorin institucional të tragjedisë së Gërdecit ,hetimin dhe zbardhjen e shkakut të vdekjes së Trebickës dhe shmangien e miratimit të projekt ligjit per Prokurorinë.Projekt ligji në fjalë,më shumë se cdo projekt ligj tjetër është me një rëndësi të vecante,mbasi ka të bëjë me pavarësinë dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor në një shtet me demokraci kushtetuese.

Realizimi këtyre tre detyrave nga ana e oipozitës do të ishin një rezultat jo I vogël ndaj kryeministrit në detyrë, Berisha. Periudha deri në zgjedhjet e përgjithshme është shumë e kufizuar,jo më shumë se tetë muaj. Gjatë kësaj periudhe përpara kësaj opozite janë edhe dy ligje të rëndësishme që kërkon ti relizojë : kodin zgjedhor dhe reformën në drejtësi,pa përjashtuar këtu ndjekjen e realizimit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, të cilat së bashku do të përcaktojnë nivelet e standardeve të zgjedhjeve të pritëshme.

Prandaj, jo vetëm që e Majta nuk ka forcën e nevojshme për rrëzimin e para kohshëm të qeverisjes Berisha,por rrëzimi I tij në këtë periudhë do të sillte më shumë probleme e shqetësime. Me hetimin e plotë të Mediut do të sqarohen edhe pikëpyetjet që ka Z.Meta për Berishen.

Kjo natyrisht do të varet nga identiteti I prokurorisë dhe vendosmëria e saj për të ndëshkuar këdo që është I mpleksuar ne afera për ngritjen e punishtes së demontimit të fishekëve në Gërdec , funksionimin anti ligjor të saj,si dhe mundësisë së trafikimit të armëve dhe municioneve në Irak dhe në Afganistan. Bërja e një opozite të Majtë me argumente dhe fakte bindëse për tragjedinë e Gërdecit dhe vdekjen e dyshimtë të Trebickës do ti rriste besimin elektoratit ndaj saj dhe do ti hiqte shume elektorat të Djathtës.

Me këtë lloj opozite do ti hiqnin shansin Berishës te rifitonte zgjedhjet e ardhëshme,në të kundërt Atij i japin më shumë mundësi që të rifitojë zgjedhjet edhe për 4 vjet të tjera. Prandaj deklarimi i Zotit Meta për imponimin e dorëheqjes së Berishës jo vetëm që nuk është bindës ,por e Majta nuk i ka mundësitë e detyrimit për dorëheqje të Berishës.

Problemi kryesor i të Majtës është mungesa e bashkëpunimit dhe unitetit midis tyre, e cila ka sjellë edhe mungesën e besimit reciprok. Nga agresiviteti Zotit Meta është sulmuar shumë Kryetari dhe lidershipi Partisë Socialiste,pa shtuar këtu luftën e gjithanshme të LSI-së për coptimin dhe rrënimin e Partisë Socialiste.

Gjetja e një zgjidhjeje për të hyrë në zgjedhje me koalicion të përbërë më LS-inë deri tani duket e pa mundur dhe me qëndrimet dhe sjelljet që po bënë LSI I ka shumë pak shanset. Pra e Majta ndodhet në një situatë të pa përcaktuar,gjë e cila jo vetëm që aktualisht nuk mund ta rrëzojë Berishen, por që mund ti jap shansin e madh të rifitojë edhe zgjedhjet e ardhshme. Dhe përllogaritjet këtë e vërtetojnë.

Do të përsëritet skenari vitit 2005,ku nga hyrja më vete në zgjedhje e LSI-se dhe shpërndarja e votave të së Majtës solli në pushtet të Djathtën. Këtë përfundim e pranoi kohët e fundit edhe vetë lideri të Djathtës, Berisha.

 

Burimi: Gazeta Start

Posted by: arber56 | September 19, 2008

OKB-ja dhe sprova e saj poltike

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Është shumë i rëndë dhe më se i rëndë sprovimi politik i një organizate sikur ky i OKB-së me Kosovën dhe shtetësinë e saj. Kjo flet se në botë tash më po përdoren modele dhe rende shoqërore që herë përkojnë me rregullat ndërkombëtare të zhvillimit të shteteve e herë bien ndesh me to. Kështu po ecën bota dhe shtetet në botë. Herë duhet të respektuar këto parime, e herë duhet të i vihemi pas për të mos respektuar ato. Rasti sui generis në botë i quajtur Kosovë dhe shtetësia e saj, kanë marrë në rishikim dhe kanë bërë shtetet këmbë e kokë, që të dalin nga kjo situatë qoftë për ta pranuar Kosovën si shtet, ose net kundërtën të bien pre e demagogjisë politike të Serbisë, demagogji kjo që në Kosovë ka reflektuar me krim dhe gjenocid në të kaluarën historike. Jo më larg se në dekadën e fundit.

Është për tu habitur në fakt nismat e Serbisë kundrejt Kosovës dhe pavarësisë së saj, janë krejt nisma këto që dalin nga limitet e veprimit politik për t’i takuar si modele unikate në botë sikur rasti i fundit një “një ide ishulli utopik” sikurse kërkesa në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, për të njohur ose mosnjohur legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kjo është më se tejkalim në veprim politik sepse këto më shumë e bien në krizë faktorin ndërkombëtar dhe shtetet për çfarë modeli të përdorin për të (mos) pranuar një shtet. Bindjet dhe analizat politike të gjithë analistëve botërorë besojmë dhe flasin se janë të shtjerrë rrugët e Serbisë për të bllokuar këtë proces të natyrshëm historik të kombeve dhe të shteteve, por tash me këto marifete janë vetëm tendenca për ta hedhur edhe më OKB-në në sprovë morale dhe për ti ulur besueshmërinë funksionale të saj.

Janë mbet në kujtesë deklarimet e OKB-së se Kosova nuk është rast që duhet kaluar përmes këtij mekanizmi, e tash ky mekanizëm do duhet të sprovohet rëndë me moralin e vet funksionale politik. Këtë lojë di ta luaj vetëm Serbia dhe të nxjerrë prenë politike që vjen nga të gjitha shtetet e OKB-së,apo vetë preu OKB-ë, vetëm që Kosova të mos jetë e pranuar nga pjesa e mbetur e shteteve që janë anëtare të OKB-së. Ja së çfarë politike të pa cipë dhe me shumë se hipokrizi bënë Serbia kundrejt Kosovës.

Të rikthehemi në vitin 1999 kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së bekoi kur NATO morri vendimin ushtarak për sulme ndaj këtij shteti të quajtur Serbi. Kjo si duket është harruar në spektër veprimi të funksionit të OKB-së. Është i njëjti shtet që tash më e ve në sprovë këtë mekanizëm ndërkombëtar që po harron shpesh se si janë formuar shtetet dhe si duhet pranuar ato. Serbia kundrejt OKB-së ka vetëm natyrën e saj më se mashtruese, e cila në parim nuk respekton rendin botëror dhe nuk njeh ligjet se si njihen dhe pranohen shtetet. Serbia kështu duhet të bëjë kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në OKB-ë sepse edhe Serbia më rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka fituar defakto pavarësinë e saj.

Po flasim në planin tjetër, sa do jetë e aftë Serbia për një fqinjësi të mirë në të ardhmen me Kosovë kur tash dihet ofensiva e saj kundrejt shtetësisë së Kosovës dhe pavarësisë së saj.

Serbia në Hagë tash më ka hedhur tërë Kosovën dhe qytetarët e saj. Serbia nuk arrin dot të ndalet as në planin e politikës globale kundrejt Kosovës, ajo tash më se aktive se kurrë. Kjo nuk është logjika se duhet të trembemi ne, përkundrazi do na fuqizojë edhe më shumë të bindemi njëherë e përgjithmonë se kush është Serbia dhe të kuptohet edhe ajo në këtë rrafsh nga të tjerët ,e për Kosovën të jetë një rishikim i marrëdhënieve të saj me këtë Serbi, si e drejtë e çdo shteti për të formësuar marrëdhëniet diplomatike dhe bilaterale ndërmjet këtyre dy vendeve. Kosova nuk duhet të rregullojë këto marrëdhënie nga shtytja ndërkombëtare nëse vërtetë Serbia nuk ka interesin e vet dhe nuk kontribuon për këtë gjë. Stop ofertave ndërkombëtare të pa baza nëse mungon vullneti i dy anshëm.

OKB-ja dhe i ngarkuari i saj për të zgjidhur problemin e Kosovës Presidenti Ahtisari dhe zëvendësi i tij Albert Rohan a thua ishin të deleguarit e OKB-së në Kosovë për të zgjidhur problemin statusit?

Kjo ndodhi. Kai Aide një faktmbledhës i OKB-së edhe ky ishte misionari për Kosovë. Në fund fare raportet e tyre u pranuan dhe Kosova me një formë jo thuaja në kokë ne vete u deklarua e pavarur. Mirëpo raportet e ndërkombëtarëve dhe standardet para statusit Serbia i mori vetëm si elemente të njëanshme sepse kurrë nuk u pajtua me realitetin e ri në Kosovë. OKB-ja sikur është dorëzuar në këtë drejtim dhe asnjëherë nuk ja tërhoqi vërejtjen meritore Serbisë, por la Serbinë në këtë lëmsh të hedhe biber në sy shteteve anëtare të saj dhe të sprovojë edhe më vetë OKB-në.

Shtetet që pranuan Kosovën janë 46 shtete, a thua nëse Haga do vendosë të deklarohet negativisht për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, deklarim që besoj se do mbetet vetëm deklarim e asgjë më shumë, a do duhet të tërhiqen nga këto pozicione dhe të “gjykohen” sipas kandarit të Serbisë shtetet që kanë pranuar Kosovën, apo vetë këto shtete që kanë pranuar Kosovën do hedhen në “vallen ndërkombëtare për t’u bërë gaz dheu” dhe të ngurtësojnë veprimet e veta për të njohur në rrafshin praktik Kosovën, për të sprovuar edhe me OKB-në dhe shtetet anëtare të saj që njohën Republikën e Kosovës.

Kosova nga shtetet që e njohën po arrin të rinjihet dy herë. Një herë u njoh statusi politik i saj e për herë të dytë po rikonfirmojnë edhe njohjen e dokumentacionit zyrtar të saj nga çdo fushë. Le ta kuptojë Serbia dhe vetë OKB-ja se kjo është plotësim i standardeve jo vetëm evropiane por edhe atyre globale.

Më se e dhimbshme është rruga qorre e Serbisë për të penguar njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet e Konferencës Islamike, tendencë kjo që Kosovën e provokon edhe në një rrafsh tjetër në parimet fetare te saj, të e nxitë në nivelin global një luftë të re të shteteve të OKB-së, sepse OKB-ja nuk ka pasur në sprovë dhe aplikim rregullativën fetare të anëtarëve të saj, sikur që po shikon Serbia përmes ministrit Rasim Lajiq, me e futë tërë OKB-në në këtë provokim të rëndë, për të ngjyruar dhe arsyetuar se Kosova më shumicë të popullatës që kanë besim islam të ritheksohet me demagogjinë se nuk është e pranuar nga shtetet islamike. Ky do jetë shqetësimi më i vogël për ne sepse të gjitha shtetet e botës dhe ato që janë nga Konferenca islamike janë shtetet që do i respektojë Kosova në vazhdën e tyre të pranimit politik dhe pa imponime, se sa të jetë e ndarë në taborret pranuese të feve se nga cilat është e pranuar apo jo. Kultura e politikës kosovare nuk do duhet të e lejojë një gjë të këtillë. Kosova edhe pse shtet i ri në botë del se ka njohur dhe njeh parimet e shteteve në rregullativa dhe ligjshmëri shtetërore se sa që bie pre e provokimit të Serbisë nga kjo natyrë.

Serbia kur ta humbas edhe këtë rast, që besojmë se shpejtë do e humbas , do demaskohet, do mbetet i njohur vetëm ky provokim që po mundohet të e bëjë për OKB-në dhe për Republikën e Kosovës, që në të ardhmen vet Serbia do duhet të mundohet të kuptojë se si duhet sillet në rajon e më gjerë për të mos i provokuar as OKB-në e as shtetet në rajon me utopitë e saja…

 

Posted by: arber56 | September 19, 2008

„MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..!

Shkruan: GAFURR ADILI

“Maqedonia”, apo Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, (FYROM), një shtet artificial ky , i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, mbi territorin shqiptar (10 mijë kilometër katrorë) dhe atë bullgar, po përballet me një krizë të madhe, jo vetëm ekonomike (vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Kosovës, sipas raportit më të ri të Bankës Botërore), por edhe sociale dhe politike, krizë kjo e cila këtë krijesë artificiale, pa emër, pa gjuhë dhe pa identitet (Greqia emrin dhe, si dhe bullgarët gjuhën dhe identitetin), e ka sjellë në një stad të atillë, të cilën lirshëm edhe mund ta cilësojmë dhe ta emërtojmë si e sëmura aktuale e Ballkanit.

Ndikimet e huaja mbi të sëmurën e Ballkanit..!

- Greqia, që për shkak se në shtetin e saj ekziston Maqedonia e Egjeut (Maqedonia e vjetër), me kryeqendër Selanikun (në fshatin Kokushë, 1 km. larg Selanikut, ka lindur “ideologu” i sllavo-maqedonasëve – Goce DELCEV), me mbi 60% të investimeve të saj ekonomike, ka arritur që “Maqedoninë” ta ketë të pushtuar e të kolonizuar plotësisht dhe ta ketë nën vartësinë e saj neokoloniale dhe të ndikojë, së bashku me aleaten e saj- Serbinë, në të gjitha sferat sociale dhe politike të jetës shoqërore të së sëmurës së Ballkanit.
– Serbia, ka arritur të ruajë ndikimin e saj institucional dhe politik te IRJM (FYROM), ku institucionet kryesore shtetërore, që janë: shërbimi sekret (DBK), prokuroria dhe gjyqësori, si dhe dy partitë kryesore sllavo-maqedonase (LSDM e Branko Crvenkovskit dhe VMRO-DPMN e Nikolla Gruevskit) kokën e tyre e kanë pasur dhe e kanë në Beograd. Këtë gjë e dëshmoi edhe Kondova (në vitin 2005) e Menduh THAÇIT, i cili në emër të patriotizmit false të Tij, me veprimet e Tij (përmes Agim KRASNIQIT), duke krijuar trazira shumë pranë Shkupit, në kohën kur diskutohej që andej (nga Shkupi) dhe përmes Strugës të kalonte Projekti Amerikan AMBO, shumë rëndë i dëmtoi interesat madhore kombëtare, sepse ky projekt (Projekti AMBO) dështoi dhe fitoi Projekti Rus GASPROM, për çka dyshohet që zoti M. THAÇI të ketë marrë mbi 20 milionë euro nga qarqet antishqiptare dhe antiamerikane serbo – ruse, si dhe Brodeci i zotit Ali AHMEITI, ku ishte e implikuar edhe Serbia, oficerët e së cilës drejtuan operacionet ndëshkuese e vdekjeprurëse sllavo-maqedonase mbi shqiptarët e Malësisë Sharrit. Pushtetarët sllavo-maqedonas, si Crvenkovski ashtu edhe Gruevski, sa herë që të dëshirojnë të shkojnë të festojnë festën e tyre në Manastirin Prohor-Pcinski (shumë pranë Vrajës) duhet t’i marrin leje Beogradit.

 

- Bullgaria, aktualisht nuk ka ndonjë ndikim të madh mbi IRJM-në, përveç një ndikimi opozitar përmes ish- Kryeministrit Lupco GEORGIEVSKI dhe partisë së Tij shumë minore, i cili ka arritur që deri më tani mbi 200 mijë qytetarë të pjesës lindore t’i pajisi me nënshtetësi e pasaporta bullgare. Por, duke qenë se Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian, pritet që ndikimi i saj të rritet edhe më shumë, pa harruar se në Bullgari ekziston një qytet me emrin Sandanski, të Heroit të Bullgarisë – Janë SANDANSKI, të cilin “Maqedonia” pretendon se e ka heroin e saj, kur dihet fakti që Bullgaria e ka cilësuar si Cari i Pirinit, të Maqedonisë së Pirinit, që gjendet në Bullgari.
– Shqipëria dhe Kosova, që të dyja, ashtu si Tirana zyrtare, të cilën e obligon neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “Republika e Shqipërisë obligohet t’i mbrojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve jashtë territorit të saj”, edhe Prishtina zyrtare, as nuk kanë pasur dhe as nuk kanë ndonjë ndikim aty, përveç interesimit dhe implikimit të tyre gjatë fushatave elektorale dhe zgjedhjeve parlamentare në IRJM, vetëm e vetëm që në pushtetin sllavo-maqedonas të sjellin njërin nga dy aleatët e tyre (PDSH-në e zotit Thaçi apo BDI-në e zotit Ahmeti), përmes të cilëve lëvizin bizneset e tyre nga Porti i Durrësit për në Prishtinë. Dhe, ky interesim dhe implikim i Tiranë zyrtare apo edhe i Prishtinës zyrtare do të zgjasë vetëm deri sa të përfundojë autostrada Durrës- Prizren-Prishtinë, dhe më pas interesimi i tyre do të jetë i njëjtë me interesimin e tyre për Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin), që është baras me interesimin dhe përkushtimin e tyre për një shtet të Afrikës së Jugut, sepse atje ( në Kosovën Lindore), as pozita dhe as opozita e Tiranës dhe as ajo e Prishtinës, nuk kanë interesa dhe leverdi të biznesit të tyre ekonomik.
– Bashkimi Evropian (BE), artificialisht dhe për interesat e saj strategjike, ndër të cilat është edhe ajo që kam potencuar në shkrimin tim me titull: “Rreziqet që i kanosen Kosovës dhe gjithë Kombit Shqiptar..!”, po e ledhaton të sëmurën e Ballkanit, dhe edhepse IRJM nuk ka arritur që t’i përmbush as 20%-shin e standardeve për në BE, eksponentë të saj shprehen sikur ajo na i paska përmbushur mbi 60% të standardeve të nevojshme, gjë që ridëshmon faktin se BE gjithmonë në raste të tilla vepron vetëm sipas ndikimeve arbitrare dhe interesave politike të saj, siç ka qenë edhe rasti i anëtarësimit të Greqisë në BE, apo siç është tani edhe rasti i mospranimit të Turqisë në këtë Bashkim Evropian.
– ShBA dhe NATO, gjithashtu për interesat e tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan,
janë shumë të interesuar që IRJM-në ta fusin në gjirin e Aleancës Verio-Atlantike…?!

Çka duhet bërë dhe si duhet vepruar për të evituar gjakderdhjen në Ballkan…?!

Konsideroj që, për të evituar gjakderdhjet e shkaktuara nga viti 1991 e deri më tani, të shkaktuara nga pushteti sllavomaqedonas, si në Ladorishtë, në Bit-Pazar, në Gostivar dhe në Bicincë të Kërçovës, si dhe Lufta e vitit 2001, Kondova dhe Brodeci ( vitin e kaluar), doemos dhe urgjentisht bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), përpara se IRJM-në ta pranojnë në BE dhe në NATO, si dhe sa nuk është bërë tepër vonë, duhet të ndërhyjnë në konfigurimin juridiko-shtetëror të së sëmurës së Ballkanit dhe “Maqedonia” të bëhet shtet federal midis shqiptarëve dhe bullgarëve, sipas modelit të Belgjikës, në të kundërtën, ashtu siç Belgjika që rrezikohej të ndahej me gjakderdhje (para se të bëhej shtet federal midis flamanëve dhe valonëve), edhe IRJM është shumë pranë ndarjes së saj me gjakderdhje, gjakderdhje kjo që mund të shkaktojë një Luftë ë Tretë Ballkanike,
në këtë Ballkan “fuçi baroti”, luftë kjo që do të mund të provokojë edhe një luftë më të madhe, të përmasave më të gjëra ndërkombëtare.

Tiranë, 18 shtator 2008

 

Burimi: Dervina

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Shtëpia e Alfabetit (s) bëhet gati për 100-vjetorin

Shkruan: ANILA MEMA

100-vjetori i Kongresit të Manastirit, do të mbledhë bashkë studiues shqiptarë e të huaj. Përgatitjet për kremtimin mbarëshqiptar të këtij përvjetori të rëndësishëm të Alfabetit të Gjuhës Shqipe kanë nisur prej kohësh. Më 14 nëntor, mbushen plot 100 vjet nga “Kongresi i Alfabetit shqip”. Në Shqipëri akademikët do të mblidhen në një konferencë të gjatë shkencore, një aktivitet ky i përgatitur nga Akademia e Shkencave dhe në bashkëpunim me Qendrën Albanologjike. Sipas nëndrejtorit të Qendrës Albanologjike dhe drejtorit të Institutit të Historisë në Shqipëri, Beqir Meta, me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit në Shqipëri është menduar të bëhet dhe gjithë revizionimi i studimeve albanologjike dhe historike. “Përveç konferencës së madhe shkencore që do të bëhet në bashkëpunim me ASH, ku do të marrin pjesë studiues dhe historianë të njohur shqiptarë dhe të huaj, do të mbahet më pas edhe një konferencë në Ohër për Kongresin. Ndërkaq, një ndër projektet tona për këtë përvjetor është dhe revizionimi i veprave studimore, për të diskutuar rreth problemeve themelore që ato kanë, për nivelin shkencor, për metodat etj”, tregon Meta për gazetën.
* * *
Ndërkaq, Shkupi këto kohë është duke u punuar vrullshëm për kremtimin mbarëshqiptar të 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Shtëpia e Alfabetit, parashikohet që të jetë njëri prej destinacioneve të kremtimit të 100-vjetorit të datës historike, që për herë të parë shtrihet që nga Tirana, në Prishtinë, Shkup e Manastir. Ka gjasa që shtëpia e rrënuar nga koha dhe nga neglizhenca, këto kohë t’i nënshtrohet një rikonstruksioni total, duke zhdukur ndërkaq pamjen e mjerueshme, që shfaqet që në fasadë. Por ende nuk dihet nëse simboli i datës historike së Kongresit të Manastirit, Shtëpia e Alfabetit do të jetë gati për të qenë pjesë e itinerarit të kremtimit mbarëshqiptar të 100-vjetorit të Kongresit. Nga mediat fqinje mësohet se, në Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë në Maqedoni pohojnë se, është jashtëzakonisht e vështirë, që të arrihet të realizohet restaurimi i ndonjë prej hapësirave të brendshme të ndërtesës, pasi koha në dispozicion nuk është e mjaftueshme. Aktualisht, nga projekti për kthimin në identitet të objektit, në një shtëpi muze, sapo ka përfunduar vetëm faza e parë e restaurimit të fasadës së objektit. Ndërsa, restaurimi do të vijojë edhe me tre faza të tjera, riparimi i çatisë, i interierit, si edhe i hapësirave që janë të uzurpuara nga pronarë të tjerë.
* * *
Nga ana tjetër, në gazetën “Koha” shkruhet se një tjetër problem për këtë ndërtesë, e cila pretendohet të kthehet në muze, qëndron në kontestin juridik me ish-pronarin. “Kjo është një prej arsyeve që ka zvarritur dhe pengon ndërhyrje në ato pjesë të shtëpisë, të përvetësuara vite më parë e që figurojnë me një pronar tjetër. Kreu i Drejtorisë së Trashëgimisë, Pasko Kuzman pohon ndër të tjera se edhe pse zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi i ka kërkuar personalisht përshpejtimin e punimeve dhe restaurimin e të paktën sallës kryesore, duket se shanset janë tepër të vogla”, shkruhet në këtë gazetë. “Restaurimi është një proces që do të zgjasë, shoqërohet edhe me shumë tenderë dhe formalitete që ngadalësojnë ritmin dhe është e vështirë, që deri në nëntor të mund të përfundojë qoftë edhe restaurimi i sallës kryesore”, pohon Kuzman. Punimet kanë nisur rreth katër muaj më parë, pas vendimit të Qeverisë dhe akordimit të një buxheti prej 14 milionë dinarë për përfundimin e projektit. Ndërkohë që konflikti pronësor vazhdon të mbetet i hapur. Ministria e Kulturës nuk arriti as atëherë dhe as tani të realizojë marrëveshjen me pronarin e katit përdhes, kompensimin e “pronësisë” në hapësira të tjera.

Burimi: Gazeta Panorama

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Kriza financiare dhe masat për zbutjen e pasojave të saj

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Fajtorët e kësaj krize të dënohen dhe përfituesit neglizhentë të mbajnë mbi shpatulla humbjet.

 

Kriza në tregjet ndërkombëtare është sot në qendër të komenteve në shtypin gjerman.

 

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” kërkon dënimin e fajtorëve:  “Kundërshtarët e kapitalizmit shohin të dëshmuar dështimin e tregut. Edhe në vetë rradhët e përkrahësve të ekonomisë së tregut shtohen dyshimet për të mirat e tregjeve. Përsa kohë në to fitimet janë individuale por humbjet socializohen, kjo nuk është e habitshme. Tërbimi i taksapaguesve është i madh dhe i kuptueshëm. Do të ishte e rëndësishme që fajtorët e kësaj krize të dënoheshin dhe përfituesit neglizhentë të mbajnë mbi shpatulla humbjet. Por kjo fatkeqësisht nuk do të ndodhë gjithmonë. Grykësia dhe frika duhet të rëndojnë sërisht në anët e peshores në të ardhmen. Nuk do të jetë e lehtë të gjehet ekuilibri i duhur mes mbikqyrjes së domosdoshme dhe rregullave radikale. Por një gjë pritet me siguri: koha e parasë së lirë ka marrë fund njëherë për njëherë.”

 

“Münchner Merkur” komenton krizën bankare në SHBA dhe fajëson administratën Bush: “Njoftimi se bankave do t’u merren borxhet e këqija dhe pjesë të tëra të tregjeve financiare praktikisht do të shtetëzohen është një deklaratë falimentimi e qeverisë Bush. Ky është falimentimi i dytë. Në Irak fuqia perëndimore lider u dorëzua moralisht. Tani pason rrëfimi se kapitalizmi i egër i ushqyer nga Bush, në të cilin xhonglerët e financave u lejuan të mbushin xhepat pa pengesa në Wall Street, duke injoruar humbjet, e ka çuar botën në buzë të humnerës. Kushdo që t’a pasojë Bushin në post: ai do ta gjejë vendin të groposur nën një mal borxhesh përpara bombës së ardhshme me sahat.”

 

Së fundi shkëpusim nga “Thüringer Allgemeine” e cila pyet se në llogaritë e kujt kanë shkuar paratë e humbura në tregjet e kapitalit. Citojmë: “Në Amerikë po shpërthen socializmi dhe Xhorxh Bush marshon në krye. Kush e kishte imagjinuar këtë? Fillimisht numri i çuditshëm me bonuset në dollarë për nxitjen e konsumit, tani shtetëzimi i sektorit financiar. A mos është pushtuar nga Bush nga djalli? Vetëm pak kohë më parë çdokush që mendonte t’i vinte kufij tregjeve cilësohej heretik. Para së gjithash të vjetrit e përjetshëm në Europën e vjetër. Zemër lepuj që nuk kuptonin asgjë nga prerja moderne e parave. Tani kjo situatë. E kur flasim për fitimet? Ku janë ato në të vërtetë? Pasi dikush ia ka hedhur tjetrit duke i shitur instrumenta financiarë pa vlerë. Tani vetëm një gjë ka mbetur: pas kësaj që po ndodh gjysma e Wall Street e ka vendin pas kangjellave të burgut.”

 

Burimi: DW-World

Sipas kryetarit të PS-së Edi Rama hetimi ndaj kryeministrit duhet të bëhet pasi ai është paralajmëruar për tragjedinë e Gërdecit para se ajo të ndodhte.

 

Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste u zhvillua ditën e martë në qytetin e Vorës, pak kilometra larg vendit ku ndodhi tragjedia e 15 marsit në fshatin Gërdec, ku humbën jetën 24 persona, ndërkohë që mbetën të plagosur rreth 400 të tjerë. Një çështje që ka diskutuar Asambleja ishte dhe çështja Gërdeci, ku kryetari i PS kërkoi nga prokuroria që të përfshihej në hetime dhe kryeministri Sali Berisha. Sipas Ramës, vetëm një ditë më parë ishte publikuar një dokument, sipas të cilit kryeministri kishte marrë paralajmërime për tragjedinë para se ajo të ndodhte dhe për këtë ai duhej të përfshihej në hetime për të shpjeguar pozicionin e tij. Rama e përshkroi Berishën si „kryeshkaktarin e asaj ngjarje të rëndë”.

Të martën një gjykatës i Apelit në Tiranë ka shqyrtuar kërkesën e njërit prej të arrestuarve kryesorë për tragjedinë e Gërdecit, drejtorit të kompanisë shtetërore të tregëtisë së armëve, Ylli Pinari. Avokatët e Pinarit argumentuan se klienti i tyre duhej të ndiqej në gjëndje të lirë pasi nuk përbënte ndonjë rrezik për tu larguar jashtë vendit, apo të kryente ndonje vepër tjetër penale. Por gjykatësi pasi ka dëgjuar dhe arësyetimin e prokurorit të cështjes vendosi që Ylli Pinari të vazhdojë të qëndrojë në burg, deri sa ndaj tij të kishte një vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

 

Arben Muka / Tiranë

Burimi: DW-World

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Zigzag-dëgjuesit pyesin Imer Selmanin

Skena politike në Maqedoni prej para disa ditësh është pasuruar edhe me një forcë të re politike shqiptare- Demokracia e Re.

 

Zoti Selmani para kësaj ishte nënkryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe ish-ministër i Shëndetësisë në qeverinë e kaluar. Largimi i tij u pasua me komente të ndryshme.

Kjo është arsye që i ftuari ynë i radhës është kryetari i saj, Imer Selmani.

Keni pyetje për zotin Selmani?

Pyetjet dërgojini përmes formularit, në anën e djathtë të po kësaj faqeje.

Ato, së bashku me numrin e telefonit, duhet të na mbërrijnë deri të mërkurën. Pyetjet anonime nuk do të merren parasysh.

Programi Zigzag drejtohet nga Seladin Xhezairi dhe transmetohet çdo të premte e të hënë në emisionin e mëngjesit BBC Sot, pas orës dhjetë.

Burimi: BBC

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Kreditë: A janë të rrezikshme?

Tregjet financiare në Amerikë, në Evropë dhe në Azi po përjetojnë një javë të vështirë.

NË SHBA, falimentoi njëra prej katër bankave më të mëdha investuese në SHBA, Lehman Brothers dhe autoritetet ndërhynë për të shpëtuar një tjetër, Merrill Lynch dhe kompaninë më të madhe të sigurimeve në botë, AIG.

Zhvillimet në SHBA, që u reflektuan më rënien e vlerës së aksioneve në bursat në mbarë botën, ishin një kujtesë se kriza e kredive, e nisur para mbi një viti në SHBA, ende vazhdon.

Pasojat ekonomike të zhvilllimeve të vitit të fundit në SHBA, janë të dukshme për bizneset dhe për konsumatorët e thjeshtë.

Gjatë secilit muaj të këtij viti është shtuar numri i të papunëve.

Ndërkohë në Perëndim, po bëhet gjithmonë më e vështirë dhe më e shtrenjtë për të siguruar kredi për konsumatorët dhe për bizneset.

Tregjet e kredive dhe ai i sigurimeve në Shqipëri dhe në Kosovë janë relativisht të rinj.

Cila është gjendja e tyre dhe a ka gjasë që kriza e kredive që po përjeton perëndimi të ndjehet në Shqipëri?

A kanë arsye kreditorët shqiptarë që të shqetësohen momentalisht dhe në afat të gjatë?

Cilat janë mësimet që mund të nxirren nga kriza aktuale globale dhe masat që mund të merren për ta shmangur një krizë të ngjashme në të ardhmen në Shqipëri dhe Kosovë?

Këto janë çështjet që do t’i diskutojmë në Forumin e BBC-së.

Të ftuar të BBC-së do të jenë specialistë të kësaj fushe, por ne jemi të interesuat të dimë dhe mendimet, përvojat tuaja.

Nëse jeni kreditor në ndonjë bankë në Shqipëri apo Kosovë dhe keni ndonjë pyetje për të cilën kërkoni përgjigje, mund të na e dërgoni duke plotësuar formularin në të djathtë.

Po ashtu mund të na shkruani dhe për përvojat dhe për shqetësimet që mund të keni.

Nëse jetoni në SHBA apo në Perëndim, mund të na tregoni se si po e përjetoni gjendjen ekonomike aktuale.

 Burimi: BBC

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Harland: Dallimet mbi Kosovën do vazhdojnë

Zëvendëshefi i UNMIK-ut David Harland ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Kosovën ka krijuar një problem të vecantë në sistemin ndërkombëtar.

Ndërsa dallimet mes vendeve më të fuqishme për këtë çështje do mbesin pa marrë parasysh vendimin eventual të Gjykatës.

Ai i ka thënë të përditshmes beogradase “Veçernje Novosti” se për shkak të iniciativës së Serbisë që të kërkojë mendimin e GJND-se për lishgjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, çështja e Kosovës do të komplikojë marrëdhëniet edhe në periudhën e ardhshme.

“Duhet të përpiqemi që ta zgjidhim situatën në plan aftagjatë dhe kjo është e mundur vetëm me ndihmën e BE-së”, ka thënë Hartland.

Ai ka kujtuar se mandati i UNMIK-ut vjen nga Këshilli i Sigurimit OKB-së, por se misioni ndërkombëtar derisa nuk merr instruksione të qarta nga KS i OKB-së, do të bashkëpunojë në mënyrë pragmatike me EULEX-in.

Ai ka shfaqur shpresën se Beogradi dhe Brukseli do të arrijnë marrëveshje mbi misionin e EULEX-it.

Burimi: Europa e Lire

Përfaqësuesit e Mali të Zi sipas të gjitha gjasave do të përmbahen me rastin e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për propozimin e Serbisë që të kërkohet mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

 

Një burim nga kreu i lartë shtetëror malazez ka thënë për gazetën “Republika” të Podgoricës se kjo çështje është shumë delikate për Malin e Zi dhe se janë të vetëdijshëm që çdo zgjidhje do të kritikohet.

“Po t’i kishim thënë ‘po’ kërkesës së Serbisë do të na shihte për të madhe Perëndimi, po të themi ‘jo’ na sheh për të madhe Serbia, andaj të përmbajturit në këtë moment është opsioni më i mirë”, ka thënë bashkëbiseduesi i gazetës në fjalë, duke shtuar se do të përcjellin me vëmendje reagimet e shteteve perëndimore dhe të SHBA-ve për nismën e Serbisë.

Ndërkaq gazeta tjetër malazeze “Vijesti” pohon se presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryeministri Millo Gjukanoviq “po fshehin taktikën për New York”. Ata në deklarata të veçanta iu kanë shmangur përgjigjeve direkte se si do të shprehet Mali i Zi në Asamblenë e Përgjithshme të KB në New York për propozimin e Serbisë.

Burimi: QIK

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Pse duhen bashkuar Kosova e Shqipëria

EKSKLUZIVE/ Akademiku i njohur flet për Kosovën e pas 17 shkurtit, sfidat e rreziqet: Maqedonia dhe Mali i Zi kanë ndërruar politikën, jo zemrën

URIM BAJRAMI

Ka guxuar edhe më parë të flasë për nevojën e
bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por kësaj
radhe, ai rendit të gjitha arsyet pse duhet të
ndodhë ky bashkim. Akademiku i njohur, Rexhep
Qosja, thotë se është në interesin e përgjithshëm të
shqiptarëve të bashkohet Kosova me Shqipërinë. Madje,
sipas tij, kjo është më e pranueshme edhe për fqinjët ballkanikë.
“Për shqiptarët është shumë më mirë të jetojnë
në një shtet më të madh e më të fortë sesa në dy shtete më
të dobëta, më të varfra”, thotë akademiku Qosja, gjatë
një interviste ekskluzive për “Shqip”. Në këtë intervistë,
ai flet për Kosovën e pas 17 shkurtit, sfidat që e presin
shtetin e ri, por edhe rreziqet e jashtme e të brendshme që
i kanosen, qëndrimin e deritanishëm të Maqedonisë dhe
Malit të Zi, por edhe të Rusisë, të cilin e konsideron “tregti
politike”, punën e qeverisë “Thaçi”, pozicionin e hershëm
e të tanishëm të Shqipërisë etj.
Profesor, Kosova e shpalli pavarësinë e
saj më 17 shkurt të këtij viti. Çfarë prisni pas
kësaj?
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës shtet më 17
shkurt, pres që Kosova të bëhet vërtet shtet, të funksionojë
si shtet i pavarur. Nëse i emërtojmë gjërat saktë,
siç janë, do ta themi se Kosova është e pavarur vetëm
nga Serbia, ndërsa vazhdon të jetë një lloj protektorati,
por tani jo më i Kombeve të Bashkuara, po, kryesisht, i
Bashkimit Evropian. Po, mirë, kjo e vërtetë, tani për tani,
nuk do të duhej të na e prishte qejfin posaçërisht. Sovranitetet
tradicionale të të vegjëlve kanë marrë fund
në botën gjithnjë e më të globalizuar.
Gati 7 muaj pas shpalljes së pavarësisë
kanë filluar problemet e para: rikonfigurimi i
UNMIK-ut, misioni EULEX dhe përplasjet
me Zanierin, kërkesat për negociata të reja
Beograd-Prishtinë dhe beteja e vazhdueshme
diplomatike e Serbisë për të bllokuar procesin
e njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës.
Ç‘po ndodh kështu? Pse kaq probleme?
Ishin të pritshme reagime të tilla. Si e parashikoni
situatën më tej?
Meqenëse e njoh, besoj, çështjen e Kosovës jo vetëm
nga ana politike, por edhe nga ana e historisë dhe e
kulturës; meqenëse e njoh, besoj, çështjen e Kosovës
në raportin me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe
Shqipërinë, nuk do të thosha se Kosova ka hasur në aq
shumë probleme pas shpalljes së pavarësisë. Nuk
bëhet lehtë shteti. Dhe, Kosova nuk është shpallur lehtë
shtet dhe nuk është reale të pritet që, vërtet, të
bëhet lehtë shtet. Ka më vështirë dhe ka më keq. Po të
mos ishin SHBA-të, problemet, me të cilat do të ballafaqohej
Kosova e shpallur shtet, do të ishin shumë
herë më të mëdha. Dhe, të gjitha këto, pra, nuk duhet
të na befasojnë, kurse të na dëshpërojnë – kurrsesi.
Para 17 shkurtit, ndarja e Kosovës po konsiderohej
gjithnjë e më shumë si një variant
i mundshëm. Për fat të mirë, nuk ndodhi. Por
tani rreziku duket sikur është shtuar: protesta
të serbëve në Mitrovicë, pushtime institucionesh
zyrtare, zëra për krijimin e një grupi
serb brenda strukturave shtetërore të sigurisë
etj. Ç‘duhet të bëjmë për ta shmangur
përgjithmonë një rrezik të tillë?
Nocioni ndarje nuk e ka më kuptimin që e kishte
deri tani. Eshtë bërë nocion disi i përbërë. Mund të
flitet për një ndarje të brendshme dhe një ndarje të
jashtme. Enklavat serbe brenda Kosovës bëjnë jetë
shoqërore, politike dhe administrative pothuajse
ndaras pjesës tjetër të Kosovës. Mitrovica Veriore, që
nga ditët e para pas Luftës, është e shkëputur prej
Kosovës! Shtërpca po përpiqet të bëhet si Mitrovica
Veriore. Çka do të thotë kjo? Do të thotë se Kosova jeton
e ndarë përbrenda. Dhe, më tej: do të thotë se
sovraniteti i mbikëqyrur, apo më qartë e thënë, sovraniteti
i sunduar i Kosovës tani nga Bashkimi Evropian
dhe SHBA-të nuk zbatohet plotësisht edhe mbi
enklavat serbe dhe Mitrovicën Veriore!
Sovraniteti i mbikëqyrur, i sunduar, i Kosovës në
gjithë territorin e saj do të zbatohej po të ishin më të
vendosur mbikëqyrësit e sovranitetit të Kosovës. Sa do
të zgjasë gjendja e sotme, nuk mund ta di. E di se Serbia
nuk do të lirohet as lehtë, as shpejt prej mitologjisë
mesjetare për Kosovën. Nuk e di si do të jetë raporti i
forcave në skenën politike botërore pas njëzet, tridhjetë
a pesëdhjetë vjetësh, por e di se historia nuk ka
marrë fund, dhe e di se rendi i tanishëm botëror nuk
është i përjetshëm, dhe e di se do të ketë edhe rende të
tjera botërore dhe, kam drojë, se në ndonjërin prej atyre
rendeve të mëvonshme botërore, po të ketë raport
të ndryshuar të forcave, në të cilin do të jenë të “shpërfillur”
shqiptarët, mund të jemi të detyruar të ballafaqohemi
prapë me Serbinë. Të mos e mendojmë
këtë, domethënë të jetojmë sot për sot, domethënë të
jetojmë pa shikim larghedhës dhe pa vizion për ardhmërinë
tonë. Po ju përsëris një pyetje që jua pata drejtuar
para shpalljes së pavarësisë: Ish-kryeministri
i Kosovës, Bajram Rexhepi, para do
kohësh propozoi shkëmbimin e pjesës veriore
të Mitrovicës me Luginën e Preshevës. Si
ju duket ky propozim? A është apo jo një
“pazar” i arsyeshëm?
Siç dihet, në çdo tregti marrin pjesë dy a më shumë
palë. Një “pazar” i tillë do të ishte i arsyeshëm, i leverdishëm
për ne, por jam i sigurt se nuk e pranon pala tjetër,
e cila mendon se do të mbajë edhe Mitrovicën Veriore,
edhe Luginën e Preshevës!
Të flasim pak për fqinjët më të afërt. Serbia,
ashtu siç pritej, nuk e njohu dhe nuk do
ta njohë, sikurse është shprehur, pavarësinë
e Kosovës. Por nuk e kanë njohur as
Maqedonia dhe Mali i Zi. Sipas jush, cilat
janë arsyet?
Kur dëgjoj se çka flitet në institucionet politike e
shtetërore në Tiranë dhe, pjesërisht, në Kosovë për
politikën e Malit të Zi dhe të Maqedonisë ndaj Kosovës
dhe Shqipërisë e, mandej, ndaj Serbisë dhe ishrepublikave
të tjera të ish-Jugosllavisë, më duket se
po dëgjoj njerëz që kanë zbritur prej Marsit, që nuk
kanë as dijen më të paktë për politikën e deridjeshme
të Malit të Zi e të Maqedonisë! Po nuk janë më shumë
se tetë-nëntë vjet që Mali i Zi dhe Maqedonia ishin
kundërshtare të zjarrta, të vendosura sa edhe Serbia,
të idesë së pavarësisë së Kosovës. Ishin kundërshtare
të zjarrta, të vendosura sa edhe Serbia, të kërkesave
të ish-udhëheqjes kosovare për rikthimin e autonomisë
së vitit 1974, mandej të kërkesave të lëvizjes studentore
për republikë brenda Jugosllavisë, mandej
të kërkesës për pavarësinë e Kosovës.
Do të thoni: kanë ndërruar? Po, do të përgjigjem: e
kanë ndërruar gjuhën. Tani edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia
flasin me gjuhë tjetër për Kosovën dhe për Shqipërinë
shtetërore. Historia e re e Ballkanit dhe e
Evropës, pas rënies së komunizmit, i ka detyruar edhe
Malin e Zi, edhe Maqedoninë ta ndërrojnë gjuhën
politike, dhe vetë politikën; por nuk jam i sigurt se e
kanë ndërruar edhe zemrën. Retorika ndërrohet lehtë,
kurse zemra shumë vështirë. Për këtë arsye them: nuk
duhet të bëjmë ne trysni as mbi Malin e Zi, as mbi
Maqedoninë që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Nuk
është kjo politikisht e mençme. Kosova e pavarur do të
jetë e pavarur edhe pa njohjen e tyre. Mirë është për ne
të na njohin, sepse i kemi fqinjë të parë dhe sepse atje
jetojnë bashkëkombës tanë, por le të na njohin kur ta
quajnë vetë të arsyeshme. Më në fund, edhe Mali i Zi,
edhe Maqedonia, edhe Greqia do ta njohin Kosovën jo
për shkak të Kosovës, jo për shkak të Shqipërisë a shqiptarëve,
po për shkak të vetes. Kështu, për fatin tonë,
i ka sjellë punët historia e re. Dhe, ky fat nuk do të duhej
të na bënte shumë kërkues ndaj fqinjëve. Të mos e
harrojmë atë të popullit: mos u kapardis kur të shkojnë
punët mirë dhe mos u lig kur të shkojnë keq!
Po Rusia, pse vazhdon të këmbëngulë
në veton e saj, edhe tani që Kosova e ka
shpallur pavarësinë dhe e kanë njohur gati
50 shtete?
Shpresonit në ndonjë ndryshim të mundshëm
pas rokadës Putin- Medvedev?
Rusia është shtet i madh, e shtet i fortë dhe politika
e jashtme, madje, as e brendshme, e shteteve të tilla të
mëdha e të forta nuk ndryshon as lehtë, as shpejt. Ato
bëjnë politikë të vijave të gjata, historike. Politikën e
ndërrojnë lehtë e shpejt shtetet e vogla, të cilat jeta i
shtrëngon të ndërrojnë fytyrën shpesh. Rusia është
vëllai i madh i Serbisë dhe, siç është parë, nuk e ka
harruar dhe nuk do ta harrojë vëllazërinë. Po nuk është
kjo e vetmja arsye pse Rusia nuk e njeh Kosovën: arsye
për këtë janë edhe interesat e saj gjeopolitike. Arsyen
e dytë, pse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Rusia e
tregoi shumë shpejt në politikën ndaj Gjeorgjisë – në
Osetinë e Jugut e në Abkhazi. Tani, mbasi e njohu pavarësinë
e Osetisë së Jugut dhe të Abkhazisë, Rusia do
të duhej ta njihte pavarësinë e Kosovës. Nuk e bën këtë,
ndoshta, pa qenë e sigurt se vendet perëndimore do t‘i
njohin Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë. Tregti politike.
A ka rreziqe që i kanosen shtetit të ri të
Kosovës? Nëse po, ç‘rreziqe janë dhe si mund
të shmangen?
Më sipër fola për rreziqet që i vijnë dhe mund të
vazhdojnë t‘i vijnë Kosovës shtet prej Serbisë, prej
Mitrovicës Veriore dhe prej enklavave serbe, në qoftë
se nuk e pranojnë bashkëjetesën qytetare në Kosovë.
Këto rreziqe ne mund t‘i shmangim mbi të gjitha në
bashkëpunim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.
Por, janë edhe disa rreziqe që Kosovës mund t‘i vijnë
prej vetvetes. Me rreziqet e këtilla ne, zakonisht, nuk
merremi dhe nuk dëshirojmë të dëgjojmë të flitet për
to. Historia ka dëshmuar se rreziqet e brendshme për
një shtet shpesh mund të jenë më shkatërruese se të
jashtmet. I frikësohem shumë shtetit të kalbur përbrenda:
të kalbur sidomos në pikëpamje morale, në
pikëpamje shpirtërore, në pikëpamje kulturore, në
pikëpamje juridike. I frikësohem shumë njeriut të pandërgjegje,
njeriut të papërgjegjshëm në pushtet. I frikësohem
shumë njeriut me mendje të rrudhur në pushtet.
I frikësohet shumë njeriut primitiv në pushtet, që
nuk sheh tjetërkënd pos të vetëve. I frikësohem
shumë, sidomos, mafies politike në pushtet. Politika
është kimi prishëse dhe, në të lehtë e shpejt prishen
kur e kur edhe të qëndrueshmit e lëre më të gatshmit
për prishje. Parandalimi i prishjeve të brendshme nuk
është i lehtë, kurse shërimi prej tyre tepër, tepër i kushtueshëm.
Ndihmona, Zot!
Si mund të shmangen këto rreziqe të brendshme?
Besoj se shmangen: me funksionimin e shtetit të së
drejtës; me parandalimin e mundësive për privatizimin
e shtetit; me një politikë sociale sa më të drejtë;
me largimin prej politikës të të korruptuarve dhe të
atyre që duan të bëjnë politikë shtetërore me farefis,
me miq, me servilë, me grupe mafioze!
Kosova ka tashmë Presidentin, Parlamentin,
Kryeministrin dhe Qeverinë, bashkë
me institucionet e tjera shtetërore. Si e
vlerësoni punën e tyre të deritanishme? Po
situata politike mos duket si e qetë apo
është, vërtet, e tillë?
Institucionet shtetërore të Kosovës, që kanë dalë
nga zgjedhjet e fundit (e këto ishin zgjedhje në të cilat
fituan ata që duhej të fitonin: çlirimtarët e Kosovës) siç
po shihet i kanë filluar disa nisma që kanë ngjallur
shpresa te qytetarët. Kanë filluar të veprojnë kundër
disa të këqijave që kanë lëshuar rrënjë të thella në
politikën, në ekonominë, në administratën tonë: e
kanë filluar betejën kundër krimit të organizuar, korrupsionit,
hajnisë, plaçkitjes. Kanë filluar të mendojnë
për trajtim tjetër, më normal të arsimit, shëndetësisë, e
mund të presim të fillojnë të mendojnë për trajtim më
normal, ndryshe, edhe të shkencës dhe të kulturës. Por,
a do të kenë mjaft kondicion? A do ta çojnë deri në fund
betejën kundër këtyre të këqijave – e kjo është çështje
tjetër. Do të shihet. E, për Kosovën dhe për ta është
tepër e rëndësishme ta çojnë deri në fund këtë betejë,
t‘i çojnë atje ku e kanë vendin të korruptuarit, hajnat,
shpërdoruesit e detyrës. Është e rëndësishme që ekonominë,
kulturën, shkencën, arsimin ta çlirojnë prej
disa grupeve mafioze, që veprojnë si dorë e zgjatur e
disa zyrtarëve dhe disa drejtuesve në institucione të
larta të ekonomisë të shkencës, të arsimit e të kulturës.
Është e rëndësishme ta privojnë pushtetarin dhe,
në përgjithësi, nomenklaturën politike dhe shtetërore
prej privilegjeve, që ia ka krijuar ajo vetes gjatë tetë
viteve të shkuara. Është e rëndësishme që Qeveria, Kuvendi,
t‘i kenë duart e pastra dhe duarpastër të dalin
para popullit dhe para të huajve. A do të ngjajë kjo – do
të shohim. Uroj të mos kemi nevojë të mendojmë, të
flasim e të shkruajmë për këta të sotmit, si për ata që i
bënë shpurat e veta nga pesëdhjetë metra të gjata, që
deshën ta bëjnë Kosovën me Shtëpi të bardhë, si ajo e
Titos në Beograd, që deshën ta bëjnë Kosovën me
Ditën e Presidentit, siç ishte Dita e stafetës së Titos, si
ata që deshën funksionarëve t‘u bëjnë pallatin e
punës, të pushimeve e të luksit në Gërmi, si ata që me
mjetet publike të Kosovës bënë shtëpi për vete që,
mandej, me para publike e zgjeruan edhe më, si ata që
duke shpërdorur detyrën u bënë shpejt e lehtë pasanikë
të mëdhenj në kushtet e Kosovës së varfër. Në politikë,
si edhe në çdo punë tjetër, është e rëndësishme si
e fillon; por edhe më e rëndësishme është si e vazhdon
dhe e përfundon punën. Do të shohim si do ta vazhdojnë
këta që e filluan mirë. I sigurt nuk jam plotësisht
në pastërtinë e vazhdimit të tyre.
Cila është e ardhmja e shtetit të Kosovës
në raport jo vetëm me Shqipërinë, por edhe
me Maqedoninë, Serbinë apo dhe Malin e Zi,
duke pasur parasysh se në këto vende jetojnë
shumë shqiptarë?
Marrëdhëniet e Kosovës dhe të Shqipërisë, të Shqipërisë
dhe Kosovës, janë një çështje e veçantë.
Çfarë do të jenë marrëdhëniet midis tyre, çfarë cilësie
dhe çfarë qëllimi historik do të kenë ato marrëdhënie
duhet të mendojnë bashkë klasa e tyre politike dhe
intelektuale – të mendojnë dhe të vendosin në pajtim
me vullnetin e popullit të tyre. Marrëdhëniet e
Kosovës me Maqedoninë, me Malin e Zi dhe me
Serbinë nuk varen vetëm prej Kosovës po dhe prej
Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe prej shqiptarëve
që jetojnë në këto shtete. Koha e ardhshme
mund të sjellë shikime të reja, qëllime të reja
dhe marrëdhënie të reja në Ballkan. Mund të mendohet
se ndryshimet gjeopolitike në Ballkan nuk
kanë marrë fund; rikonstruktimi i hapësirës ballkanike,
duket, mund të vazhdojë ende.
A na duhet një platformë e veprimit ndërshqiptar
dhe e integrimit të faktorit shqiptar
në Ballkan?
Nuk ka dyshim se rrethanat ndërkombëtare në
fund të shekullit XX dhe, tani, në fillim të shekullit XXI
e kanë favorizuar dhe vazhdojnë ta favorizojnë faktorin
shqiptar. Kjo kohë i ka sjellë popullit shqiptar mundësi
që nuk i ka pasur prej shekullit XV e këndej. Do t‘i
shfrytëzojnë shqiptarët këto mundësi për t‘u konsoliduar
si komb, për t‘u zhvilluar, për të përparuar, për t‘u
rritur në pikëpamje politike, ekonomike, kulturore dhe
qytetëruese – për t‘u bërë një komb, vërtet, modern,
varet shumë, shumë prej tyre. Kemi njerëz mendjeshkurtër
që faktorin shqiptar, dhe Kombin shqiptar, duan
ta fragmentarizojnë, por kemi edhe njerëz me shikime
të tjera, historike. Pa politikë të integrimit të faktorit shqiptar
këto mundësi nuk do të shfrytëzohen. Eshtë e
vërtetë se në Kosovë, më hapur se në Shqipërinë shtetërore,
po rritet grupi i separatistëve, që synon t‘i largojë
sa më shumë shqiptarët e Kosovës me ata të Shqipërisë.
Në disa fakultete, në Akademinë e Shkencave
e të Arteve të Kosovës e në disa institucione kulturore
veprojnë disa vetje që e kanë gjetur edhe realizimin
intelektual, edhe leverdinë në atë separatizëm brenda
kombit shqiptar. Ç‘është e vërteta, këtë ideologji të
tyre paramoderne, prapakthyese, e nxisin disa qarqe
të jashtme dhe, duket, ndonjë ambasadë në Prishtinë.
Mund të jetë se edhe institucionet shtetërore të Kosovës
përjetojnë trysni për t‘i ndarë edhe kombëtarisht
Kosovën e Shqipërinë!
Nuk keni hezituar të shpreheni mbi bashkimin
e shqiptarëve, e më konkretisht të Kosovës
me Shqipërinë. Po ju citoj: “Do të
ndodhë një ditë, sado që po shtohet numri i
feudalëve dhe i bujkrobërve të tyre, që e
kundërshtojnë deri në vetëmohim një ide të
tillë”. I qëndroni ende këtij mendimi dhe
pse? Më mirë dy shtete shqiptare në rajon
apo një dhe më i madh e më i fortë?
Si të mos e kem edhe më tej, gjithnjë, këtë mendim.
Është interes historik, është interes jetësor, është interes
ekonomik, është interes i përgjithshëm i shqiptarëve
që të bashkohet Kosova me Shqipërinë. Për
shqiptarët është shumë më mirë që të jetojnë në një
shtet më të madh e më të fortë sesa në dy shtete më të
dobëta, më të varfra. Kjo është më e pranueshme, besoj,
edhe për fqinjët ballkanikë. Më në fund, Kosova
gjithmonë, deri në vitin 1912, i ka takuar asaj tërësie
gjeografike dhe etnike që është quajtur Shqipëri. Vetëm
ashtu, të bashkuar, shqiptarët bëhen, vërtet, të zhvilluar,
të fortë, në Ballkan. Vetëm ashtu ata do të mund të
arrijnë që të shtojnë vlerat e tyre të përgjithshme dhe
të lirohen prej të këqijave. Kosova do ta lironte Shqipërinë
prej të këqijave tipike për të, e Shqipëria Kosovën
prej të këqijave tipike për Kosovën.
Normalisht, Plani i Ahtisarit u konsiderua
dhe, siç po duket, konsiderohet ende i mirë.
Por seç kanë filluar të dalin ca probleme të
vogla. A mund të kishim një më të mirë se ai?
LëvizjaVetëvendosja i ka bërë një përimtim të bindshëm
dhe në pjesën më të madhe të pikave plotësisht
të drejtë atij Plani. Ai është Plan që e lejon federalizmin
apo, madje, konfederalizimin e Kosovës. E
federalizimi a konfederalizimi i Kosovës nuk do parë
si ai i Zvicrës. Ky i Kosovës është plot me rreziqe për
nesër. Kjo domethënë se mund të kishim një plan më
të mirë se ai. Po, siç dihet, Ahtisari nuk e kishte lehtë:
prej tij pritej të bënte një Plan që do t‘i bënte qejfin
krejt botës dhe babait!
Sigurisht, për interesa dhe arsye të ndryshme,
ka spikatur roli i SHBA dhe i Evropës
në përkrahje të pavarësisë. Analistë të
shumtë po vërejnë një tërheqje disi të pashprehur
të Shteteve të Bashkuara dhe angazhim
paksa të dukshëm të institucioneve
evropiane. Pse ky ndryshim rolesh?
Kosova është në Evropë dhe një ditë, të shpresojmë
jo shumë vonë, do të pranohet në Evropën e Bashkuar.
Tani mbasi në pjesën më të madhe është kryer puna,
është kryer në radhë të parë në sajë të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, ato – SHBA-të mund t‘i lënë më
shumë mbikëqyrje, e kjo mbikëqyrje do të thotë sovranitet,
Evropës në Kosovë. Por faktori amerikan, politika
amerikane, mbetet këtu edhe nëse zvogëlohet
prania e amerikanëve në Kosovë. Nuk i mendoj mirë
punët e Ballkanit pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Midis pavarësisë e pushtetit, Berisha zgjodhi rrugën e dytë”

Qosja: Meidani dhe Godo, jashtëzakonisht parimorë

Shqipëria ka pasur një rol jo fort të ekspozuar
ndaj çështjes së Kosovës. E ka mbështetur
fort, por duke dashur të mos krijojë probleme,
ka mbajtur qëndrim të moderuar. I pyetur
se si i duket pozicionimi i Shqipërisë përballë Kosovës
dhe ç‘mbetet për t‘u përmirësuar midis nesh,
akademiku Qosja përgjigjet:
Çka ka më të vetëkuptueshme se populli shqiptar
në Shqipëri ta dëshirojë dhe ta mbështesë
pavarësinë e Kosovës. Dhe, kjo është politikisht
dhe moralisht e arsyeshme, e natyrshme,
e domosdoshme. Ashtu e ka përkrahur
lirinë e vëllezërve të vet. Dhe, ashtu përkrahet
një zgjidhje politike kombëtare në Ballkan, me
të cilët përmbushen interesa jetësore, historike,
të përshtatshme dhe të ardhshme të
popullit shqiptar në Kosovë, të popullit shqiptar
në Shqipëri dhe të popullit shqiptar në
Maqedoni, në Mal të Zi e në diasporë.
Përkrahja e Shqipërisë ndaj Kosovës dhe pavarësisë
së saj është shprehur fuqishëm, sidomos
në prag të Luftës dhe, mandej, gjatë
Luftës. Pa Shqipërinë nuk do të mund të bëhej
lufta çlirimtare në Kosovë, pa dyshim, dhe pa
Shqipërinë nuk do të mund të mbahej UÇK-ja.
Të gjitha këto që thashë nuk duan të thonë,
ndërkaq, se forcat politike, në Shqipëri, të
rreshtuara njëra kundër tjetrës në luftën politike
për pushtet, nuk kanë treguar dobësi, më
të vogla a më të mëdha në qëndrimet ndaj Kosovës,
të cilat në shkencën historike do të
shpjegohen në të ardhmen. E di, personalisht,
se ish-kryetari i Shqipërisë, Rexhep Meidani,
kryetar i Shqipërisë në çastet vendimtare për
luftën në Kosovë dhe për pavarësinë e Kosovës,
dhe kryetari i Këshillit për Politikë të Jashtme
të Kuvendit të Shqipërisë, Sabri Godo,
ishin jashtëzakonisht parimorë dhe të
palëkundshëm, të pakompromis në
përkrahjen politike, diplomatike dhe tjetër të
Kosovës e të luftës së saj. Dhe, e di, personalisht
se ish-kryetari i Shqipërisë, Sali Berisha,
ka bërë shumë varavinga në politikën e tij ndaj
Kosovës dhe lëvizjes kombëtare në Kosovë
dhe këto varavinga të tij, për të cilat kam shkruar
(në librin Fjalor demokratik) kushtëzoheshin
prej luftës së tij për pushtet në Shqipëri.
Jo njëherë ai e ka varrosur idenë e pavarësisë
së Kosovës, i bindur se ashtu po
përkrahej e lavdërohej prej disa faktorësh
ndërkombëtarë. E kam të ruajtur deklaratën e
Lordit Kerington, në të cilën ai theksonte: Shqipëria
ka kryetarin që është kundër kërkesave
për pavarësi të Kosovës, sepse ato kërkesa
nuk i përkrahin as faktorët ndërkombëtarë!
Kush nuk e di sot se ky ish-kryetar i Shqipërisë
e furnizonte Serbinë e Millosheviçit me naftë
kur OKB-ja e kishte vënë në bllokadë dhe kush
s‘e di se ai ishte kundër Konferencës së Rambujesë.
Dhe kundër bombardimeve! E të mos
flas tani për disa veprime të tij nëntokësore, për
të cilat është marrë vesh tani vonë.
Unë, natyrisht, nuk e them se ai ishte deri
në fund kundër pavarësisë së Kosovës, por
them se midis pavarësisë së Kosovës dhe pushtetit
të tij në Shqipëri, ai zgjidhte të dytën!
Me pyesni se çfarë më duket pozicionimi i
Shqipërisë përballë Kosovës sot? Eshtë pozicionim,
kryesisht, i dëshiruar. Po të mos harrojmë:
edhe sot, si deri sot, pozicionimi i Shqipërisë
shtetërore ndaj Kosovës varet nga politika
amerikane dhe evropiane ndaj Kosovës.
Çfarë ka për të përmirësuar midis nesh?
Shumë. Shumë. Shqipëria dhe Kosova nuk e
kanë përcaktuar ende në asnjë pikë politikën e
ndërsjellë ndaj ardhmërisë së tyre. Po, kjo është
një temë e madhe, për të cilën duhen organizuar
debate në media dhe tubime shkencore.

Vijon në numrin e ardhshëm

 

Burimi: Gazeta Shqip

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Protesta masovike të opozitës në Shqipëri

Dy partitë më të mëdha të majta në Shqipëri, ajo Socialiste e Edi Ramës dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, për sot caktuan protesta masovike.

 

Dy partitë, kanë arritur t`i tejkalojnë mosmarrëveshjet disamujore dhe kanë paralajmëruar bashkim.
Në takimin e të mërkurës, Rama dhe Meta kanë paralajmëruar se qëllimi i bashkimit është përmbysja e Qeverisë së kryeministrit Sali Berisha, të cilin e akuzojnë për reformat e dobëta në vend.
Dy liderët nuk pajtohen vetëm rreth çështjes së braktisjes së Parlamentit, për çka angazhohet Meta, ndërsa kjo është e papranueshme për Ramën, i cili konsideron se opozita luftën e saj politike duhet ta zbatojë në Kuvend.
Në protestat e sotme, opozita sërish do të kërkojë përgjegjësi për tragjedinë e Gërdecit.

Burimi: Makfaks

 

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Greqia ka njohur pasaportat e Republikës së Kosovës

Lajmin për vendimin e qeverisë greke që të njoh pasaportat zyrtare të Republikës së Kosovës ia kumtoi kryeministrit kosovar, Hashim Thaçit, shefi i zyrës ndërlidhëse greke në Prishtinë, Dimitris Moschopoulos.

Ai shtoi se shteti grek është i gatshëm të ketë një bashkëpunim me Kosovën edhe në segmente të tjera.
“Them se ky është një hap i mirë dhe një dëshmi për vullnetin e mirë të Greqisë ndaj Kosovës. Jemi në dispozicion që ta ndihmojmë Kosovën dhe t’i thellojmë marrëdhëniet tregtare, ekonomike, politike e kulturore. Jemi të gatshëm që të japim viza për pronarët e pasaportave të Kosovës në Zyrën ndërlidhëse greke në Prishtinë”, tha Moschopoulos.
Vendimi i qeverisë greke për njohjen e dokumenteve zyrtare të udhëtimit të Kosovës u mirëprit nga ekzekutivi kosovar, numri një i së cilit, Thaçi, shprehi bindjen se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Athina zyrtare nuk do të vonojë shumë.
“Unë e ripotencoj se edhe Maqedonia edhe Mali i Zi besoj se nuk do të vonohen me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu edhe me Greqinë ne kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyeshme. Greqia është pjesë e rëndësishme e komunitetit ndërkombëtar dhe besoj fuqishëm se athina do të merr vendimin në kohën e duhur të përgjigjet me interesat e shtetit grek në relacion me njohjen e realitetit të ri të Kosovës”, deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
Deri më tani pasaportat e Republikës së Kosovës i kanë njohur një numër i madh shtetesh ku, ndër të tjera, hyjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, Japonia si dhe vendet e rajonit si Maqedonia dhe Mali i Zi.

Edona Peci

 

Burimi: Alsat-M

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Kuvendi ndëshkon me kritika politikën e jashtme të Kosovës

Shkruar nga Agron Halitaj    

Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ballafaqohet me opozitën në Kuvendin e Kosovës 

Të pakënaqur me nivelin e ulët të njohjes së shtetit të Kosovës dhe me mënyrën e funksionimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, deputetët opozitarë kanë kërkuar nga ministri Hyseni që të japë dorëheqjen nga posti ministror dhe t’ua lëshojë vendin njerëzve që kanë kredenciale të mjaftueshme për ta përfaqësuar Kosovën në shtetet e jashtme

Burimi: Koha ditore

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Ademi: Shumë shpejt do të njihet pavarësia e Kosovës

Qeveria e Maqedonisë shumë shpejt do ta njoh pavarësinë e Kosovës, kështu u shpreh zv/kryeministri Abdylaqim Ademi duke mos saktësuar datën se kur do të ndodh ajo.

 

Sipas tij, kjo do të ndodh në momentin kur edhe do t’i nevojitet vetë Kosovës njohja e pavarësisë nga shteti fqinj Maqedonia. Sipas Ademit, qeveria është në kontakt e sipër edhe me Malin e Zi që njohja e pavarësisë së Kosovës të ndodh në të njëjtën ditë.

“Ne si qeveri por edhe si subjekt politik që jemi në Qeverinë e Maqedonisë nuk dëshirojmë që këtë proces ta lidhim me data dhe periudha të caktuara por mendojmë se dalngadalë është krijuar ambient dhe kushte për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kjo në radhë të parë për të kontribuar në marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore me Kosovën dhe Maqedoninë pastaj për të kontribuar edhe në lëvizjen e lirë edhe të mallrave edhe të qytetarëve, të shkëmbimit tregtar. Prandaj konsiderojmë se Maqedonia edhe më herët ka mbajtur një qëndrim parimor se do të ndjek hapat e shteteve aleate duke ndjekur SHBA dhe vendet e BE-së. Maqedonia mendojmë se nuk mund të bëj politikë përjashtuese sa i takon rajonit duke inkuadruar këtu edhe Kosovën dhe shpresojmë se kjo do të ndodh në një moment kur Kosovës edhe do t’i duhet njohja e pavarësisë nga Maqedonia”, deklaroi zv/kryeministri Abdulhaqim Ademi.

 

Fondacioni “Vodafone Albania” do të rindërtojë shkollën 9-vjeçare të fshatit Gërdec në bashkinë e Vorës (Tiranë), e shkatërruar nga shpërthimi famëkeq i 15 marsit 2008.

Puna do të realizohet përmes një investimi prej rreth 25 milionë lekësh. Burime zyrtare pranë këtij fondacioni bënë të ditur dje për gazetën se rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare të Gërdecit do të nisë brenda kësaj jave. Sipas burimeve të mësipërme, investimi për shkollën nga fondacioni “Vodafone Albania” është pjesë e ndihmës që ka dhënë ky fondacion për banorët e dëmtuar nga shpërthimi i depos së demontimit të municioneve në 15 mars në fshatin Gërdec. Shuma e akorduar në këtë drejtim, së bashku me atë për rindërtimin e shkollës, arrin në vlerën totale 30 milionë e 400 mijë lekë. Në datën 15 mars të këtij viti, në fshatin Gërdec (Vorë), ndodhi një shpërthim i fuqishëm në një depo demontimi të municioneve ushtarake, që shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e qindra të tjerëve si dhe dëme të shumta materiale.

18 Shtator 2008

Burimi: Gazeta Albania

Posted by: arber56 | September 19, 2008

LSI nesër në protestë me PS: Të largojmë Berishën

Sekretari I Përgjithshëm I LSI Petrit Vasili, tha se krerët e LSI do të jenë sëbashku me PS nesër në protestën e pasdites. Sipas LSI kjo lëvizje bëhet për të larguar kryeministrin Berisha.

TIRANË – LSI do të jetë sëbashku me PS nesër në mitingun e pasdites. Në një deklaratë për median, sekretari I Përgjithshëm I LSI Petrit Vasili ka deklaruar se “kryesia e LSI vendosi të marrë pjesë në protestën e nesërme te opozites. Ky vendim është në përputhje të plotë dhe në vijim të linjës tepër të qartë politike të LSI dhe prioritetit kryesor të saj, imponimit të dorëheqjes së Berishës”.
Më tej në përfundim të deklaratës Vasili u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë në protestë. “LSI u bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve të saj dhe të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen protestës se opozites, kundër kryeministrit të fatkeqësive, tradegjive, vdekjes dhe varfërisë dhe lajtmotivi politik i yni, sot, nesër dhe deri ditën e shporrjes së Berishës nga pushteti do të jetë: Berisha të ikë sot, nesër është vonë! Me Berishën s’ka reforma, por vetëm viktima”, përfundon Petrit Vasili.

Burimi: (a.s/Balkanweb)

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Rasmussen: Pavarësia e Kosovës është plotësishtë legale

Njohja e pavarësisë së Kosovës është në pajtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare, deklaroi kryeministri i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen në takimit e sotëm me presidentin Sejdiu.

 

“Njohja jonë e Kosovës nuk do të ndikohet në çfarëdo aspekti nga kjo edhe nëse Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendos të miratojë kërkesën serbe për Kosovën. Sipas mendimit tonë njohja e pavarësisë së Kosovës është në pajtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare”, tha Rasmussen.

Gjithashtu, z. Rasmussen theksoi se zhvillimi ekonomik është çështja kyçe për Kosovën.

“Unë konsideroj se zhvillimi ekonomik është çështja kyçe për Kosovën. Duhet të bëjmë çmos për hapjen e vendeve të punës dhe zvogëlimin e papunësisë në Kosovë”, tha Ramussen i cili premtoi se do ta nduhmojë Kosovën në këtë drejtim.

Presidenti Sejdiu pasi që e falënderoi kryeministrin e Danimarkës, për përkushtimin në mbështetje të mëtutjeshme të Kosovës, e siguroi atë se Kosova do të jetë shtet demokratik i të gjithë qytetarëve , do të ketë një përkujdesje të veçantë ndaj komuniteteve pakicë si dhe do të ketë një qasje të veçantë për relacione jashtëzakonisht të mira me të gjithë fqinjët e vet, pra edhe me Serbinë nesër.

Burimi: INA

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Protestë për lirimin e të burgosurve të Brodecit

Familjarët e të Burgosurve të Brodecit të pakënaqur me vendimin gjyqësor dhe gjendjen e vështirë të të burgosurve protestuan sot pasditë në Tetovë.

Protestës i’u bashkangjitën edhe qytetarë tjerë si dhe Unionet studentore të Universitetit të UEJL-it dhe USHT-së në Tetovë.

Motoja e protestës ishte “Të gjithë në mbështetje të brodecasve”, ndërsa në protestë u vërejtën edhe disa pankarta ku shkruante “ Stop proceseve të montuara”, “ Ne jemi për paqe, kurse ju”etj.

Protestuesit kërkuan lirimin e menjëhershëm të të burgosurve të Brodecit sepse sipas tyre bëhët fjalë për një proces të montuar.

Në aksionin e policisë maqedonase të ndërmarrë në nëntor të vitit të kaluar në Brodec të Tetovës u vranë 6 persona , ndërsa 13 banorë të këtij fshati u arrestuan dhe bashkërisht u dënuan me gjithsejtë 198 vjet burg.

Burimi: INA

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Virus: Obama sex video!!!

Krijuesit e viruseve kompjuterike shpesh shfrytëzojnë ngjarjet aktuale për të shpërndarë plehrat e tyre nëpër internet, prandaj nuk është për tu çuditur aspak që një prej viruseve më të ri fshihet nën emrin e një materiali ‘demek’ pornografik të kandidatin presidencial Barack Obama.

Nëse rastësisht gjatë ditëve të fundit e keni pranuar ndonjë porosi në kutinë tuaj postare e cila përmban një lidhje interneti në gjoja filmin pornografik të kandidatin presidencial Obama, duhet t’ua tërheqim vërejtjen.

Në vend të Obamas, me prekjen e lidhjes së internetit do të përzieni gjerat në kompjuterin tuaj sepse, nëse nuk përdorni mbrojtjen e duhur, do ta infektoni atë me një trojan të quajtur Mal/Hupid-D.

Virusi i njëjtë do të futet në kompjuterin tuaj dhe do të mbledh të dhënat tuaja personale dhe fjalëkalimet e ruajtura si dhe informacione të ngjashme.

Për tërë këto që u përmenden tërheqin vëmendjen nga tabori I Sophos dhe theksojnë se porosia kontestuese është paraqitur me titullin ‘Obama sex video!!!’ dhe se gjoja vjen nga adresa infonews@obama. com.

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Burg se ka ofenduar Papën!

Një komediane italiane, e cila tha se papa do të dënohet në ferr për shkak të trajtimit të homoseksualëve nga ana e Kishës, mund të shkojë në gjyq, sepse e ka çnderuar papën, krim I dënueshëm me burgim.

Sabina Guzzanti, njëra nga satiristet më të shquara politike të Italisë, I bëri këto komente në korrik. Komentet e saj u publikuan gjerësisht.

Kisha në atë kohë shprehu “pakënaqësinë e saj të madhe me këto fjalë ofenduese”, por një paditës në Romë ka vendosur që komentet thyejnë ligjin që mbron nderin dhe dinjitetin e papës, I cili ishte miratuar nga Mussolini.

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Sillajxhiq kundër nismës serbe

Kryetari i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Haris Sillajxhiq, në mbledhjen e kësaj kryesie, të enjten, ka votuar kundër propozimit që BeH të mbështesë nismën serbe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që nga Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të kërkohet mendimi për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

 

Ky propozim ishte parashtruar nga Nebojsha Radmanoviq, përfaqësues serb në Kryesinë e Bosnjës.

Sillajxhiq, përndryshe anëtar boshnjak në këtë kryesi, ka thënë se, “Serbia nuk ka të drejtë as ligjore e as morale që të kërkojë qasje në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë, derisa e injoron dhe e shkel vendimin e këtij gjyqi për gjenocid në Srebrenicë, respektivisht derisa refuzon t’i dorëzojë të dyshuarit për gjenocid”.

Përfaqësuesi kroat në Kryesinë e BeH, Zhelko Komshiq ka abstenuar gjatë votimit.

Burimi: Telegrafi

 

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Gjukanoviq: Qëndrimi ynë për Kosovën në OKB

Presidenti malazez, Filip Vujanoviq, do ta kumtojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara qëndrimin zyrtar të Malit të Zi lidhur me çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, tha kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq.

“Ka mbetur ende mjaft kohë që Vujanoviq t’i zhvillojë konsultimet me faktorët kryesorë politikë në Mal të Zi”, ka thënë Gjukanoviq.

Burimi: Rel

 

Ish-kreu i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Soren Jessen Petersen, i tha BBC-së se nuk ka parë një strategji dhe aktivitet të institucioneve të Kosovës që do të inkurajonin dhe promovonin njohjet ashtu siç ka vepruar Serbia me përpjekjet për të bllokuar pranimin e pavarësisë.

Jessen Petersen tha se nisma e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do ta zgjasë paqartësinë në rajon dhe do të mbajë peng edhe Kosovën dhe gjithë Ballkanin.

Ai tha se kjo nismë nuk mund të ndryshojë faktin se Kosova është e pavarur, por mund të ndikojë në disa nga qeveritë dhe investitorët e huaj, që po e vlerësojnë ende hapin e tyre në raport me Kosovën.

Por Jessen Petersen tha se mbështetësi kryesor i Serbisë, Rusia nuk mund të vazhdojë ta ndihmojë më, sepse, sipas tij, e ka sakrifikuar Serbinë pas ndërhyrjes në Gjeorgji dhe njohjes së pavarësisë së Osetisë Jugore dhe Abkhazisë.

Ish-kryeadministratori i Kosovës tha se BE-ja duhet të jetë më e qartë me Serbinë dhe të dërgojë porosi për të nëse ajo e do BE-në apo Kosovën.

Sipas tij Serbia nuk mund të vazhdojë të kundërshtojë vendosjen e EULEX-it në Kosovë.

Burimi: BCC

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Tadiq udhëton drejt New Yorkut

Gjatë vizitës në New York, Tadiq pritet t’i ketë takime me përfaqësuesit e mbi 30 shteteve, anëtare të Kombeve të Bashkuara, nga të cilët do të kërkojë mbështetje për nismën e Serbisë që, nga Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të kërkoj mendim për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Tadiq do ta shfrytëzojë vizitën e tij edhe për t’i përmirësuar raportet ekonomike me shtete të ndryshme të botës, ndërkaq do të shoqërohet edhe nga ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq. /Telegrafi/ do të nisem më 21 shtator drejt New Yorkut, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblenë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Më 23 shtator ndërkaq, Tadiq pritet ti drejtohet me një fjalim kësaj Asambleje.

Gjatë vizitës në New York, Tadiq pritet t’i ketë takime me përfaqësuesit e mbi 30 shteteve, anëtare të Kombeve të Bashkuara, nga të cilët do të kërkojë mbështetje për nismën e Serbisë që, nga Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të kërkoj mendim për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Tadiq do ta shfrytëzojë vizitën e tij edhe për t’i përmirësuar raportet ekonomike me shtete të ndryshme të botës, ndërkaq do të shoqërohet edhe nga ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq.

Burimi: Telegrafi

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Montgomery: Serbia mund të fitojë vetëm satisfaksion moral

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, William Montgomery ka vlerësuar se, mendimi i Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, nuk do të ndryshonte asgjë në terren. Montgomery ka thënë se Serbia me këtë gjë do të mund të fitonte vetëm satisfaksion moral.

Në një intervistë për REL ai ka thënë se Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë është themeluar që të japë mendime për situata të ngjashme me situatën e Kosovës, respektivisht, kur paraqiten pikëpamjet diametralisht të kundërta të shteteve të ndryshme rreth një problemi të caktuar.

“Të kërkosh mendim nga ky gjyq është gjë racionale dhe e arsyeshme, dhe nuk shoh asgjë të keqe në këtë nismë. Çështje tjetër është nëse Serbia do të këtë dobi konkrete nga kjo gjë, duke marrë parasysh se mendimi i këtij gjyqi nuk është obligues si dhe ekziston mundësia që gjyqi të japë një mendim ambivalent”, ka vlerësuar ai.

Duke e komentuar deklaratën e Richard Holbrooke se Bashkimi Evropian nuk duhet ta pranojë Serbinë në gjirin e tij, pa e pranuar ajo Kosovën, Montgomery ka thënë se BE-ja dhe SHBA-të presin që – për hir të procesit që është ndërmarrë nga BE-ja në Kosovë, si dhe afrimit të Serbisë me këtë union – Beogradi të ketë një qëndrim me të butë ndaj Kosovës, duke e lejuar të zhvillohet dhe të funksionojë pa pengesa.

“Një pritje e tillë, jam i sigurt, se ekziston në Washington dhe Bruksel, por nëse do të shndërrohet në ultimatum – që do të ishte zhvillim negativ i ngjarjeve – nuk e di”, ka përfunduar ai.

Burimi: Telegrafi

 

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Agani: Krusha, simbol i sakrificës dhe i rimëkëmbjes

Kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani të martën vizitoi fshatin Krushë e Vogël, me që rast ky subjekt dhuroi mjete të konsiderueshme teknike nxënësve të kësaj shkolle.

 

Ferid Agani, lideri i Partisë së Drejtësisë të martën qëndroi në fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit ku vizitoi shkollën fillorë të këtij fshati. ” Fshati Krushë e Vogël është shembull i sakrificës dhe rimëkëmbjes” u shpreh Agani në takim me fshatarët e Krushës së Vogël.

Javë më parë Vizioni Rinor i këtij subjekti në Prizren kishte organizuar aksionin e tij tradicional me moton “10 cent një fletore, një fletoret  një buzëqeshje” me qëllim të sigurimit të mjeteve të nevojshme shkollore për nxënësit e këtij fshati. Me mjete të tubuara gjatë këtij aktiviteti janë blerë pajisje të nevojshme për 140 nxënës si fletore, vizore, ngjyrë, lapsa, goma dhe vizatime. Po ashtu për nevojat e shkollës është siguruar edhe një sintisajzer.

“Aksioni i sotëm është një hap simbolik dhe modest por në pajtim me mundësitë tona. Premtoj se Krusha e Vogël gjithnjë do të ketë përkrahjen e Partisë së Drejtësisë, parti e cila kërkon të drejtësi sociale” u shpreh Agani në takim me fshatarët. Ai shtoi se fshatarët e këtij fshati duhet të jenë krenar sepse shehidët e rënë këtu janë themel i shtetit të Kosovës dhe sakrificë më e vlefshme për atdhe.

Ndërsa drejtorja e shkollës fillorë “Zenel Hajdini” Shpresa Shehu falënderoj Partinë e Drejtësisë për këtë mbështetje. “Jemi mirënjohës ndaj Partisë së Drejtësisë për këto ndihma” u shpreh Shehu.

Regjimi serbosllav gjatë luftës në Kosova kishte bërë krime makabre në këtë fshatë duke mos lënë të gjallë po thuajse asnjë mashkull.

 

Burimi: Mesazhi

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Thaçi: Kërkesa e Serbisë “nismë e keqe”

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të enjten se nisma e qeverisë së Serbisë për të kërkuar vlerësimin për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në OKB, nuk kontribuon në përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

 

Duke e cilësuar atë si një “nismë të keqe”, Thaçi tha se me këtë veprim, Serbia po dëshmonte politikën e saj jovizionare në raport me paqen, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin rajonal si dhe me integrimet euro-atlantike.

Sipas tij, edhe në rast të vlerësimit të çështjes nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nuk do të thotë se ajo do të marrë qëndrim kundër pavarësisë së Kosovës.

Komisioni i Përgjithshëm i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka vendosur të mërkurën që ta përfshijë në rend të ditës një projektrezolutë të Serbisë.

Me anë të saj, Serbia kërkon që OKB-ja ta kalojë për shqyrtim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

 

Burimi: BBC

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Opozita kritikoi ministrin e jashtëm

Prishtinë, 18 shtator – Gjatë një interpelance sot në Kuvendin e Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni tha se dikasteri që ai drejton që nga themelimi është angazhuar për të lobuar për pavarësi dhe ka bërë analiza të çdo shteti veç e veç. “Aktivitetet kanë pasur një ndikim te vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, theksoi Hyseni para deputetëve. Gjithashtu ai tha se shumica e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë duke ndihmuar që edhe vendet e tjera ta bëjnë një gjë të tillë. Hyseni tha se shumë shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës por që e kanë në axhendë, ende hezitojnë të kenë kontakte në nivel zyrtar më Kosovën. Ky hezitim, shtoi ai, është rezultat i drojës se takimet në nivel të lartë me Kosovën do të interpretoheshin de fakto si njohje e shtetit të Kosovës, tha ministri Hyseni. Ai foli edhe për problemet me të cilat përballet ministria e jashtme. Por, deputetët nga radhët e Aleancës Kosova e Re, të cilët e kishin ftuar ministrin në interpelencë, kritikuan ministrin e jashtëm, për siç thanë ata, neglizhencë për çështje të lobimit për njohje nga shtetet anëtare të OKB së dhe mungesë të një platforme në bazë të së cilës do të punonte kjo ministri. Deputetët opozitarët ia rikujtuan një deklaratë të qeverisë të bërë muaj më parë se 100 shtete të botës do ta njohin menjëherë pavarësinë e Kosovës. Po ashtu edhe deputetët e partive të tjera opozitare kritikuan ministrin Hyseni, i cili në fund të debatit hodhi poshtë kritikat.

 

Burimi: QIK

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Rikthimi i ariut të bardhë dhe ribërja e hartave

Shkruan: Redi Shehu

 

Sigurisht që bombat ruse mbi Gjeorgjinë nuk ishin kësaj radhe one missed call në sekretaritë e Perëndimit. Ishin sinjali i qartë i rikthimit të vullnetshëm dhe të dhunshëm të ariut të bardhë dhe dalja e tij nga strofulla diplomatike. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO së fundmi, lodhi çdo shpresë ruse mbi ndaljen e ekspansionit të Perëndimit përmes NATOS në drejtim të saj dhe siç ndodh rëndom, kur gardhet prishen, atëhere dhuna zgjidh gjithçka.Papritmas boshti euro-atlantik perëndimor si bosht dominues, u gjend nën atmosferën përvëluese të një para lufte të ftohtë. Por, ajo që duket se po e shqetëson më shumë Perëndimin është përballja e vetme që ai duhet të bëjë me të paktën tre fronte apo akse botërore kundërshtare, të cilat jo pak kanë frenuar planet ekspansioniste të tij.

Duke filluar nga Boshti tashmë i shpallur i së Keqes që shtrihet nga Koreja e Veriut, Iran, Siri dhe mbaron në Venezuelë, Boshtin e Kuq që shtrihet nga Kina, Rusia dhe mbaron në Kubë dhe Boshtin Jeshil që përfshin një grumbull stërmadh vendesh myslimane.

Tani, pyetja shtrohet se, si do t’i vejë halli këtij planetit tonë të vogël piktoresk duke parë se të katër boshtet në fjalë janë posedues të armëve bërthamore të shkatërrimit në masë ?

Ajo që mendoj se do të ndodhë dhe që për të disatën herë ka ndodhur, është që Perëndimi dhe kryesisht SHBA do të duhet të rikonfigurojnë aleancat dhe për rrjedhojë edhe sloganet në mënyrë që të balancojnë përballjen e boshteve kryesore civilizuese. Për këtë nuk do të përbëjë ndonjë habi që tashmë Boshti i së Keqes të mos ketë më ngjyrë të gjelbër (myslimane) por ndoshta të kuqe dhe slogani që Perëndimi nuk negocion apo bën aleanca me shtete të ashtuquajtura “terroriste”, të interpretohet thjesht si një keqkuptim politik i së shkuarës. Lufta ruso-afgane vetëm se e vërteton këtë.

Kërcënimi i hapur i Rusisë për pozicionim luftarak në rast të vendosjes së sistemit amerikan të mbrojtjes anti-raketë në Poloni e Çeki të bën të mendosh se gjërat duhen marrë seriozisht dhe se përballja e re ruso-amerikane do të kërkojë aleanca të reja për të dyja krahët.

Vizita së fundmi e presidentit sirian Bashar el Asad në Rusi si dhe ato të mëhershmet të presidentit iranian Ahmedin Nexhat në po këtë vend, dhanë mesazhin e qartë se i ashtuquajturi Boshti i së Keqes, përfshirë këtu edhe Korenë e Veriut, do të profilizohen si shtete aleate me Rusinë.

Ndërsa bashkësia e shteteve myslimane e konturuar politikisht në Konferencën Islamike, edhe pse me firot e Iranit dhe Sirisë, tani për tani qëndron në një pozicion asnjanës por të vështirë politikisht për arsye se ky bosht civilizues ka marrëdhënie dhe aleanca politiko ushtarake me boshtin euro-atlantik nga njëra anë dhe marrëdhënie të forta të shkëmbimeve ekonomike me Rusinë dhe Kinën nga ana tjetër.

Ja përse Kosova, një njollë e papërfillshme në hartën gjeopolitike botërore, kthehet në një soj instrumenti matës të pozicionimeve të boshteve civilizuese botërore. Ja përse ato vende që u profilizuan si aleate te Rusisë (Iran, Siri, K.Veriut) nuk hezituan të mos njohin pavarësinë e Kosovës.

Ja përse Konferenca Islamike qëndron në një pozicion stand by për sa i përket Kosovës, sepse interesa më të mëdha gjeopolitike dhe influenca shumë më të mëdha se Kosova po luhen në këtë fillim mijëvjeçari.

Pra me pak fjalë i vetmi bosht i cili tashmë i ndodhur në këtë kapërcyell diplomatik dhe politiko-ushtarak,akoma i pa profilizuar qartë, është Boshti Jeshil ose politikisht të themi Konferenca Islamike, e cila duhet të përzgjedhë në mes Perëndimit dhe Lindjes ish komuniste si nocione aleancash politike.

Parë në këtë optikë mund të themi se edhe pozicionimi i KI-së për Kosovën do të bëhet njëkohësisht dhe njëtrajtshmërisht me pozicionimin e vet si bosht në hartën e influencave ndërkombëtare.

Por, duket se të fundit që kuptojmë këto zhvillime jemi ne shqiptarët e të dy anëve të kufirit. Edhe pse Serbia të gjithë gjenocidin e vet ndaj myslimanëve të Ballkanit e mbështeti tek teza e luftës ndaj fundamentalizmit islamik, sot me pafytyrësinë morale dhe politike është e para që vrapon për të lobuar në vendet e Boshtit Jeshil si bosht akoma i pa pozicionuar qartë.

Amerikanët po ashtu edhe evropianët, me nuhatjen e tyre politike, kanë dërguar përfaqësues të tyre pranë KI-së për lobing lidhur ke Kosovën, sepse ata dinë që prononcimi përfundimtar i KI-së në raport me Kosovën përbën edhe pozicionimin e njëmendtë të këtij boshti.

Vetëm ne shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës kemi luksin akoma të shpërfillim kontakte me këtë bosht dhe për më tepër me publicistë apo “mendimtarë” si Baton Haxhiu e ndonjë tjetër, të cilët sulmojnë çdo përpjekje që në fakt do të ishte me interesa historike kombëtare.

Por, pengesë serioze që blloku i vendeve të KI-së të mund të profilizohet në anën e perëndimit është Izraeli dhe çështja palestineze. Duke qenë se influenca izraelite është faktor vendimtar në politikën amerikane, kjo sjell një pengesë në përafrimin pa kushte midis perëndimit dhe KI-së.

Në këto pozita boshti i ashtuquajtur jeshil duket se ka dy rrugë; e para të bashkohet me boshtin perëndimor si vendimmarrje politike dhe e dyta të qëndrojë asnjanës si bosht duke luajtur politikisht dhe ekonomikisht midis Perëndimit dhe Rusi-Kinës. Nëse zgjedh këtë të dytën atëherë çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet në bllok por do të lihet të përcaktohet individualisht nga shtetet anëtare të këtij boshti.

Një gjë është tashmë e provuar, koha e simpatisë apo dashurisë politike ka marrë fund. Ajo që urojmë është që fakti i të gjendurit tonë në kryqëzime boshtesh civilizuese të mos kthehet edhe kësaj radhe në një makth.

 

01/09/2008

 

Burimi: Gazeta Start

BEQIR SINA, New York

 

Manaxheri i fushatës së McCain, Rick Davis, i “lutem Zotit, që kjo të mos jetë vepër e qëllimshme politike, dhe se dikush mund të qëndrojë pas këtyre Hakerve”. Prandaj tha Davis, nuk mund të bëjë komente pa dalë nga hetimet se nga kan ardhur këto E-Mail me viruese.

 

Juneau Alaska : 

Piratët” e internetit të njohur në këtë lloj shkence, si “fabrikantët” e prodhimit të një lloj viruesi – quajtur Hacker, i cili ka mundësi të depertojë në kompjuterin e çdo njerit, dhe të vjedh ose ndrrojë gjithëçka në sistemin tuaj kompjuterik, nuk la pa ngacmuar kësaj radhe edhe No 2, të republikanëve, kandidaten për nën presidente Sarah Palin.
Dje, gjatë gjithë ditës, është sulmuar web faqja zyrtare e guvernatores së Alaskës, kandidates për nën presidente zonjës Sarah Palin. Në web faqe është parë një ndryshim jo i zakonshëm i të gjitha imazheve dhe fshirje automatike e të gjitha llogravive të saja . Në mes të faqes është shënuar, me një logo virtuale Gawker.com  . Ndërkaq, në logon e llogarvive ekonomike materiale të pakuptimta.

Kjo, thanë zyrtarët e lartë të partisë republikane lë të kuptohet se web faqja zyrtare e e guvernatores së Alaskës, kandidates për nën presidente zonjës Sarah Palin, është sulmuar  nga hakerët e “pirateve”.  Por nuk kanë drejtuar “gishtin” tek asnjeri deri tani.
Vetë Palin, dhe stafi janë befasur kur kanë parë se një Hacker, i marrë nëpërmjet postës elektronike në Yahoo! E-Mail, ia kishte shkatërruar fare sistemin dhe ia ka fshirë krejt llogarinë e Palin prej kur ajo ishte guvernatore e Alaskës.

Manaxheri i fushatës së McCain, Rick Davis, deklarojë se stafi republikan i cili është i përfshirë në fushatën republikane për president, e sheh me shumë shqetësim shkatërrimin e llogarisë së kandidates për nën presidente Sarah Palin. ” Kjo është shokuese tha Davis, të ndërhysh deri në E-Mailin e Palin do të thotë se privatcia e çdo njerit nga ne është në “rrezik”, tha ai duke vijuar se i “lutem Zotit, që kjo të mos jetë vepër me qëllimshme politike, dhe se dikush mund të qëndrojë pas këtyre Hakerve”. Prandaj tha Davis, nuk mund të bëjë komente pa dalë nga hetimet se nga kan ardhur këto E-Mail me viruese.

Edhe vetë kandidatja për nën presidente governatorja e Alaskës, Sarah Palin, nuk pranojë të bëjë dje ndonjë koment rreth kësaj çështje, por pranojë se llogaria e saj në kompjutër nuk egzistonë më. Ajo kërkojë nga kompania Yahoo ! të ç’bllokojë menjëher sistemin dhe të normalizojë gjendjen. Një ekip ekspertësh nga më të mirët në SHBA-së, po merren me këtë punë tha Palin. 

Një zëdhënës i shërbimit sekret të FBI- tha sot se ata kanë rënë në gjurmët e “sulumesit” të kompjuterit të kanditates për nën presidente nga radhët e republikanëve guvernatores së Alaskës Sarah Palin. Ai tha se një faqe interneti Gawker.com  po hetohet. Nga kjo faqe ka dalë Hackeri i cili ka ndryshuar krejtësisht imazhin e faqes së internetit të guvernatores së Alaskës Sarah Palin.
Për arsye sigurie zëdhënësi i FBI, nuk dha hollësira të tjera sesi ka vepruar ky person, dhe se cili mund të ketë qënë qëllimi i tij.

 

Burimi: shqiperia

 

Posted by: arber56 | September 19, 2008

Debilizimi i njeriut shqiptar

Fatos Lubonja

Sot në shoqëritë perëndimore flitet gjithnjë e më me shqetësim për thellimin e pasojave negative të procesit të shndërrimit të botës në shoqëri thjesht e vetëm konsumiste.

Sot në shoqëritë perëndimore flitet gjithnjë e më me shqetësim për thellimin e pasojave negative të procesit të shndërrimit të botës në shoqëri thjesht e vetëm konsumiste. Pedagogu frëng Daniel Pennac e quan këtë proces « klientelizimi » i njeriut. Sipas tij, mësuesit nëpër shkolla dhe universitetite gjenden në një vështirësi të madhe sepse, ndërkohë që roli i tyre është të mësojnë nxënësit të mendojnë, të reflektojnë, të krijojnë, të thellojnë dijet, të njohin mendimin e Platonit, Aristotelit, Akuinit, Dekartit, Volterit, Zhan Zhak Rusoit, Kantit, Hegelit e me radhë, ata ndodhen përballë një nxënësi që dëshirat e tij nuk i ka aspak të drejtuara për këtej. Ai është formatuar me dëshirat e një klienti që kërkon të blejë gjëra sa më të bukura, sa më të shtrenjta, sa më moderne, të jetë i suksesshëm më mirë se sa të ketë pasionin e një pune që e frymëzon, të ketë para më mirë se sa të ketë moral e dije. Në vend të filozofëve të sipërpërmendur atë e tërheqin vipat e Big Brotherit e të spektakleve të super-reklamuar nëpër revista e televizione.

Ndër të akuzuarit kryesorë të këtij procesi janë edhe mediat, të cilat në vend që të emancipojnë njeriun, duke qenë instrumente të industrisë së konsumit, e manipulojnë atë – sipas Pennac e « klientizojnë » – duke krijuar një qënie të prirur të gjejë kënaqësi vetëm tek konsumi. Dhe duke qenë se blerja, dmth. fitimi i atij që shet, synon numrin më të madh të klientëve të mundshëm, kjo çon në standartizmin dhe uljen në nivele sa më gjithpërfshirëse, dmth. gjithëblerëse, dmth. gjithnjë e më banale, të shijeve.

Megjithatë kush ka fatin të jetojë në Perëndim mund të pohojë se atje gjen, sadokudo, antikorpe ndaj këtij procesi degjenerues, një sistem imuniteti që, gjithsesi, reagon. Vetë shkrimet e librat e njerëzve si Pennac janë shenjë e kësaj rezistence. Apo mjaft të kesh parasysh se feja dhe sistemi i vlerave të atij që dëboi tregëtarët nga Tempulli mbeten ende shtylla të rëndësishme morale të Perëndimit. Problemi është shumë më i madh kur ndaj këtij fenomeni nuk ka asnjë sistem imuniteti. Atëhere do të thoja se ndodhesh përballë efektit më degjenerues të “klientelizmit”, përballë karikaturës së tij që mund të quhet edhe “debilizimi” i njeriut. Kam parasysh me këtë fjalë një dobësim ekstrem mendor e shpirtëror të njeriut që me një gjuhë më popullore i thonë edhe budallallepsje.

Fatkeqësisht më vjen gjithnjë e më shpesh të përdor këtë fjalë teksa ndjek çfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare dhe posaçërisht në mediat tona me të cilat, për profesion, jam edhe më i lidhur. Më erdhi ta përdor përsëri termin “debilizim” teksa lexoja,  në faqen e parë të njërës nga të përtishmet më të shitura, “Panorama”, lajmin e madh mbi gjetjen e geneve që vërtetojnë gjakun tonë ARIAN.

“Kemi gjak të nxehtë mesdhetar”, duket se nuk është më e goditura për popullatën tonë. Të paktën kjo ka rezultuar nga analizat ADN-së, të kryera nga i vetmi laborator i specializuar në vend. Shkencërisht është e mundur që shqiptarët të kenë gjak ARIAN”. 

Ky është kryelajmi i ditës. Gazetari e ka shkruar «arian » me të madhe.

 “…është vërejtur se kemi të njëjtat defekte gjenetike (mutacione) si vendet e Evropës Veriore. Këtë e vërteton shpeshtia e një prej sëmundjeve gjenetike më të përhapura në këto vende, por edhe tek ne: Fibroza Cistike. Njësoj si nordikët 1 në 25 individë është mbartës i genit, që shkakton sëmundjen. Ndërsa në popullatën mesdhetare ai haset 1 në 40 raste”.

Qënka bërë, pra, nga një laborator i yni gjenetik një studim satistikor nga i cili del se ne u sëmurkemi thuajse dy herë më shumë se grekët apo turqit apo italianët, spanjollët, arabët, francezët nga Fibroza Cistike dhe kjo, për shkak të origjinës sonë ariane, sepse vetëm në Veri gjendet po kaq shpesh sa tek ne mutacioni gjenetik që e rritka predispozitetin e kësaj sëmundjeje gati dy herë.

Nuk jam kompetent i gjenetikës për të hyrë në detajet shkencore të këtij studimi. Por nuhas se kemi të bëjmë me një pseudoshkencë të ngjashme me atë të një linguisti që para disa vjetësh pretendoi se kishte zbuluar dokumente të shkruara në shqip shumë më të hershme se Meshari. Gjithsesi, analizën shkencore të këtij lajmi mund t’ua le gjenetistëve seriozë shqiptarë. Më vijnë ndërmend Ilia Mikerezi dhe Albana Rexhepi. Por, nga ana tjetër e ndjej se duhet reaguar si gazetar ndaj kësaj pseudoshkence dhe pseudogazetarie që po debilizon njeriu shqiptar. Sepse nuk është nevoja të jesh gjenetist, mjafton të kesh lexuar sadopak letërsi të vulgarizuar gjenetike dhe të njohësh sadopak historinë, të dish psh. se koncepti i racës ariane është një mit i nazizmit që nuk përdoret kërkund në botën që ka nxjerrë mësime nga Lufta e Dytë dhe aq më pak në atë shkencore, (përveçse kur bëhet fjalë për të njohur historinë e nazizmit) për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një manipulim ideologjik të shkencës të ngjashëm me manipulimet që i bënë darvinizmit nazistët në emër të krijimit të kultit të racës superiore. Vini re: gazeta e jep me gëzim lajmin paçka se bëhet fjalë për shpeshtësinë e një sëmundjeje. Mjaft të bëjmë pjesë në racën superiore, paçka se në këtë pikë qenkemi më inferiorë se popullsia përreth nesh, grekët, turqit, arabët, italianët, serbët e me rradhë. Kudo flitet se ushqimi mesdhetar i pasur me vaj ulliri e fryta zarzavate rrit jetëgjatësinë, por ne duket se jemi gati edhe të hamë dhjamë derri në vend të vajit të ullirit, të shkurtojmë edhe jetën, për të vërtetuar se jemi arianë. (Në fakt ka kohë që po hamë dhjamë derri apo më mirë të them sapunin për djathë).

Por ajo që më shqetëson më shumë nuk është gazetari (në këtë rast gazetarja). Jam i prirur t’i justifikoj e mirëkuptoj të rinjtë tanë sepse ata janë produkt i të rriturve. Ajo që më shqetëson më shumë është se shkrimi vjen si shoqërim i një interviste të drejtorit të rritur të atij që paraqitet në “Panorama” si i vetmi “laborator i specializuar” për analiza gjenetike, Grigor Zoraqit. Vjen pra nga rrethe që presupozohen shkencore.

« Pra, mund të konsiderohemi një popullatë me gjak arian? » – e pyet gazetarja me ankth të gëzuar drejtorin. Kurse ai përgjigjet: «Bazuar mbi këto të dhëna, gjenetikisht kemi të njëjtën përbërje genesh si vendet e Evropës Veriore. Por ky studim i kryer është pak për të dhënë garanci për këtë hipotezë, që është ngritur edhe më parë, po pa iu referuar gjenetikës. Ajo që mund t’ju them është që do të grumbullojmë të dhëna në vazhdimësi». Dhe, për këtë, sipas tij, «duhet një punë e madhe voluminoze në terren. Duhet një projekt i mirëfilltë i mirëmenduar, mbështetur dhe financuar”.

Me një fjalë pseudoshkencëtari do të holla për ta çuar më tej projektin e tij arian. Nuk i mjaftojnë paratë që dalin nga burrat që dyshojnë se gratë e tyre i kanë bërë fëmijët me të tjerë dhe shkojnë e bëjnë analizat rutinë të ADN së fëmijëve tek laboratori që ai drejton, (ky aktivitet shtjellohet në pjesën tjetër të shkrimit), por i duhen edhe para patriotike. Dhe nuk është pa gjasa që Akademia jonë e Shkencave e riformuar, por gjithnjë e më patriotike, t’i japë ndonjë kontribut për këtë projekt të madh. Dhe pastaj, duke përdorur formulën e zbulimit të tradhëtisë bashkëshortore nëpërmjet ADN së fëmijëve, drejtori ynë dhe akademikët tanë mund edhe ta çojë më tej punën e tyre patriotike duke dalluar ata shqiptarë që kanë gjak të pastër arian (që për fat të keq do të vdesin më shpesh nga Fibroza Cistike) nga ata shqiptarë që e kanë gjakun të përzjerë me turq, grekë, romë, vllehë, serb, evgjitë, italianë, francezë – e ku di unë çfarë ushtrish të tjera tradhtare kanë kaluar këtej për të na e ndotur gjakun.

E pabesueshme! Duke lexuar dialogun midis gazetares dhe drejtorit të duket sikur jetojmë një shekull prapa në kohë. Por pastaj paradoksalisht ve re se jemi në kohën e ADN-së. Të lind një ndjenjë e ngjashme me atë kur sheh përdorimin e avionëve supermodernë të mbushur me qënie njerëzore për të vrarë njerëz, si më 11 shtator në Neë York, apo me atë kur shikon njerëz të përdorin internetin për të përhapur ide terroriste. E nuk mund të mos ngresh një sërë pyetjesh: Mirë gazetarja e re nuk e di se teoria e «gjakut arian» të shqiptarëve është trumbetuar me të madhe në kohën e nazizmit, po ky shkencëtari nuk e di? Mirë gazetarja nuk e di se teoritë e nazistëve për racën ariane ishin një pseudoshkencë që rezultoi kriminale, po ky shkencëtari ynë nuk e di? Mirë gazetarja e shtypit tonë nuk di se midis tipareve gjenetike apo genomës së qënies njerëzore dhe tipareve karakteriale apo personalitetit të njeriut ka një hendek të madh që s’ka shkencë ta mbushë e se pikërisht vetëdija e këtij hendeku e ka skualifikuar edhe fjalën “racë” (pa le më fjalën “racë e pastër”), po ky shkencëtari si nuk e di? A nuk e dinë këta se njeriu dhe popujt identifikohen me kulturën dhe jo me racën? Po redaksia e gezetës që e ve në faqe të parë si nuk e di? A nuk po shohin ata se në SHBA ka shumë gjasa që të zgjidhet president i vendit metisi Obama? Ç’është kjo indiferencë e opinionit shkencor e intelektual të vendit ndaj skandalesh të tilla mediatike, apo në vend nuk ka më një të tillë?

Këtyre pyetjeve mund t’u shtosh një kryepyetje: Nga cila shkollë i peshkojnë këta të rinjtë tanë këto pseudoteori që i çojnë deri në absurd? Sepse teoritë naziste të superioritetit racor kishin një koherencë elementare me darvinizmin të paktën: ato synonin të provonin se gjermanët ishin gjenetikisht superiorë ndaj hebrejve, sllavëve, jugorëve, të zinjve, të verdhëve, kurse këta patriotët «sui generis» shqiptarë edhe në këtë pikë  mbeten “sui generis” sepse për t’u identifikuar me racën superiore  u referohen tipareve inferiore të të ashtuquajturve arianë. Por janë “sui generis” edhe sepse harrojnë se sa shumë kanë mburrur në faqet e gazetave faktin  se jemi i vetmi vend evropian që kemi shpëtuar hebrejtë nga… arianët. “Santa semplicita!” tha Jan Husi kur pa një plakë që u afrua zdruq, zdruq me një tufë drysh në dorë për ta hedhur në turrën e ndezur të druve mbi të cilin ai po digjej për së gjalli. “Falua Zot se s’dinë se ç’bëjnë!” tha Krishti për ata që po e kryqëzonin. Ky është eksklamacioni që mund të të dalë duke parë skandale të tilla në kërkim të shkollës që i ka formuar. “Falua Zot se s’dinë se ç’bëjnë”, se i kanë edukuar me surrogatin e dijeve parashkollore të muhabeteve të burrave e grave të rrjedhur e injorantë që edhe shkollën komuniste e kanë gjysmake, “falua” se nuk u kanë dhënë asnjë aftësi gjykimi mbi fenomenet që i rrethojnë dhe aq më pak për idetë që dëgjojnë, “falua” se jemi në kohën e krijimit të të thjeshtit deri në shenjtëri “hommo debilus” për të cilin punojnë me dhjetra televizione e gazeta e universitete publike e private, përveç partive politike.

“Falua!”, por kujdes!, ky njeri mund të jetë edhe shumë i rrezikshëm. Të ve në turrën e druve pa i bërë syri tërr. Sepse dijeni, po vazhduam kështu me teorite e skarcuara pseudoshkencore te shekullit të 19 jo vetëm do të vdesim më shumë nga  Fibroza Cistike, por po do vdesim akoma edhe më shumë nga injoranca dhe izolimi shkencor e mendor i njeriut të debilizuar shqiptar.

Burimi: Korrieri

Posted by: arber56 | September 19, 2008

REAGIM: Bekimi i priftit e mallkimi i Nënës

Ne Një debat që ka filluar në disa forume të internetit e që merr shkas një shkrim të botuar te gazeta e përditshme Koha Ditore e datës 28. 07.2008, me titullin “Familja Kabashi i kthehet fesë katolike” me nënshkrim Agron Gashi, ka shkaktuar një habi në qytezën  Gurrakoc të komunës së Istogut.

 

E para sepse në këtë vendbanim, ku shumica e banorëve përbëhet prej kabashëve, ç’prejse dihet dhe gjithmonë ka pasur dhe aktualisht ende ka shumë persona me emrin e bukur Bajram, që para së gjithash u vihet fëmijëve kur ata lindin në ditët e festës myslimane të bajramit, apo për të evokuar emra trimash e heronjsh shqiptarë siç ishin Bajram Daklani a Bajram Curri, apo ndonjë axhë, gjysh a dajë i famshëm me atë emër. Ky Bajrami që përmendet në shkrimin e cituar është, pra, një nga disa bajramat e shumtë kabashë e gurrakocas e tomocas. Le ta identifikojmë Bajramin e shkrimit të Kohës Ditore. Baba i tij, Hyseni dhe e ëma Fatimja, ia patën lënë këtë emër sepse ai kishte lindë, si fëmijë i tyre i pestë, ditën e parë të Bajramit të Madh të 1957-ës, në fshatin Tomoc. Le ta them menjëherë se pikërisht unë isha fëmija i parë i Hysen Ahmetit dhe i Fatime Osman Morinës, e cila ende rron dhe ka 85 vjet. Kjo le të jetë e qartë. Sepse askush nuk e ka hallin as i bëhet dert se ai më nuk dëshiruaka të jetë Bajram, natyrisht pos nënës sonë plakë, e cila nuk e gjen dot fillin se çfarë zori e shtyri birin e saj të ndërrojë fe… Ndoshta është mirë të sqarohet se Bajram Hysen Kabashi dhe reja e kunata jonë Ajshja, gruaja e tij, kanë edhe dy pasardhës, tashmë të rritur, Dardanin dhe Dardanën që i duam shumë jo vetëm pse ata nuk pasuan aktin shpërndërrues të prindërve të tyre. Që të mos lëmë asnjë mundësi konfuzioni, le ta themi se vajzën e vogël të tyre deri më sot të gjithë e kemi njohur dhe e njohim me emrin Puhizë, e jo, Driada, siç ka pohuar   çuditërisht i ati i saj.

 

E dyta punë. Kushdo ka të drejtën e mendimit të lirë, të ndërgjegjës dhe të besimit. Fundja, kështu shkruan edhe në nenin 18 të Deklaratës së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e njeriut. Dhe jo vetëm kaq. Po ajo deklaratë përmban edhe lirinë e individit për ndërrimin e bindjeve dhe të fesë. Edhe për këtë shkak personalisht e as familjarisht nuk na bëhet vonë, as na pikëllon dhe as na impresionon pse Kisha e Zallkuqit (Zllakuqanit) është bërë streha shpirtërore e Bajramit tonë konvertit. Por, na vjen keq pse Bajrami para se të bëhej Gjergj, ka një kohë që edhe me shkrim, edhe me deklarime, me sjellje, (të cilat kulmuan në raportin e përmendur të Kohës Ditore), tregoi se veprimi apo akti i tij i shpërndërrimit po bëhej, më shumë se nga bindja, nga urrejtje e papërmbajtur,e pajustifikueshme dhe me asgjë relevante e argumentuar kundër fesë islame. Ndërkohë që besimit islam i kanë takuar së paku 10 breza nga filli gjenealogjik familjar. E njëjta gjë vlen edhe për nënën tonë, familja e së cilës ndër breza kanë qenë myslimanë të përkushtuar jofanatik. Me urrejtjen e tij të shprehur, ikjen e vet nga myslimanizmi në kristianizëm Bajram Kabashi e ka bërë në mënyrën më të pandershme të mundshme, skajmërisht të padinjitetshme dhe aspak burrërisht.

 

Me deklarimet e tij ai ka fyer rëndë ndjenjat fetare të shumicës së shqiptarëve, posepo edhe të familjes së tij pak më të gjerë. Por, besoj se as katolikët e shumtë shqiptarë, të ndershëm e të mençur siç dijnë të jenë ata, nuk mund të ndjehen mirë kur brenda komunitetit të tyre shohin t’u jetë futur një njeri me kaq obsesione, me aq paragjykime, me aq paranojë e me aq urrejtje, shkurt, një njeri që shkatërroi të gjitha urat mbi të cilat ka kaluar mbi 50 vjet të jetës së tij. Nuk besoj se dikush mund të ndjehet mirë kur ka pranë vetes atë që ka këputur fijet e marrëdhënieve të deritashme njerëzore, që ka shkelë me këmbë mbi një jetë të tërë të përbashkët familjare dhe që në fund ia ka bërë shkrum zemrën e nënës plakë, duke ikur për në Norvegji (ku jeton pandërprerë nga lufta e këndej).

 

Le të jetë si të jetë, inshallah Bajrami tash e tutje, bile si Gjergj, do të gjejë paqen shpirtërore dhe këndelljen e tij shëndetsore.  E nëse do të ngre farë shtëpie (gjë që deri tani nuk e ka bërë), atëherë do të shohim nëse transferi i tij paska qenë  dobiprurës… 

 

E treta ka të bëjë me priftin. Nëse duhet t’i besojmë shkrimit e nënshkrimit të gazetarit Agron Gashi, ai prift u quaka Don Pren Kola. Dhe prifti i nderuar paska pas thënë:

 

“… kthimin në fenë e vjetër, familja Kabashi e ka bërë me dëshirën dhe vullnetin e vet dhe me përkrahjen edhe nga të afërmit e tyre.”(kursivi ynë)

 

Nëse këtë ia ka thënë Bajrami, të cilit prifti ynë ia paska bërë të mundshme të bëhet Gjergj, atëherë, unë me të gjithë pjellën e Hysenit e të Fatimes, minus Bajrami, deklaroj(më) me keqardhje se me rrenë e paska nisë fenë e re (a të të moçme, si të dojë). E nëse këtë prifti e ka nga mendja dhe goja e tij, atëherë edhe prifti duhet të qortohet për shpifje e gënjeshtra dhe duhet paralajmërohet, dhe ne po e paralajmërojmë seriozisht, se për një shpifje të tillë mund të paditet në gjyq.

 

E katërta ka të bëjë prapë me priftin, por më shumë me gazetarin. Edhepse ky farë Agron Gashi të lë përshtypjen e një zëdhënësi të paguar nga prifti. Në fakt tërë shkrimi s’është gjë tjetër pos një propagandë e ultë, arrogante dhe primitive fetare dhe përçarëse. Më shumë se një çerek shekulli jetoj në Evropë dhe ende nuk më ka rastisë që të lexoj që gazetarë e gazeta serioze të vihen në shërbim të klerit, të kishës e të hapjes së faqeve të tyre për propaganda fetare. Bashkësitë e komunitetet fetare kudo në botë kanë mediat e tyre. Le t’i ketë edhe Bashkësia Islame, edhe Kisha Ortodokse, edhe Kisha Katolike. Atje le të shkruajnë sa të duan dhe sa herë të duan për transfere të ngjashme ndërfetare. Ky farë prifti ynë duke keqpërdorur një gazetar (sheshazi) të papërvojë të një gazete me përvojë dhe që lavdërohet për profesionalizëm, me paralajmërimin-thirrje (!) se të dielën e ardhshme grigja katolike do të begatohet edhe me konvertim edhe të 16 anëtarëve të familjes Mehaj nga Prigoda, ka ra shumë poshte dhe është zhveshur në tendenciozitetin dhe fanatizmin e tij brutal fetar. Koha Ditore dhe gazetari Gashi do të duhej të mos kishin rënë në gracka të tilla që cënojnë objektivitetin e gazetës dhe dëmtojnë profilin e një gazetari. Koha Ditore ka abuzuar me konstruktit gjuhësore Familja Kabashi, Familja Mehaj, Ndërsa dihet se se në Podgur, kabashë e mehaj janë qindra familje.

 

A mos po kujton prifti zallkuqas (zllakuqanas), Pren Kola se është viti 1990 kur shqiptarët patën hedhur librezat e kuqe të Lidhjes së Komunistëve dhe në vend të 200 mijë sa kishte Lidhja e Komunistëve të Kosovës, u bënë për pak ditë 500 mijë anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës? Lum prifti! Transferi i para gati dy decenieve ishte i motivuar atdhetarisht dhe diç e tillë nuk mund të ndodhë edhe njëherë, sidomos jo kur thirrjet bëhen për mobilizime mbi baza të një feje kundër fesë tjetër. Grigja e besimtarëve nuk shtohet pse një Bajram bëhet Gjergj, një Ajshe Anë, pse duke abuzuar me një fëmijë, një emër i bukur me tingëllimë shqip Puhizë bëhet për shqiptarët Driadë asgjëdomethënëse…, pse 16 mehaj nga Prigoda, punë e madhe, mund të ndërrojnë fe e emra… Sepse, edhe Gjergji, edhe Ana, edhe Puhiza si dhe mehajt (farefisi i Ajshes), do të shkojnë në Norvegji, a nuk iku kësodore edhe Bajrami ynë, ose Gjergji i ri 51 vjeçar…, dhe pasi “të bëjnë letrat”, duke u ankuar para autoriteteve azildhënëse se janë nën presion   nga “islamistët e dhunshëm”, do të vijë ndonjëri prej tyre gjatë pushimeve që të shohin dhe të angazhohen edhe për konvert-transfere të tjera, me qëllim që ta zbrazin Kosovën dhe ta lënë të shkretë pishinën e bukur dhe, në këtë rast krejtësisht të pafajshme në Zallkuq.

 

Krejt në fund, pasiqë prifti në mënyrë fort hileçare na ka përmendur si familje, respektivisht të “afërm” që gjoja e e paskemi mbështetur aktin e kthimit të Bajramit në katolicizëm, kam autorizimin të deklaroj në emër të farefisit e të familjes së ngushtë e të gjerë se ne as kemi ditur se çfarë fabrikonte me kokën e tij Bajram Kabashi. Dhe për të qenë të ndershëm deri në fund, ne të gjithë mbesim me shumë bindje dhe shumë krenarë në fenë tonë, në besimin e baballarëve e të nënave, të gjyshërve e të gjysheve, të stërgjyshërve e stërgjysheve…, duke e konsideruar atë të mrekullueshme e të hyjnueshme. Por me një ndryshim nga desh e dele të reja (në trajta Bajramash-Gjergjash), bashkuar grigjës së Don Pren Kolës, ne nuk urrejmë e nuk fyejmë fetë e tjera, as besimtarë të konfesioneve të tjera minoritare jomuhamedane në trojet shqiptare…,  dhe më gjerë në botë. Ky është edukacioni ynë ardhur nga familja dhe predikuesit e fesë së Muhamedit a.s.. Bajramit neve nuk kemi çka i themi, feja e tij e re, ishte zgjidhja e tij  e lirë, ndërsa trishtimin që ai i ka shkaktuar nënës sonë, po pati fuqi njerëzore, le ta injorojë… Pastë kohë e paftë nëse për të ishte më i rëndësishëm e njerëzor sakramenti i priftit apo dhimbjet që ai i ka shkatuar Nënës Fatime, të dashur për gjithë Gurrakocin dhe rrethinën.

 

Krejt në fund: ai, sado i lajthitur, nevrik…, sado tepër i paqartë dhe paragjykues në konceptet e tij mbi fetë, kombin, kulturën e historinë, megjithatë është dhe do të mbetet vëllau ynë nga nëna e baba, nga gjaku e gjuha, trolli që na ka rritë, nga gjinjtë e vetëm të nënës sonë (shqiptare myslimane e devotshme) që na kanë ushqyer. “Vëllezërit tanë myslimanë” apo “vëllezërit tanë shqiptarë ortodoksë” si dhe “vëllezërit tanë katolikë”, janë shprehje tepër të fuqishme dhe nuk rrënohen dot nga Dom Pren Kola dhe aleancat e tij kundërkombëtare e anticivilizuese.

 

Salih KABASHI

 

(Edhe në emër të familjes së Hysen, Selim e Smajl Kabashit nga Gurrakoci, Tomoci, Tomoci i Epërm e Lubjana)

 Burimi: alb-muslimstudents

Posted by: arber56 | September 18, 2008

Kriza e kredive, bankat humbin 60 milionë dollarë në 6 muaj

Rritje e frikshme e kredisë së keqe, BSH: Në çdo 3 muaj, humbasin 30 mln USD

Julian Llupo

 

Kredia e keqe rritet me ritme të frikshme dhe Banka e Shqipërisë pranon se një situatë e tillë do të vazhdojë. Për 6-mujorin e parë të këtij viti, kredia e keqe ka kaluar 60 milionë dollarë. Por kjo është vetëm shuma e kredive të humbura që janë shtuar në këtë 6-mujor, pasi nëse i shtohen edhe kreditë e humbura në vitin 2007 shifra fryhet akoma më shumë.
 
Rritja e kredisë së keqe llogaritet me rreth 21.6 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti dhe mbi 25 për qind në 3 mujorin e parë të vitit 2008.

Bankat nuk kanë humbur vetëm kredi në vlerë absolute, por edhe treguesi në përqindje i kredisë së keqe ka patur një përkeqësim të ndjeshëm. Në 6-mujorin e dytë të këtij viti, kredia e keqe ka mbërritur në 4.32 për qind të portofolit total të bankave.

Banka e Shqipërisë ka marrë masa shtrënguese për bankat e nivelit të dytë gjatë gjithë vitit 2008, por këto kredi që nuk kthehen, nuk i përkasin kësaj periudhe. Ato janë dhënë kryesisht në periudhën 2005-2007. Portofoli i kredive të dhëna nga ana e bankave të nivelit të dytë ka kaluar 3 miliardë euro, ndërsa kredia e keqe në total po shkon në 130 milionë euro.
Por një shifër e tillë mbetet e përkohshme, pasi një shifër disa herë më e madhe i përket kredisë me vonesa ose nënstandarde. Këta klientë që paraqesin vonesa në pagimin e kësteve janë edhe më të rrezikuarit për t’u kthyer në grupin e atyre që konsiderohen si të humbur nga ana e bankave.

Kredia e keqe nuk ndalet

Specialistët e bankave e kanë paralajmëruar kohë më parë për këtë fenomen që po ndodh tashmë prej muajsh. Pjesa dërrmuese e kredive janë dhënë në vitet 2005, 2006 dhe 2007, duke qenë ende të reja në moshë për t’u provuar nëse ato do të kthehen apo jo. Dhe viti 2008 është viti i dytë dhe i tretë, përkatësisht, për pjesën më të madhe të portofolit të kredisë së dhënë nga ana e sistemit bankar.

Një fakt i tillë tregon se me kalimin e viteve, situata mund të bëhet edhe më e vështirë, pasi edhe mënyra e llogaritjes së kredisë së keqe mbetet ende jo me shumë vlerë, pasi portofoli është rritur me ritme shumë të shpejta.
 
“Tremujori i dytë i vitit 2008 shënon rritjen e portofolit të kredive me probleme të sistemit bankar me rreth 2.7 miliardë lekë, ose me 21.6 për qind, nga 2.5 miliardë lekë ose 25.2 për qind për tremujorin e mëparshëm.

Treguesi që mat cilësinë e portofolit të kredive të sistemit (mbi baza bruto) përllogaritet në nivelin 4.31 për qind, nga 3.92 për qind në tremujorin e parë. Kjo ecuri jopozitive pritet të vazhdojë, si rezultat i ritmit të lartë rritës të kredive të akorduara gjatë këtyre viteve dhe efektit të shtyrë në kohë të kredive me probleme.

Edhe treguesi “kredi me probleme / teprica e kredisë (neto)”, i cili mat madhësinë neto të ekspozimit ndaj rrezikut të kredisë, u përkeqësua, në nivelin 2.43 për qind nga 2.08 për qind në tremujorin e mëparshëm”, bën të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e saj të fundit.

Bankat, të etura për kredi

Por sistemi bankar nuk ndalet në dhënien e kredive. Sipas BSH-së, treguesi “kredi ndaj totalit të depozitave” ka pësuar sërish rritje. Veçanërisht dallohen bankat e mesme, të cilat shfaqin një prirje më të madhe për të rritur peshën e kredive kundrejt depozitave. Treguesi shfaq vlerë të ulët në monedhën vendase dhe në USD.

Treguesi në monedhën euro, pas një rënieje të lehtë gjatë viteve 2006 dhe 2007, është rritur në tremujorin e parë të vitit 2008, duke arritur vlerën e fundit të vitit 2004 dhe ka vazhduar të rritet më tej, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2008.

Mbrojtja e depozituesve

Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit për sistemin paraqet një rritje të pakonsiderueshme prej 0,1 për qind, duke arritur në masën 17,3 për qind.

Kërkesa për kapital rregullator për mbrojtjen nga ndryshimet në kursin e këmbimit e cila përllogaritet me bazë gjashtëmujore, paraqitet në 418 milionë lekë ose 0.7 për qind e kapitalit rregullator të sistemit për qershorin 2008 dhe përfshin 10 banka të sistemit.

Norma e përgjithshme e mbulimit të sistemit tregon se kapitali rregullator i sistemit tejkalon me 39 për qind, kapitalin rregullator të nevojshëm për të mbuluar rrezikun e kundërpartisë, rrezikun e normës së interesit dhe rrezikun e kursit të këmbimit.

Provigjonet, vetëm 2.97%

Banka e Shqipërisë bën të ditur se mbulimi me provigjonë në fund të 6 mujorit të parë është 2.97 për qind. Kreditë për blerjen e pasurive të paluajtshme janë të mbuluara me provigjone dhe mbeten hëpërhë nga më të sigurtat për një kthim nga ana e bankave për të gjithë ata kreditorë që nuk paguajnë në kohë.
 
Por një pjesë e madhe e kredisë është e dhënë për konsum dhe kjo mbetet pjesa më e vështirë për t’u kthyer nga ana e bankave, pasi mbi këtë kredi nuk ka provigjone dhe e vetmja mundësi është kthimi i kredisë nga vetë klienti i bankës. Edhe kredia e dhënë për biznes paraqet problematikë për kolateral, pasi biznese të mëdha mbeten të vështira për t’u shitur me vlerën që ato kanë vënë në hipotekë.

Burimi: Shekulli

Posted by: arber56 | September 18, 2008

Kërkohet lirimi i të burgosurve të Brodecit

Sot në sheshin e Tetovës u zhvilluan protesta në mbështetje të dënuarëve të Brodecit duke kërkuar lirimin e tyre dhe dënimin e fajtorëve për dhunën policore.

Me moton “Të gjithë në mbështetje të brodecasve” në sheshin e Tetovës, familjarët e të burgosorve të Brodecit, studentë të USHT-së dhe UEJL-së, përfaqësues të organizatave e partive si dhe qytetarë tjerë të pakënaqur me vendimin e Gjykatës dhe gjendjen e vështirë të të burgosurve të Brodecit në Idrizovë, protestuan duke kërkuar lirimin e tyre.

“Me këmbëngluje kërkojmë, na i lironi djemt dhe fëmijët tanë dhe përfundimisht na lini të qetë. Kërkojmë rihapjen e çështjes mbi tejkalimin e kompetencave të organeve të rendit gjatë sulmit në fshatin Brodec dhe të nxirren para drejtësisë fjatorët kryesorë.”, tha Sherafete Dauti nga Këshillit organizativ i fshatit Brodec.

Semi Hebibi, kryetar i lëvizjes qytetare shqiptare tha se nuk do të lejojnë që dikush të nëpërkëmbë popullin dhe atdheun.”Prej këtu ju bëjmë thirrje të gjithëve që të lirojnë brodecasit, një herë e përgjithmonë, mos të prekin fëmijët e nënës shqiptare”, porositi Hebibi.

Kryetar i Unionit të studentëve të USHT-së, Gadaf Izairi tha se  pushtetarët maqedonas edhe pas shpresës sonë të madhe të luftës së 2001 shit  tek shqiptarët shohin armikun e shtetit.
“Edhe kur ka pushtetar shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë, policia e këtij shteti aq lirshëm hyn në vendbanime shqiptare sin ë shtëpi të pambrojtura nga askush dhe dhunojnë qytetarë të pambrojtur vetëm pse janë shqiptarë”, shtoi Izairi.

Protestën e organizuar nga këshilli organizativ i familjarëve të fshatit Brodec e mbështetën edhe Organizata e veteranëve të Luftës, Shoqata e veteranëve të Luftës, forumi ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut , Lëvizja qytetare shqiptare, Shoqata e ish të burgosurve politik si dhe subjektet politike BDSH, PPD dhe BDK.

Shkëlzen Aqifi

Burimi: Alsat-m

Posted by: arber56 | September 18, 2008

O Berat, mos i bo analize problemit prej bishtit

Nga Shqipe Breznica

 

Te gjithë e dimë se problemet energjetike ne vendin tone janë shume kaotike dhe shume here i kamuflohet adresa si çdo problemi tjetër.

Analizat e juaja thua se duan me e shpërla Kryeministrin e vendit prej përgjegjësisë duke i ofruar idenë e shkarkimit te ministres dhe ne këtë mënyrë edhe shpëtimin e tij prej “mëkateve” qe shkakton mungesa e energjisë. Kryeministri  beri gabime te mëdha me sektorin energjetik qe nuk di a kam kohe ti përmendi te gjitha. Se pari shpalli gjendje te jashtëzakonshme energjetike duke ju kërcënuar fuqimisht sabotuesve te KEK-ut. Se dyti stagnoi po thuaj te tere procesin e ndërtimit te Kosovës C pa dhanë asnjë alternative tjetër afatgjate apo afatmesme. Shpenzon dyfish taksat tona për blerje te energjisë me çmime marramendëse, prape ne mungese te ndonjë plani. Shpalli KEK-un armik te qeverise dhe i referohet  KEK-ut thua se po fol për ndonjë korporate qe nuk është hiq ne Kosove.  Z. Thaçi me marrjen e mandatit na e beri te ditur qe kjo qeveri ka Zot shtëpie jo si qeveritë e kaluara me ndërrimin e Kryeministrave shndërroi secilin mister ne kryeministër. Atëherë, si Zot shtëpie është pak e besueshme qe përgjegjësia e sektorit energjetik i mbetet vetëm Ministrisë se Energjisë.

Strategjisë së Z. Thaçi pothuajse i doli ngjyra, strategji e bazuar ne propagandë  ku për dështime te veta ose e fajëson qeverinë e mëparshme ose behet i shurdhër. Me fjale tjera i hedhe problemet ne rreth vicioz.   gjate dimrit kur do te ballafaqohemi  me krize energjetike, ku as taksat tona nuk do te jene te mjaftueshme për blerje te energjisë alternativa e qeverise me siguri do te jete privatizimi i KEK-ut qe te na hedh prape hi syve. Prandaj problemit Berat duhet t’i biesh ne krye e jo ne bisht.

Për KEK-un edhe për situatën energjetike ne Kosove jemi rraskapitur duke shkruar dhe folur por kemi shume probleme tjera qe as qe po trajtohen si probleme. Nëse i lejojmë vetes te bëjmë analize e jo politike atëherë patjetër duhet pranuar punën e bere për  ndërtimin e rrugëve dhe shkollave por prape nuk janë te mjaftueshme për te kamufluar dështimet e kësaj qeverie qe te na siguroje mirëqenie qytetare.

Përveç energjisë, sektori i shëndetësisë është komplet jofunksional, mundësitë për  punësim janë edhe me te limituara se me pare,  gjate gjithë verës nuk kemi ujë te pijshëm, sundimi i ligjit ne status quo,  sovraniteti territorial dhe siguria e vendit me një pikëpyetje te madhe, asnjë shenje e tërheqjes se investitorëve te mëdhenj, politika e jashtme ka stagnuar ne çdo aspekt, etj etj. Dinamika ne terren vazhdon te mbetet ndryshe prej asaj se si e vlerësojnë liderët tanë, e liderët tanë vazhdojnë te mbesin inferior.

Së fundi ne ende vazhdojmë te krijojmë shtet duke u bazuar ne moral te individit e jo ne sistem te mirëfillte ku do te mbizotëronte profesionalizmi dhe përkushtimi për zhvillim te vendit.  Ky vend ende nuk dëshmojë qe ka vullnet politik për te krijuar me te vërtetë shtet.

 

Posted by: arber56 | September 18, 2008

“Precedenti i Kosovës është mit”

Shkruan: Marko Attila Hoare, nga Universiteti Kingston në Londër

Nuk ka paralele ndërmjet Kosovës dhe Osetisë së Jugut, ndërsa ekspanzionizmi brutal i Rusisë duhet të ndalet tash, ose çmimin do ta paguajmë më vonë.

Për një pjesë të liberalëve të majtë në Britani, konflikti ruso-gjeorgjian është shpagim për mëkatet e mëhershme të Perëndimit në Irak dhe Kosovë dhe, sipas tyre, problemi qëndron te luftënxitja e Shteteve të Bashkuara, e jo e rusëve.

Por, intervenimi i Rusisë në Gjeorgji dhe njohja e rajoneve të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut nuk janë ekuivalente me aksionet e Perëndimit në Kosovë dhe në Irak, kurse ne po i lejojmë të mbeten të pandëshkuara.

Mbrojtësit e Moskës i referohen shpesh të ashtuquajturit “precedent i Kosovës”. Ata pohojnë se nëse NATO-ja mund të kryejë intervenim ushtarak pa autorizimin e Kombeve të Bashkuara kundër një shteti sovran, Serbisë, për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës, dhe pastaj ta njohë pavarësinë e Kosovës, atëherë edhe Moska mund të veprojë ngjashëm në raport me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë.

Por, precedenti i Kosovës është mit. Kosova nuk është ekuivalent i Osetisë së Jugut as ‘de jure’ e as ‘de facto’.

Kosova ishte pjesë konstituive e ish-federatës jugosllave. Statusi kushtetues i saj ishte shumë i afërt me ish-republikat jugosllave dhe ato sovjetike, të cilave të drejtën e vetëvendosjes ua ka njohur madje dhe vetë Rusia.

Për dallim nga Kosova, Osetia e Jugut nuk ka qenë pjesë e federatës sovjetike, por vetëm pjesë autonome e Gjeorgjisë. Përderisa Rusia këtë vit e ka njohur integritetin territorial të Gjeorgjisë, zotërimi i Kosovës nën Serbinë nuk është njohur ndërkombëtarisht.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit, e cila i dha fund luftës në Kosovë në vitin 1999, e përmend vetëm “sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë”, shtetit, i cili tërësisht u shpërbë në vitin 2006, kur Mali i Zi dhe Serbia u ndanë.

Me një popullatë sa një e njëzeta e Kosovës, Osetia e Jugut më shumë i ngjan enklavave serbe në Ksoovë, se sa vetë Kosovës. Kosova ka popullsi shumë më të madhe se disa shtete evropiane, përfshirë Estoninë, Qipron, Maltën dhe Islandën, kurse Osetia e Jugut ka 65 mijë, sa një qytet i vogël.

Gjithashtu ka edhe dallime të rëndësishme historike. NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara hezituan shumë të intervenojnë në luftërat në ish-Jugosllavi. Por, luftërat e Millosheviqit vranë mbi 100 mijë njerëz në Bosnje, kryen gjenocid, dhunime masovike dhe ngritën kampe të përqëndrimit.

Ishte ky konteksti që e bëri NATO-n të intervenojë në Kosovë për ta ndaluar fushatën e tretë serbe të spastrimit etnik. NATO-ja u mbështet nga një konsensus i gjerë evropian dhe veproi pa kurrfarë strategjie vetjake apo interesi ekonomik.

Intervenimi rus në Gjeorgji është ndryshe. Gjeorgjia nuk sulmoi e as iu kërcënua ndonjë vendi fqinj dhe nuk kreu fushatë sistematike të spastrimit etnik në Osetinë e Jugut. Moska thjesht intervenoi ushtarakisht për t’u siguruar se kolonia e saj, Gjeorgjia, do të paguajë çmim të lartë për përpjekjen e saj për pavarësi.

Disa analistë sugjerojnë se tash jemi dëshmitarë të pasojave të pashmangshme të përbuzjes që Perëndimi i bëri Rusisë në 15 vjetët e kaluar.

Por, Vladimir Putin nuk është ai njeriu i mirë dhe i arsyeshëm, i cili do të ishte miku ynë po të mos e kishim fyer duke vendosur mburoja raketore në Evropë. Ai po bën një politikë të revanshizmit antiperëndimor; ai haptas refuzon ta pranojë verdiktin e Luftës së Ftohtë.

Putin u përpoq t’a frikësojë Ukrainën pro-perëndimore duke ia ndërprerë furnizimet me energji.

Në vitin 2007 ndërmori një luftë kibernetike kundër Estonisë, vend anëtar i NATO-s. Ai demonstroi brutalitet të pamëshirshëm duke i shtypur qytetarët e vet në Çeçeni.

Putin ngriti një qeveri të stilit fashist, ndërsa hajdutët e tij fizikisht kanë sulmuar personelin e ambasadave perëndimore.

Duke bërë fushatë kundër Kosovës dhe duke i nxitur ndjenjat anti-perëndimore që i ka Serbia, Putin e ka minuar paqen në Ballkan, e cila u arrit me shumë dhimbje. Mbështetësit e tij thonë haptas se lufta kundër Gjeorgjisë është luftë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burimi: Europa e Lire

Posted by: arber56 | September 18, 2008

Pse ka ngecur njohja e Kosovës?

Ministri Skender Hyseni në interpelancë parlamentare ku do të duhet të japë përgjigje për pyetjen pse ka ngecur njohja e Kosovës. Opozita akuzon se Ministria Jashtme nuk ka punuar sa duhet në lobimin e pavarësisë.

 

Shefi i diplomacisë kosovare Skender Hyseni, me kërkesë të opozitës në Kosovë është thirrur në interpelancë parlamentare për të shpjeguar ngecjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ministri Hyseni, i është përgjigjur shumë pyetjeve të deputetëve të kuvendit, të cilët një pjesë të fajit për ngecje të njohjes së pavarësisë së Kosovës ja adresojnë pikërisht Ministrisë së Jashtme.

Me theks të veçantë, opozita akuzon Ministrinë e Jashtme se nuk ka punuar sa duhet në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Opozitarët në Kosovë rikujtojnë një deklaratë të qeverisë të bërë shtatë muaj më parë, sipas të cilës 100 shtete të botës do ta njohin menjëherë  pavarësinë e Kosovës.

Ibrahim Gashi, është deputet nga Aleanca për Kosovën e Re, parti politike kjo në opozitë.        “Ndërtimi i marrëdhënieve bilaterale me shtetet anëtare të OKB-së, është rruga e vetme e për legjitimimin e statusit të ri dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Objektivi strategjik afatshkurtër është njohja nga vendet fqinjë dhe njohja nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së, sepse perspektiva e Kosovës është në BE. Si duket këtë imperativ nuk e ka kuptuar ministri Hyseni ” thotë deputeti Ibrahim Gashi.

Ministri i Jashtëm Skender Hyseni, thotë se prioritet i ministrisë ka qenë lobimi për njohjen e   pavarësisë së Kosovës. Por, ai shpjegon se njohja e pavarësisë nga shtete të ndryshme nuk varet shumë nga lobimi i   Kosovës,   por nga politikat e jashtme të këtyre shteteve.

“Mëe duhet ta theksoj se shumë shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës por që e kanë në axhendë,  ende hezitojnë të kenë kontakte në nivel zyrtar më Kosovën. Ky hezitim sipas tyre është rezultat i drojës se takimet në nivel të lartë me Kosovën do të interpretoheshin defakto si njohje e shtetit të Kosovës”, thotë ministri Hyseni.        

Kosova deri tash është njohur si shtet i pavarur nga 47 vende të ndryshme të botës.   Udhëheqësit politik kosovar shpresojnë se ky numër do të rritet pas asamblesë së përgjithshme të OKB-së e cila po zhvillon punimet në Nju Jork dhe ku do të marrin pjesë edhe presidenti, Fatmir Sejdiu dhe ministri i jashtëm Skender Hyseni. Dy udhëheqësit politik kosovar, thonë se ata në asmablenë e përgjithshme edhe njëherë do të paraqesin argumentet e tyre se populli i Kosovës ka të drejtë për vetvendosje dhe shpallja e pavërësisë është bërë në kordinim të plotë më vendet më të fuqishme të botës dhe në bazë të planit të Marti Ahtisarit, i ngarkuar nga vet OKB-ja.

                                                                                                           

 

Bekim Shehu/Prishtinë

Burimi: DW-World

Posted by: arber56 | September 18, 2008

Mali i Zi po mënon të njohë Kosovën

Malit të Zi i duhen marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë, thotë Vuksan Simonoviç, i Partisë Socialiste Popullore.

 

Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi do të shqyrtojnë më 3 tetor rezolutën mbi domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Malit të Zi në strukturat evropiane dhe euroatlantike, e cile ju dërgua dje kryetarit të paralementit nga partia Demokratike e Socialistëve dhe ajo Socialdemokrate në pushtet.

Partitë opozitare e quajnë këtë rezolutë si hap drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe se ajo paraqet pranimin e Kosovës të maskuar pas integrimeve evropiane. Nga partia Socialiste Popullore thonë se kjo parti do të jetë kundër këtij dokumenti. Vuksan Simonoviç thotë: “Çështja e pranimit të shtetit të vetëshpallur të Kosovës nuk është në interes të Malit të Zi e as qytetarëve të tij. Malit të Zi i duhen marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë e kjo mjafton sepse Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, në bazë të të gjitha dokumentave ndërkombëtare,” thotë Simonoviç.

Mirëpo, nga ana tjetër funksionari i lartë i Partisë Demokartike të Socialistëve në pushtet Miodrag Vukoviq, thotë se qëllimi i kësaj rezolute është që të vërtetohet qëndrimi i institucioneve shtetërore ndaj integrimeve euroatlanike dhe ftesë për të gjithë, që të punojmë në këtë drejtim. “Kosova është çështja e vetme me të cilën po merret tani Bashkimi Evropian. Ne dëshirojmë të jemi pjesë e BE-së dhe Nato-s. Rreth kësaj po mendohet. Nuk ekziston asnjë vendim i fshehtë dhe nuk kemi të bëjmë me mashtrim duke u fshehur pas rezolutës „ thotë Vukoviç.

Sa i përket partive shqiptare ato vazhdimisht kanë potencuar nevojën e pranimit sa më parë të pavarësisë së Kosovës. Lideri i UDSH-së, Ferhat Dinosha thotë se e kupton rezolutën si hyrje në atë çfarë do të ndodhë shumë shpejtë, pranimin e Kosovës. Ai thotë se Mali i Zi po vonon në këtë drejtim sepse disa herë është deklaruar për kursin tij evropian dhe euroatlantik.

Analistët e zhvillimeve politike thonë se për pranimin e pavarësisë së Kosovës në seancën e Parlamentit Republikan, Mali i Zi do ta ketë më lehte sepse deri atëherë shteti më i ri i botës do të jetë njohur edhe nga fqinji tjetër, nga Maqedonia.

 

 

Vera Katana

Burimi: DW-World

Posted by: arber56 | September 18, 2008

Shtyhet gjyqi për konfliktin e 2001-shit


Në Shkup është shtyrë fillimi i një procesi gjyqësor për një nga katër rastet e konfliktit të vitit 2001, të cilat në mungesë të fakteve janë kthyer nga Gjykata e Hagës për t’u shqyrtuar nga gjykatat në Maqedoni.

 

Prokuroria ka ngritur akuza ndaj 23 shqiptarëve, shumica ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilët mendohet se kanë keqtrajtuar punëtorë të ndërmarjes Mavrova gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

Seanca e parë është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Në seancë ishin paraqitur vetëm dy prej 23 personave të akuzuar.

“Mendoj se do të sigurohet prania e tyre, por nëse ata nuk do të jenë të pranishëm ka edhe forma tjera që të sillen në gjyq, apo të dënohen në mungesë,” tha kryetarja e gjykatës Numër 1 në Shkup, Dobrilla Kacarska, para fillimit të procesit.

Partitë politike shqiptare janë kundër hapjes së këtyre lëndëve, pasi vlerësojnë se duhet të respektohet ligji për amnisti.

Ato disa herë kanë theksuar se lëndët të cilat nuk i ka ndjekur Gjykata e Hagës, llogariten si të mbyllura, pasi ato përfshihen në ligjin për amnisti.

Gjykata e Hagës, pas konfliktit të vitit 2001, hapi procedurë hetimore vetëm vetëm për rastin e fshatit Luboten, ku në gusht të vitit 2001 forcat policore maqedonase vranë dhjetë civilë shqiptarë.

Për këtë rast, u dënua me 12 vjet heqje lirie ish-zyrtari i policisë, Johan Tarçullovski, ndërsa ish-ministri i rendit, Lube Boshkovski, u shpall i pafajshëm.

Vëzhguesit vlerësojnë se hapja e procedurës gjyqësore për rastet e vitit 2001, mund të ndikojë edhe në raportet e partnerëve të koalicionit qeverisës.

 Burimi: BBC

Posted by: arber56 | September 18, 2008

Intervist: Ahtisaari optimist për Kosovën

Ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari vazhdon të jetë një ambasador i çështjes së Kosovës edhe shumë muaj pasi Kosova ka shpallur pavarësinë dhe plani i përgatitur nga ai ka filluar të zbatohet konkretisht nga autoritetet në Kosovë.

Zoti Ahtisaari fliste me pasion gjatë një tryeze diskutimi në lidhje me Kosovën, shpalljen e pavarësisë së saj dhe rëndësisë për rajonin dhe Evropën, të organizuar nga Shkolla për Studimet Sllavonike dhe Evropianolindore në Kolegjin Universitar të Londrës.

Ai këmbënguli se ecja përpara me pavarësinë e Kosovës pasi Këshilli i Sigurimit nuk mundi të arrinte konsensus për aprovimin e planit që mban emrin e tij, plani Ahtisaari, ishte rruga e duhur që duhej ndërmarrë.

Ish-presidenti finlandez pranoi se zëvendësimi i misionit të UNMIK-ut me atë të BE-së ka shkuar më ngadalë se sa e kishte parashikuar ai, por thotë se kjo është thjesht “një vonesë e vogël, jo katastrofike” ndërsa “treni e ka lënë tashmë stacionin” siç e përshkruan ai procesin.

Zoti Ahtisaari tha se është i inkurajuar nga fitorja e forcave pro-evropiane në Serbi, të cilat, megjithëse vazhdojnë të mos e njohin Kosovën e pavarur, garantojnë se në asnjë mënyrë nuk do të përdorin dhunën për të çuar përpara qëllimet e tyre dhe se do të pranojnë në fund të fundit rolin e BE-së në Kosovë.

Në një intervistë për BBC-në zoti Ahtisaari shprehet optimist se mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e statusit, dhe këmbëngulja serbe për të mos e njohur Kosovën e pavarur, do të tejkalohen herët a vonë, dhe garanci për këtë është fakti që si Kosova ashtu edhe Serbia e shohin të ardhmen e tyre si anëtare të Bashkimit Evropian.

Ilir Nishku bisedoi me zotin Ahtisari në Londër:

BBC: Ju e quajtët propozimin tuaj për pavarësinë e Kosovës si me praktikun. Tani Kosova ka shpallur pavarësinë. A mendoni se ai ka funksionuar?

Zoti Ahtisaari: Po, ka funksionuar në kuptimin se Kosova premtoi të fillojë zbatimin e planit, që është aktualisht në këtë libër të vogël xhepi që kam këtu dhe ata kanë aprovuar ligjet. Ata kanë filluar forcimin e institucioneve në shoqëri. Ka pasur pak vonesa në shkuarjen në Kosovë të misionit të BE-së, por NATO-ja ka vazhduar punën atje në sektorin e sigurisë, me OSBE-në që ka ndihmuar. Por vendi është i pavarur dhe kjo është ndoshta gjëja më e rëndësishme. 46 shtete në botë tashmë e kanë njohur pavarësinë dhe unë shpresoj se të tjera vende do ta njohin atë në të ardhmen. Kjo ka ecur pak ngadalë, por kjo nuk është gjëja më alarmuese.

BBC: Autoritetet në Kosovë thonë se plani Ahtisaari është në bazë të asaj që po bëjnë ata. Kushtetuta është aprovuar. Nga ajo që keni ndjekur ju, a është kjo gjë e vërtetë. A po zbatojnë ata planin tuaj?

Zoti Ahtisaari: Po. Unë nuk kam asnjë kundërshtim me atë deklaratë. Dhe ajo po ecën mirë. Ka edhe një proces që ndoshta është vonuar, por që tani po ecën. UNMIK-u po venitet, dhe EULEX po e zëvendëson. Edhe kalimi i disa objekteve të UNMIK-ut dhe transferimi i burimeve gjithashtu po negociohen, por gjëja më e rëndësishme është se vendi është i pavarur dhe këto organizata janë atje për të ndihmuar qeverinë. Kështu që tani marrëdhënia është e ndryshme. Edhe nëse BE ka disa pushtete ekzekutive, nuk mendoj se ato përdoren me lehtësi. Është e dobishme që gjithkush ta dijë se ato janë atje dhe kjo është risigurim p.sh. për pakicat që gjërat po lëvizin siç parashikon plani. Po. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë.

BBC: Siç përmendët dhe ju BE-ja është në Kosovë, dhe UNMIK-u gjithashtu ka një rol. Si e shikoni bashkëekzistencën e tyre. A mos po i shkelin këmbët njëri-tjetrit?

Zoti Ahtisaari: Jo, pasi pjesa më e madhe e funksioneve të UNMIK-ut po i transferohen organizatës së BE-së që po rritet. Kjo ka marrë pak më shumë kohë nga ç’kisha parashikuar unë, por kjo nuk është katastrofike. Unë mendoj se nga fundi i vitit do të jemi në situatë të mirë. Dhe të gjithë treguesit janë aty që bëjnë me dije se gjërat po lëvizin. Por gjëja më e rëndësishme është se qeveria po lëviz dhe zbaton planin pasi ajo ka shumë rëndësi, pasi askush nuk mund të fajësojë qeverinë se nuk ka bërë atë që premtoi të bënte. Kjo është e një rëndësie jetike. Vetë fakti se vendi është bërë i pavrur dhe është njohur nga lojtarë të rëndësishëm ka gjithashtu rëndësi pasi kjo shpresoj do të inkurajojë investitorët që të vijnë në Kosovë, pasi punësimi është çështje jetike. Atje ka shumë papunësi dhe për këtë arsye duhen krijuar vende pune.

BBC: Desha të theksoj diçka që ka dalë në javët e fundit. Një nga pikat e planit tuaj ka të bëjë me përcaktimin e kufirit me Maqedoninë. Mendoni ju se në këtë çështje do të ketë probleme apo do të ecë mirë?

Zoti Ahtisaari: Unë pres që kjo çështje të shkojë pa probleme pasi ka patur deklarata nga të dy palët edhe para se vendi të bëhej i pavarur. Unë do të çuditesha nëse ky proces nuk do të shkonte mirë.

BBC: Le t’i kthehemi çështjes së Mitrovicës veriore që është disi e ndarë. Qeveria e Kosovës nuk ka kontroll mbi këtë pjesë. Si e shihni ju këtë?

Zoti Ahtisaari: Për momentin në veri është NATO-ja, KFOR-i dhe UNMIK-u. Unë shpresoj se edhe organizata e BE-së do të lëvizë atje së shpejti. Unë gjithashtu mendoj se ka rëndësi që ne t’i mbajmë kontrollet e kufijve të organizuara pasi përndyshe elementët kriminalë do të përfitojnë dhe Kosova do të humbasë të ardhurat nga doganat. Këto janë çështje praktike që shpresoj se do të zgjidhen shpejt pasi është në interes si të Kosovës ashtu dhe Serbisë, që të mos inkurajojmë kontrabandë kriminale, por të tregojmë se atje ka kontroll.

BBC: Pala kosovare po e zbaton planin tuaj, por çfarë mund të thuhet për palën serbe? A mundet Serbia ta pranojë planin pa e njohur Kosovën?

Zoti Ahtisaari: Mendoj se e rëndësishme është që të pranojmë se ne kemi mundur ta zbatojmë planin pa dhunë dhe nuk ka pasur veprime ushtarake. Ka pasur incidente në veri dhe në Beograd në fillim, që janë për të ardhur keq. Por në përgjithësi gjërat po ecin dhe si rrjedhim unë mendoj se vetë fakti që edhe Serbia edhe Kosova po shohin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kjo do t’i inkurajojë ata ta konsiderojnë njëri-tjetrin me respekt. Do të duhet të kalojë një farë kohe, por unë shpresoj se ata do ta kuptojnë se, nëse nuk bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, ata nuk kanë të ardhme kur vjen fjala për anëtarësi në BE.

BBC: Dhe sigurisht, në Kosovë dhe Serbi ka mendime të ndryshme lidhur me rrugën që duhet shkuar përpara. Në Kosovë duan që të përmbyllet çështja e statusit sa më shpejt dhe jo të vonohet, ndërsa Serbët dëshirojnë të tërheqin këmbën zvarrë. Si mendoni ju a do të zvaritet kjo gjendje për një kohë të gjatë?

Zoti Ahtisaari: Mendoj që statusi është i qartë, është i mbyllur. Ai është një Kosovë e pavarur dhe tani duhet të shohim çështjen se si të kemi më shumë vende që e njohin këtë gjë. Ne duhet të fillojmë që të punojmë që Kosova të futet në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Bankën Evropiane të Zhvillimit sepse paratë e tyre duhen për qëllime investimi. Pra, asnjë nuk po përpiqet të influencojë negativisht për çështjen e kufijve në Kosovë, sepse Grupi i Kontaktit ishte shumë unanim në këtë çështje, se nuk duhet të ketë asnjë ndarje, apo bashkim të Kosovës me ndonjë vend tjetër në rajon.

Prandaj, unë mendoj se ne na duhet të bëjmë durim. Dhe unë jam shumë i kënaqur që kosovarët kanë treguar durim në këto situata shumë të vështira. Është gjithashtu gjë e mirë që BE-ja ka një rol të madh në këtë sepse ajo mund raportojë në mënyrë të drejtë se si sillen si Serbia ashtu edhe Kosova. Shpresoj se, psh, arkivat që janë marrë nga Kosova do të kthehen, sepse ato nevojiten për qëllime qeveritare. Gjithashtu duhet arritur një mirëkuptim se si do të zgjidhet çështja e borxhit të Kosovës.

BBC: A shihni ju një kohë në të ardhmen kur autoritetet e Kosovës dhe autoritetet e Serbisë do të ulen së bashku dhe do të diskutojnë këto çështje teknike?

Zoti Ahtisaari: Mendoj se do të duhet të vijë. Sa kohë do të marrë? Sa më shpejt aq më mirë sepse kjo do të lehtësonte gjërat. Është gjithashtu e rëndësishme që forcat demokratike fituan zgjedhjet në Serbi dhe mendoj se kjo do të sjellë një vlerësim të qetë të gjendjes.

BBC: Do të kërkoja mendimin tuaj për gjendien e tanishme duke pasur parasysh krizën në Kaukaz. Rusia ka njohur Abhazinë dhe Osetinë e Jugut, dhe shumë vetë heqin paralale midis Kosovës dhe këtyre dy rajoneve. A mendoni se kanë të drejtë të heqin paralele të tilla?

Zoti Ahtisaari: Jo nuk kanë. Do të ishte njëlloj sikur të thoja që e kuqja është e zezë. Nuk është, është ende e kuqe. Dhe kjo pikëpamje nuk kupton se çdo gjendje krize është e ndryshme dhe nuk mund të krahasosh Kosovën me atë që ka ndodhur në Gjeorgji. Sepse në Kosovë kemi pasur një proces negociues, që çoi në pavarësinë. Nuk ka pasur asgjë të ngjashme në Osetinë e Jugut apo Abhazi. Unë mendoj se është e rëndësishme që të çojmë vëzhguesit ndërkombëtarë në Osetinë e Jugut dhe Rusia të tërheqë trupat e saj, se përndryshe ata janë një forcë pushtuese në Gjeorgji dhe nuk është as në interesin kombëtar të Rusisë që të jetë në këtë situatë.

BBC: A mendoni se Rusia do ta ndryshojë pozicionin e saj për Kosovën tani?

Zoti Ahtisaari: Asgjë nuk është e përjetshme në këtë botë. Edhe diplomatët thonë ndonjëherë se ata mund ta bëjnë këtë. Kjo i përket rusëve që të vendosin. Unë shpresoj sinqerisht, sepse ata luajtën një rol të rëndësishëm si pjesëtar i Grupit të Kontaktit dhe unë punova shumë ngushtë me ta, dhe ishte vetëm në pjesën e fundit të procesit që ata filluan të ndryshojnë pozicionin.

BBC: A mendoni ju se ka ndonjë arsye për ta kthyer çështjen e Kosovës përsëri në tryezën e bisedimeve?

Zoti Ahtisaari: Jo, unë nuk shoh asnjë arsye. Negociatat janë zhvilluar tashmë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë dikutime teknike për një numër çështjesh midis fqinjëve, por kjo nuk ka aspak të bëjë me çështjen e statusit. Statusi është vendosur njëherë e përgjithmonë.

BBC: Duke vështruar tani pas kur kanë ndodhur gjërat, a do të kishit dashur të bënit ndonjë gjë ndryshe në të gjithë këtë proces?

Zoti Ahtisaari: E vetmja gjë që do të kisha dashur të ndodhte ishte që Këshilli i Sigurimit ta kishte aprovuar planin. Për fat të keq nuk e bëri, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të kishim ecur përpara, siç bëri qeveria, që e kuptoi se duhet të shpallte pavarësinë dhe të siguronte njohjen nga aktorët kryesorë në botë.

 

Posted by: arber56 | September 18, 2008

Pacolli: Iniciativa e Serbisë – e rrezikshme

 

Arton Konushevci

“Është një iniciativë e rrezikshme për Kosovën, që mund të ndikojë drejtpërsëdrejti në vullnetin e shumë shteteve që janë në prag të vendosjes për njohjen e Kosovës”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Behxhet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Pacolli, nisma e Serbisë për të kërkuar vlefshmërinë e pavarësisë së Kosovës nga GJND-ja, është futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Si e shihni ju këtë çështje dhe cilat mund të jenë pasojat nëse kalon ajo?

BEHXHET PACOLLI
Sigurisht se është një iniciativë e rrezikshme për Kosovën, një iniciativë që mund të ndikojë drejtpërsëdrejti në vullnetin e shumë shteteve që janë në prag të vendosjes për njohjen e Kosovës.

Unë nuk besoj asnjëherë që ka kthim mbrapa; puna e pavarësisë është kryer. Mirëpo, kjo do të ndikojë sigurisht në vullnetin ose disponimin e shumë shteteve që kanë qenë gati për ta njohur Kosovën. Kosova është dashur të punojë, të jetë më intensive dhe të jetë më aktive në këtë drejtim.

RADIO EVROPA E LIRË
Kanë kaluar më shumë se shtatë muaj që kur Kosova ka shpallur pavarësinë. Ndërsa, çështja e veriut të Mitrovicës vazhdon të jetë e njëjtë. A po rrezikon të shndërrohet ky problem në një konflikt të ngrirë?

BEHXHET PACOLLI
Është një konflikt i ngrirë tani për tani. Ky problem është specifik. Është problem që kërkon pak kohë. Do t’i propozoja qeverisë që të formojë disa komisione të përbashkëta, ndoshta të përbëra prej shqiptarëve dhe serbëve, që kanë vendosur të jetojnë në Kosovë dhe të pranojnë realitetin e Kosovës – komisione që do të ndërlidhin me bashkatdhetarët tanë në Mitrovicë.

Të punohet në atë drejtim dalëngadalë dhe t’u tregohet atyre se ardhmëria e vetme është Kosova dhe çdo aktivitet tjetër çon kah dëmi që mund të jetë jo vetëm për ta, por edhe për Kosovën.

RADIO EVROPA E LIRË
Deri më tash, Kosovën – shtet të pavarur dhe sovran – e kanë njohur 47 shtete. Si e vlerësoni ju ritmin e njohjeve?

BEHXHET PACOLLI
Është ngadalësuar dhe ky ngadalësim mua më preokupon shumë. Vetë fakti se tre muajt e fundit kemi ardhur tek ky numër dhe kemi stagnuar, do të thotë se ne nuk kemi punuar më tepër, në mënyrë sistematike, që procesi në mënyrë evolutive të vazhdojë.

Është stagnuar dhe kur diçka stagnon, shkon edhe në harresë. Kam frikë shumë se mos po shkon në harresë tek këto shtete, që duhet Kosovën ta pranojnë si realitet, të pranohet pavarësia e saj dhe të pranohet si partner i ardhshëm për bashkëpunim.

RADIO EVROPA E LIRË
Ka pasur nisma për krijimin e një blloku opozitar në Kuvendin e Kosovës. Cila është gjendja aktuale e kësaj iniciative? Pse nuk ka pasur zhvillime në këtë drejtim deri më tani?

BEHXHET PACOLLI
Do të them se nisma ka filluar së pari me një takim që është bërë me iniciativën e AKR-së. Ajo ka vazhduar më tutje me iniciativën e LDD-së, ka vazhduar më tutje me iniciativën e AAK-së dhe sot në mbrëmje kemi takimin e radhës, i cili do të bëhet në mes të partive opozitare.

RADIO EVROPA E LIRË
Është përfolur shumë një tender, të cilin e keni marrë nga qeveria. Analistët thonë se kjo mund të ketë ndikime që opozita të jetë më e dobët. Cila është përgjigjja juaj rreth kësaj çështjeje?

BEHXHET PACOLLI
Kosova nuk është e koalicionit. Kosova nuk është e qeverisë. Kosova është e krejt kosovarëve, të cilët jetojnë dhe punojnë në këtë vend të lirë, vend ku kemi nevojë për një ekonomi të mirëfilltë, ku kemi nevojë për kuantitet dhe krahas kuantitetit edhe për kualitet.

Prandaj, unë jam një deputet i Kuvendit të Kosovës, jam në krye të Aleancës Kosova e Re. Mabetex-i është një subjekt ekonomik, ku unë jam vetëm një njeri, i cili para shumë kohësh e ka themeluar atë grup dhe tani nëse flitet për Mabetex-in që ka fituar këtë tender, është subjekt ekonomik që nuk ka ndërlidhje me mua.

Older Posts »

Categories

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.